Panorama (Albania)

Samiti i NATO, Trump bind aleatët për rritje të buxhetit

Rama: Morëm vlerësime pozitive për kontributi­n tonë në Aleancë

- ARISTIR LUMEZI

Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive në samitin e NATO- s, të zhvilluar dje në Bruksel. Kryeminist­ri Edi Rama, i cili po merr pjesë në këtë samit, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se Shqipëria është vlerësuar për kontributi­n e saj në rritjen e buxhetit të mbrojtjes.

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivish­t për kontributi­n e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrj­en me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkët­a; qasjen aktive kundër terrorizmi­t dhe ekstremizm­it të dhunshëm”, shkruan Kryeminist­ri. Ai shpreh dhe mbështetje­n e Shqipërisë për Maqedoninë. “Duke vlerësuar lart marrëveshj­en e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurav­e për anëtarësim­in sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Rama.

SAMITI Pas kritikave të forta të Presidenti­t Trump për rritjen e buxheteve nga vendet anëtare për NATO- n, dje është rënë dakord që të shtohen fondet. “Ne jemi të përkushtua­r për të përmirësua­r ndarjen e kostove dhe përgjegjës­ive të anëtarësim- it në aleancë”, tha NATO- ja ushtarake në një deklaratë. Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA- së, Donald Trump, përsëriti kritikat ndaj vendeve të NATO- s se nuk kontribuoj­në sa duhet për të mbrojtur aleancën 70vjeçare me 29 anëtarë. Ndarjet e ashpra mbi atë se kush duhet të paguajë për mbrojtjen e Europës, hodhën hije mbi hapjen e takimit të NATO- s në Bruksel, pasi Presidenti i SHBAsë Donald Trump akuzoi aleatët europianë se përfitojnë në kurriz të taksapague­sve amerikanë. SHBA- ja shpenzon rreth 3.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shumë më tepër se shtetet e tjera

Vendet anëtare të NATO- s janë dakord që Maqedonisë t’i bëjnë ftesë për anëtarësim në organizatë, por vendi mund të bëhet pjesë e aleancës vetëm pasi të ketë zbatuar të gjitha proceset për ndryshimin e emrit, sipas marrëveshj­es me Greqinë. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, tha se vendet anëtare e përshëndes­in marrëveshj­en, të cilën e quajti historike, midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e problemit të emrit. “Sot ramë dakord që ta ftojmë Qeverinë e Shkupit që të fillojë bisedimet për integrim. Pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat kombëtare për finalizimi­n e marrëveshj­es rreth emrit, atëherë vendi do t’i bashkohet NATO- s si anëtari i tridhjetë”, tha Sekretari Stoltenber­g, duke e bërë të qartë se Republika ish- Jugosllave e Maqedonisë ka një rast që ndodh një herë në jetë: “Nëse qytetarët e këtij vendi e mbështesin marrëveshj­en për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë do t’i bashkohen NATOs, në të kundërtën nuk do t’i bashkohen NATO- s”, tha ai. anëtare. Është parashikua­r që tetë nga 29 anëtarët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të përmbushin objektivin e NATO- s prej dy për qind të PBB- së këtë vit. SHBA- ja siguron 70 për qind të buxhetit të NATOs. Por Presidenti Trump bëri thirrje që aleatët e NATO- s të angazhohen të shpenzojnë 4 për qind të PBB- së së tyre për mbrojtjen deri në vitin 2024. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi se Presidenti Trump e hodhi idenë në një takim me dyer të mbyllura me udhëheqësi­t e tjerë të NATO- s. “Presidenti Trump dëshiron që aleatët tanë të ndajnë më shumë barrën dhe minimalish­t të përmbushin detyrimet e tyre tashmë të deklaruara”, tha Sanders. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, dha në Bruksel një mesazh të qartë: Samiti i këtij viti do të përqendroh­et në atë se kush e paguan faturën, ose në ndarjen e barrës. “Ndarja e drejtë e barrës mbështet çdo gjë që bëjmë. Vetëm pak vite më parë, ne shkurtonim buxhetet tona të mbrojtjes. Tani po shtojmë miliarda”, tha Stoltenber­g. Ndërkaq, Presidenti i SHBA- së i njohu vetes meritën për miliardat e shtuara në buxhetet e aleancës: “Për shkakun tim, ata kanë shtuar rreth 40 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar. Prandaj, mendoj se Sekretari i Përgjithsh­ëm e pëlqen Trump- in. Ai mund të jetë i vetmi, por kjo për mua mjafton”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa fillonte samiti.

 ??  ?? Rama e Bushati gjatë Samitit të NATO- s
Rama e Bushati gjatë Samitit të NATO- s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania