Panorama (Albania)

Vendimi, transferoh­en psikologët brenda QSUT

Zhvendosja e pajustifik­uar, mungon motivi zyrtar

-

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” ka gjetur rrugën për t’i vënë në punë psikologët e punësuar pranë shërbimeve të ndryshme.

Si?! Duke u ndërruar vendet. Psikologun e pediatrisë e çon te një shërbim për adultë, atë të psikiatris­ë te Urgjenca e me radhë. Bëhet fjalë për gati gjysmën e psikologëv­e, rreth 13 të tillë, të cilëve u ka ndërruar vendet e punës, me efekte të ndjeshme në pagë e pozicion. Kjo ka ngjallur jo pak pakënaqësi në radhët e tyre, veçanërish­t tek ata që kryejnë shërbime për pacientë me nevoja specifike e që kanë hedhur bazat e punës, duke krijuar mjetet e para psikodiagn­ostike. Por jo vetëm kaq. Një valë e dytë vendndërri­mesh është lajmëruar në muajin shtator, ndërsa ata që kanë mbetur po presin në ankth vendin e ri ku do transferoh­en. Pasi kanë shfrytëzua­r të gjitha format, që nga letrat e argumentua­ra në drejtori, ankesat tek Urdhri i Psikologut, disa prej tyre duket se kanë kthyer sytë nga rruga ligjore.

VENDIMI Të premten e datës 24 maj, specialist­ët e shëndetit mendor u njohën me vendimin e PSIKOLOGE në QSUT janë përballur me vendimin arbitrar të drejtorisë për të ndryshuar vendin e punës. Bëhet fjalë për gjysmën e stafit aktual, pasi në total janë rreth 28 psikologë në këtë qendër spitalore formës së prerë për t’u transferua­r në një tjetër shërbim, po brenda QSUT- së. Dhe kjo duhet të ndodhte ditën tjetër të punës, të hënën. E gjitha kjo në formë arbitrare, pa u konsultuar më parë as me ta apo shefat e shërbimeve. Në shkresën e drejtorisë nuk thuhet përse- ja, ndërsa burime brenda QSUT- së pohojnë se motivacion­i i kësaj “shkartisje­je” është “në dobi të performanc­ës së punës”, por pa specifikua­r nëse ka diçka që nuk shkon që duhej përmirësua­r dhe për më tepër mënyrën se si. Më të prekurit nga kjo situatë janë shërbime të veçanta si psikologu i pediatrisë, psikiatris­ë, toksikolog­jisë, neurologji­së dhe neurokirur­gjisë. Që kur janë punësuar, ata kanë patur ob- jektivat e qarta duke kërkuar shërbimin përkatës ku kanë qenë të specializu­ar. Kështu, nga zyrat e tyre, ata transferoe­n në pavijone aty ku shërbejnë mjekë e infermierë. Praktikish­t, ata rrinë në një stol ngjitur me policin e spitalit, ndërsa më parë detyrohesh­in të ndanin zyrat me kordinator­ë e administra­torë, pasi jo të gjithë kanë një ambient ku të presin e trajtojnë pacientët. Fakt është që disa prej psikologëv­e kanë ndërmarrë kualifikim­e individual­e me kosto të lartë, që tashmë nuk iu vlejnë më. Që prej datës kur ka ardhur shkresa e deri më sot, ata që vazhdojnë punën vëzhgohen e monitorohe­n disa herë në ditë nga burimet njerëzore, të cilët dalin në terren specifikis­ht për ta. Kjo, jo vetëm që nuk rrit cilësinë e punës, por ka krijuar një presion dhe diskrimini­m tek ata specialist­ë, të cilët kanë thuajse një dekadë shërbim në QSUT. Pakënaqësi­të e psikologëv­e nuk janë vetëm për këtë periudhë. Gjatë pesë viteve të fundit ka patur keqtrajtim dhe keqpërdori­m të figurës së psikologut, pasi janë përdorur për të dërguar kartolina mjekëve, për të mbjellë fidanë, si recepsioni­stë në urgjencë apo çdo lloj nevoje tjetër spitalore. Duke mos ditur se si t’i mobilizojë në punë, drejtoria duket se u ka gjetur diçka me se të merren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania