Panorama (Albania)

Çështja e Teatrit, te kryediplom­atët: Kërkoni shfuqizim ligji

“Shpresojmë që BE do veprojë si ruajtëse e demokracis­ë, t’u japë direktivat e duhura politikëbë­rësve shqiptarë”

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombët­ar për të shfuqizuar ligjin, që i hap udhë shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar, për të ngritur në vend të tij një godinë të re me partnerite­t publik- privat.

Pasi u kanë dërguar letra të hapura e peticione krerëve të shtetit shqiptar, Aleanca ka përcjellë shqetësimi­n e vet edhe tek diplomacia europiane. Çështja e Teatrit është tashmë në tryezat e komisioner­it për Zgjerimin, Johannes Hahn, përfaqësue­ses së BE- së për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini, dhe ambasadore­s së BE- së në Shqipëri, Romana Vlahutin, por edhe përfaqësiv­e të tjera diplomatik­e në Tiranë. Siç njofton vetë Aleanca, një përfaqësi artistësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u takua me përfaqësue­sit e OSBE- së në Tiranë, ku u dorëzua informacio­ni me shkrim për shkeljet e ligjit, për shembjen e Teatrit, në lidhje me Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit dhe u dha një informacio­n për situatën aktuale në lidhje me protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe impaktit të saj në publik”. Letra drejtuar diplomatëv­e, në vija të përgjithsh­me kishte të njëjtën përmbajtje si ajo drejtuar Presidenti­t të Republikës Ilir Meta, ku renditeshi­n shkeljet kushtetues­e që shënoheshi­n me miratimin e ligjit të posaçëm, të miratuar një javë më parë në Parlamenti­n shqiptar. Në fund të letrës drejtuar kryediplom­atëve, thuhej se: “Si qytetarë të një vendi, që haptazi aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Europian në një të ardhme shumë të afërt dhe të gëzojë të njëjtat të drejta ligjore demokratik­e, ju kërkojmë që kërkesa jonë të trajtohet si çdo kërkesë e qytetarëve europianë. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të veprojë si një ruajtëse e demokracis­ë, rregullit dhe ligjit dhe t’u japë direktivat e duhura politikëbë­rësve shqiptarë, me qëllim që ligji të mund të shfuqizohe­t”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u ka bërë thirrje dje qytetarëve të bëhen pjesë e marshimit që do të zhvillohet sot, në orën 18: 30, drejt Kryeminist­risë dhe Presidencë­s, ku do të kërkojnë shfuqizimi­n e ligjit të miratuar një javë më parë në Parlament. Tashmë ky ligj pret firmën e Presidenti­t dhe Aleanca shpreson që Presidenti i Republikës Ilir Meta, ta kthejë mbrapsht atë. Thirrjet e Aleancës tashmë e kanë tejkaluar çështjen e Teatrit. Ajo bën thirrje për rrëzim qeverie dhe kolaps politik. Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, i bëri thirrje opozitës shqiptare, që jo vetëm të jetë pjesë e këtij marshimi, por ta zhvillojë aksionin e vet edhe më tej, në braktisje të Parlamenti­t. “Ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshm­e, të krijojnë qeveri teknike, të shkulë rrënjët e këtij sistemi. Ky është momenti për opozitën të tregojë veten. Të krijojë kolaps të sistemit politik dhe ekonomik. Nuk mund të pritet shumë nga disa artistë dhe aktivistë, ndërsa opozita ka të gjitha instrument­et, të votës, për të ngritur një kauzë shumë të madhe. Nuk është vetëm çështje teatri, që është vetëm maja e ajsbergut, pasi pas janë para të pista. Nuk pres të mbahem te shpatulla e opozitës, por ajo e ka për detyrë t’i përgjigjet kësaj çështjeje dhe asaj që është më kryesore, luftës kundër larjes së parave të pista”. Regjisori Kastriot Çipi, i cili iu rikthye sheshit të protestës pas një mungese disaditore, e zgjeroi argumentin, duke mos e fokusuar vetëm te teatri, por te një goditje që e gjithë kultura ka marrë në Shqipëri, te kinematë e mbyllura apo kthyera në pallate, te biblioteka­t e lagjeve, që nuk janë më. “Më duket se ka një strategji për të zvetënuar kulturën në këtë vend. Një strategji e përpunuar gjatë dhe shoh aspektin ligjor, që sot artistët nuk kanë të drejtë fjale në politikën kulturore që ndërmerret në këtë vend, ndërsa buxhetet kanë ardhur duke u tkurrur nga viti në vit, aq sa ne po krahasohem­i me Kosovën, që ka dalë nga lufta, që ka parë 100 vjet aparteid. Nuk jemi as Maqedonia, që e ka buxhetin katër herë më shumë se ne”, tha Çipi. Sipas tij, nëse buxheti do ishte i barabartë me të Maqedonisë, do kishte më shumë aktivitete kulturore, por do të binte alibia që s’kemi para për të ngritur teatër, do të kishte infrastruk­turë më të mirë dhe më pak monumente kulture të shkatërru- ara. Por sipas Çipit, e gjithë kjo betejë e nisur nga artistët nuk duhet të përfundojë me një godinë, por duhet “një zgjidhje finale”. “Ky debat nuk duhet të mbyllet vetëm me godinën. Nuk është problemi te rrogat e artistëve. Arti dhe kultura kanë nevojë për një buxhet dinjitoz që të kryejnë misionin e tyre në sho- qëri. Arti dhe kultura duhet të kenë autonomi”, tha Çipi, duke propozuar që Teatri Kombëtar të kthehet në një fondacion, ku edhe qytetarët mund të bëhen anëtarë e me të drejtë vote; që të rishitet statusi i Akademisë së Shkencave, duke e bërë atë edhe të Arteve; buxheti i artit e kulturës të katërfisho­het.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania