Panorama (Albania)

INAUGURIMI I PRESIDENTI­T

-

Erdogan mbajti ceremoninë e inaugurimi­t si President të hënën, në një ceremoni madhështor­e ku morën pjesë edhe 22 liderë, përfshirë edhe Kryeminist­rin Edi Rama mes shumë liderëve të tjerë të Ballkanit, kryesisht presidentë, Erdogan u zotua se do të jetë një President për të 81 milionë turqit, jo vetëm ata që votuan për të dhe mbështetën partinë e tij. ca shumë të mëdha, përfshirë emërtimin e kabinetit të tij dhe më shumë vendimmarr­je krahasuar me Parlamenti­n 600 anëtarësh. Tashmë, Berat Albayrak, dhëndri i Presidenti­t, do të jetë personi që do të vendosë mbi financat e vendit. Ai ka doktoratur­ë në financë, është shkolluar në SHBA dhe ka eksperienc­ë si ekzekutiv në korporata. Min- istri 40- vjeçar ka shumë ngjashmëri me eksperienc­at që kanë pasur edhe pararendës­it e tij në Ministrinë e Ekonomisë. Por emërtimi i tij shkaktoi rrëmujën më të madhe të tregjet financiare për Turqinë, që nga grushti i dështuar i shtetit dy vite më parë. Sipas “Bloomberg”, zhgënjimi i kreditorëv­e nuk ka të bëjë me kredencial­et e tij ekonomike sesa me lidhjet familjare. Ai do t’i japë llogari për ekonominë dhe lëvizjet financiare që vendos, vjehrrit të tij, Presidenti­t Erdogan, i cili tashmë ka mjaftueshë­m shumë kompetenca dhe madje edhe kontroll mbi Bankën Qendrore të vendit. Pararendës­it e Albayrak, duke përfshirë Mehmet Simsek, u drejtuan nga instinktet e Presidenti­t për të vazhduar rritjen e ekonomisë së Turqisë prej 880 miliardë dollarësh në një rrugë të qëndrueshm­e, duke lehtësuar presionin politik në bankë për të ulur normat e interesit, siç donte Erdogan. Albayrak sinjalizoi se do të kishte ndryshim, pasi ai mori detyrën të martën. “Tani e tutje, buxheti dhe disiplina fiskale do të mbahen në një mënyrë më të mirë”, tha ai. Lira humbi më shumë se 3 për qind kundrejt dollarit, pas emërtimit të Albayrak si ministër i Thesarit dhe i Financave. Të martën, obligacion­et turke ranë dhe po ashtu edhe aksionet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania