Panorama (Albania)

HUMBJA E JETES

- TIRANE

Ushtarakët janë një nga kategoritë e të punësuarve, që, krahas pensionit të pleqërisë, përfitojnë edhe pension suplementa­r apo pension të parakohshë­m.

Me ndryshimin e formulës së llogaritje­s së pensionit dhe heqjen e tavanit të përfitimit, për ushtarakët ndryshon edhe masa e të ardhurave mujore. Përfitimi “ekstra” ose suplementa­r i ushtarakëv­e, sipas ligjit, nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ish- ushtaraku gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementa­r. Me reformën e pensioneve ka ndryshuar llogaritja e masës së përfitimit. Me heqjen e tavanit të pensionit, masa e përfitimit ( për pensionin e pleqërisë) rritet me vitet e punës dhe pagës. Duke u rritur baza rritet edhe përfitimi tjetër. Pra, në rast se pensioni i pleqërisë shkon nga 24000 lekë/ muaj që ishte maksimali me skemën e vjetër në 35 mijë lekë në muaj, rrjedhimis­ht rritet edhe pensioni suplementa­r. Ky i fundit nuk duhet të jetë më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë. Në këtë rast shtohet nga 12 mijë lekë me ligjin e vjetër në 17500 lekë/ muaj. Të gjithë ushtarakët që dalin me skemën e re në pension, përfitojnë një pension suplementa­r më të lartë. Gazeta boton edhe dy shembujt e llogaritje­s së pensionit suplementa­r si dhe pensionit të parakohshë­m për ushtarakët. KATEGORITË QË PËRFITOJNË DHE KUSHTET Kategoritë, që marrin pension suplementa­r në zbatim të ligjit, janë ish- ushtarakët në shërbim aktiv të përhershëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Re- publikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit si dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Pension suplementa­r pleqërie apo invalidite­ti, përfitojnë ish- ushtarakët që kanë vjetërsi shërbimi në kategoritë e mësipërme, të cilët përfitojnë pension pleqërie apo invalidite­ti nga skema e detyrueshm­e. Gjithashtu, pjesëtarët e familjes, në ngarkim të personave që përmendëm më lart, kur përfitojnë pension familjar nga skema e detyrueshm­e, përfitojnë edhe Nëse një ushtarak i Forcave të Armatosura humbet jetën në detyrë apo për shkak të saj, familjarët e tij, nga të dy skemat, nga skema e detyrueshm­e dhe ajo suplementa­re, përfitojnë të ardhura në masën e pagës referuese neto që përfitonte ushtaraku kur ishte i gjallë. Kjo masë rivlerësoh­et sa herë që ndryshon paga e gradës apo detyrës që kishte ish- ushtaraku i rënë në krye të detyrës. pension suplementa­r familjar.

SI LLOGARITET PENSIONI SUPLEMENTA­R

Pensioni suplementa­r i pleqërisë dhe ai i invalidite­tit llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese neto për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë apo invalidite­tit, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementa­r. Në rastet kur ushtaraku bëhet invalid në krye të detyrës apo për shkak të saj, masa e pensionit suplementa­r të invalidite­tit është 20 për qind e pagës referuese neto.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania