Panorama (Albania)

Rroshi pranon fshehjen e dënimit, përfiton gjykim të shkurtuar

-

Ish- kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka pranuar se e ka fshehur dënimin e tij në Itali në formularin e dekriminal­izimit dhe ka përfituar gjykim të shkurtuar. Çështja e tij gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ndërsa javën që vjen pritet që Prokuroria të japë pretencën për Rroshin. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës,

Elvis Rroshit i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritete­t i huaj. Subjekti i ligjit në fjalë ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimev­e, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrëngues­e në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentes­h, shqiptare dhe të huaja. Sipas verifikime­ve të Prokuroris­ë, rezultoi se Elvis Rroshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë, vepra penale e falsifikim­it është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente Gjykatën e Tiranës. Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i vulave, stampave apo formularëv­e”, parashikua­r nga neni 190/ 1 i Kodit Penal. “Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë, Sektori i De- kriminaliz­imit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistrua­r Procedimi Penal nr. 4810 nr. 4810, për veprën e mësipërme penale. Elvis Rroshit i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritete­t i huaj. Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimev­e, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrëngues­e në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentes­h, sh- qiptare dhe të huaja”, thuhet në dosjen hetimore. Elvis Rroshi dha dorëheqjen nga kreu i Bashkisë së Kavajës më 31 maj 2016, pas akuzave të shumta nga opozita se ishte i inkriminua­r. Përmes një reagimi publik atë ditë, Rroshi shkruante se nuk kishte dijeni që ishte dënuar në Itali, kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai ngulte këmbë se nuk ka kryer as edhe një ditë burg. Rroshi ka pretenduar se është dënuar pa pasur dijeni dhe në mungesë. Megjithatë, organet e dekriminal­izimit nisën menjëherë verifikime­t për këtë rast.

 ??  ?? Ish- kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi
Ish- kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania