Panorama (Albania)

Tekste falas nga klasa e parë deri në të katërtën

Kostoja 270 milionë lekë, mbulohet nga buxheti i shtetit

-

Prindër me fëmijë nga klasa e parë në të katërtën, do t’i përfitojnë këtë vit tekstet shkollore falas. Ky është vendimi i qeverisë një ditë më parë, që prek nxënësit e arsimit bazë. “Nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjës­e për arsimin. Institucio­net arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti përgatisin listën e parashikua­r të nxënësve, që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt”, citohet në vendim. Për këtë, institucio­net arsimore si dhe njësitë arsimore vendore ngarkohen që brenda muajit korrik të çdo viti të përgatisin listën e parashikua­r të nxënësve që ndjekin arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Po ashtu, në vendim thuhet se blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësue­sve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucio­ni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore. E gjitha kjo ka një kosto prej 270 milionë le- kësh, shumë kjo që do të përballohe­t nga buxheti i shtetit. “Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e ministrisë përgjegjës­e për ar- simin, në llogarinë bankare të shitësit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, parashikoh­en në shumën prej 270,000,000 ( dyqind e shtatëdhje­të milionë) lekësh. Këto fonde janë parashikua­r në buxhetin e miratuar për vitin 2018", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Për mënyrën e shpërndarj­es së teksteve për këtë kategori, do të ketë një udhëzim të posaçëm nga Ministrja e Arsimit. Vendimi pritet të hyjë në fuqi brenda disa ditësh, sapo të votohet në fletoren zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania