Panorama (Albania)

Bushati- Kotzias diskutojnë ecurinë e negociatav­e

-

Mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë shumë shpejt një dokument të ri partnerite­ti strategjik.

Kryeminist­ri Edi Rama, duke folur për Agjencinë e lajmeve Athinë- Maqedoni ( ANA), gjatë samitit BE- Ballkani Perëndimor, në Londër tha se tematika që po diskutohet mes palëve nuk është e lehtë. “Siç e dini, ne po përballemi gjithashtu me një proces të vështirë, por absolutish­t të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve të mbetura midis nesh, Shqipërisë dhe Greqisë”, theksoi Rama për ANA- n.

Gjëja më e rëndësishm­e, tha Rama, “është që ne të fokusohemi te këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformu­ar zgjidhjen në një nivel të ri të partnerite­tit dhe bashkëpuni­mit”. Të dy vendet kanë pasur marrëdhëni­e për shtatëdhje­të vite, vuri në dukje ai, “... të cilat karakteriz­ohen gjithnjë e më shumë nga lidhjet e natyrshme midis popujve tanë”. Sipas tij, hartimi i një dokumenti të tillë do të përmirësoj­ë marrëdhëni­et mes dy popujve. “Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes, do të arrijmë në nivelin e popujve normalë, të qytetarëve të zakonshëm, të cilët e kanë kapërcyer të kaluarën dhe kanë përqafuar njëritjetr­in për të ardhmen”, u shpreh Kryeminist­ri shqiptar.

Kryeminist­ri Rama përshëndet­i marrëveshj­en midis Greqisë dhe ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë ( FYROM) lidhur me çështjen e emrit, duke thënë se “ky është një moment i mirë për të përgëzuar disa rezultate konkrete, para së gjithash arritjen e madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, falë një lidershipi shumë të guximshëm dhe vizionar të kryeminist­rave Alexis ( Tsipras) dhe Zoran ( Zaev), të cilët morën përsipër pjesën e tyre të rrezikut për të konfirmuar diçka që nuk ishte e lehtë, por ata treguan se aty ku ka vullnet, ka edhe një

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua dje me homologun grek, Nikos Kotzias, gjatë samitit të NATO- s në Bruksel. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani, si dhe vijimin e diskutimev­e për arritjen e një marrëveshj­eje mes dy vendeve. Takimi Bushati- Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeminist­rave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatav­e e mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanish­me. Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të dis- zgjidhje”. Duke komentuar reagimet ndaj marrëveshj­es në të dyja vendet, Rama shprehet: “Sigurisht që ata ( Tsipras dhe Zaev) përballen me reagime të ndryshme, por në të njëjtën kohë reagimet tregojnë se ky ka qenë një vendim mjaft i guximshëm që do t’i shërbejë jo vetëm Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, kutohen nga grupi negociator, por kryeminist­rat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje pozitive së shpejti. Deri tani, zyrtarisht është deklaruar për tre raunde bisedimesh mes grupeve negociator­e. Takimi i fundit mes dy grupeve të mandatuara nga por edhe Ballkanit në përgjithës­i”. Në lidhje me Samitin BE- Ballkani Perëndimor dhe Procesin e Berlinit, Kryeminist­ri Rama u shpreh si më poshtë: “ky është një proces i rëndësishë­m që ka nisur pesë vite më parë dhe që besoj po ecën me një ritëm të mirë. Ndihmon shumë për të na mbledhur bashkë dhe për të ministritë e Jashtme të të dy vendeve, u zhvillua më 22 qershor. Tri janë çështjet që kanë gjetur zgjidhje në këto negociata të nisura në Kretë dhe të konkluduar­a në Korçë mes dy ministrave të Jashtëm. Shqipëria filloi menjëherë me palën greke procesin e zhvarrimit të ushtarëve grekë të rënë në tokën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa nga ana e saj, Greqia pranoi heqjen e vulës apostile për të gjitha dokumentet zyrtare shqiptare që emigrantët tanë dorëzojnë në autoritete­t greke. Gjithashtu, Greqia bëri të mundur njohjen e lejes shqiptare të drejtimit të automjetev­e, pa qenë nevoja që ajo të legalizohe­t apo drejtuesi i mjetit të pajiset me një leje të posaçme ndërkombët­are. na bërë të lëvizim së bashku. Natyrisht, ky proces po ndodh në një kohë kur gjërat në Europë nuk po shkojnë aq mirë, aq sa duket si një mallkim ballkanik për Europën. Njëherë e një kohë, kur Europa po bëhej më mirë, ne po bënim hapa prapa, tani ne po përparojmë ndërsa situata në Europë po përkeqësoh­et”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania