Panorama (Albania)

-

Pronarët e bizneseve të ndryshme në plazhin e Velipojës kanë shprehur disa probleme gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre dhe zëvendëskr­yeministre­s Senida Mesi për mbarëvajtj­en e sezonit turistik.

Problemet e evidentuar­a prej tyre nisin që nga rruga kryesore, e cila nuk ka përfunduar për të vijuar më pas me rrugët dytësore të paasfaltua­ra, mungesën e ndriçimit, zhurmat e lokaleve gjatë natës, ndotjen në gjithë plazhin, mungesën e gjelbërimi­t, mungesën e atraksioni­t për pushuesit, mungesën e ujit të pijshëm të bollshëm apo edhe operatorët e dobët turistikë. “Ne duhet me marrë ndonjë avion, me i çu turistët nga hotelet te plazhi sepse të del para derri, lopa, muri. Këtu s’ka ndriçim, s’ka asfaltim të rrugëve dytësore, s’ka ujë dhe s’ka asgjë. Jemi shumë keq. Ne çdo ditë na ulet numri i turistëve vetëm për këto probleme. Vijnë njëherë dhe ikin të mërzitur për të mos u kthyer më. Shteti, qeveria, bashkia askush nuk ndërhyn”, thotë një prej pronarëve.

Po ashtu problem për pronarët që merren prej vitesh me biznese të ndryshme është fakti se paguajnë taksat për t’u paguar siç ata shprehen disa injorantë që quhen operatorë turistikë. “Ata janë të pashkollë, s’dinë të shkruajnë, s’dinë gjuhë të huaj, s’dinë të gjejnë shtëpinë e tyre jo më të orientojnë turistët”, shprehen pronarët e hoteleve. Për hapësirat publike të zëna forcërisht, sipas tyre, është faji i Ministrisë së Turizmit, që, sipas tyre, nuk i jep leje bashkisë për menaxhimin e territorit, çka shkakton dëmtimin e biznesit. Një tjetër problem i konstatuar është ndotja akustike. “Askush nuk mat zhurmat në lokale. Turistët duhet të flenë me kufje ose të pinë valium për shkak të zhurmave”, u shpreh një tjetër biznesmen, i cili menaxhon një hotel në zonën turistike.

Për disa të tjerë ky takim i zhvilluar është shumë i vonë sepse kjo mbledhje duhej të ishte zhvilluar që në muajin maj. Sipas pronarëve, Tatimet kërkojnë taksat në një kohë që në Velipojë shërbimet janë zero. “Me të ardhë marre e turp. Pastërtia e mjedisit dhe gjithçka tjetër është zero. Këtu s’ka asnjë lloj atraksioni për turistët”, deklaruan pronarët në takimin e zhvilluar. Jo pa rëndësi është uji i pijshëm, që, sipas tyre, nuk është i bollshëm apo që nuk furnizohen gjatës natës sepse pas mesnate nuk ka ujë. Nga ana e saj, zëvendëskr­yeministrj­a Mesi tha se qeveria ka bërë përmirësim­e këtë sezon në plazhin e Velipojës. Por pronarët e bizneseve nuk ishin aspak dakord teksa e kundërshtu­an Mesin me argumentin se prej 28 vitesh presin një shërbim tjetër dhe një ndryshim të situatës, gjë e cila, sipas tyre, deri tani nuk ka ndodhur. Gjatë të gjithë takimit, biznesmenë­t e pranishëm kanë qenë mjaft të irrituar pasi, sipas tyre, nga viti në vit situata është në përkeqësim dhe ata janë drejt falimentim­it për shkak të mungesës së kushteve më elementare që duhet t’i afrohen një turisti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania