Panorama (Albania)

KONFLIKT PËR NJË VAJZË

-

VLORE – Terrorizoi me armë në diskon “Havana” në Dhërmi, del para gjykatës Emiljano Nina. Tri ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën bregdetare, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuari­n. Emiljano Nina, mesnatën e së shtunës, qëlloi me pistoletë në disko “Havana” pas një konflikti që pati me një person tjetër. Seanca e drejtuar nga Hektor Sinanaj u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuror i çështjes ishte Kledian Llaho. 23vjeçari Nina nuk ka pranuar të flasë para gjykatës lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Nina u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë u tha se konflikti kishte ardhur për motive të dobëta, por ende nuk është bërë i Sherri që përfundoi me të shtëna në ajër dyshohet se ka pasur si zanafillë një vajzë. 23- vjeçari Emiljano Nina mësohet se pak kohë më parë ka ngacmuar të dashurën e të riut nga Tirana dhe në momentin që janë ballafaqua­r në Dhërmi, ky i fundit i ka kërkuar llogari për këtë gjë. Kjo ka shkaktuar përleshje fizike mes tyre që përfundoi me të shtëna me pistoletë. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 23- vjeçarin, si edhe sekuestroi armën e zjarrit me të cilën është qëlluar në ajër dhe dy fishekë. ditur identiteti i personit me të cilin është konfliktua­r. Gjithashtu, dëshmitarë­t kanë bërë publike faktin se në disko ka pasur një sherr masiv mes shumë personash, duke goditur njëri- tjetrin me karrige dhe shishe. Pas ndërhyrjes së Policisë, u bë e ditur se 23- vjeçari Nina ka qëlluar katër herë me pistoletë në ajër dhe për këtë arsye akuzohet për veprat penale “Armëmbajtj­e pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike dhe kanosje”. Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Faktit Vlorë, 23- vjeçari Nina nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo të flasë rreth ngjarjes, por është njohur me akuzat që rëndonin mbi të. Pas kësaj, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca ka zgjatur për rreth 20 minuta, ndërsa më pas 23- vjeçari është dërguar drejt ambienteve të paraburgim­it. Mësohet se asnjë prej familjarëv­e të 23- vjeçarit nga Tirana nuk është paraqitur në Gjykatën e Vlorës. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në disko “Havana”, mësohet se mes të rinjve ka pasur një konflikt të mëparshëm, pasi Nina kishte ngacmuar të dashurën e personit të paidentifi­kuar që mësohet se është gjithashtu po nga Tirana. Ngjarja krijoi panik te të pranishmit në loka- lin e natës, por fatmirësis­ht nuk pati të lënduar. E gjitha kjo ka ndodhur në një prej lokaleve më të frekuentua­ra, duke sjellë një imazh të keq në kulmin e sezonit turistik. Por, nga ana tjetër, ka pasur dhe akuza në drejtim të Policisë dhe Prokuroris­ë se po fshehin të vërtetën lidhur me këtë ngjarje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania