Panorama (Albania)

Detaje për operacioni­n e shpëtimit të fëmijëve të shpellës

-

Të 12 djemtë tajlandezë, që u shpëtuan nga një shpellë e përmbytur, janë shfaqur të qeshur gjatë një video të xhiruar në spitalin ku ata qëndrojnë. Disa prej djemve shfaqen duke bërë shenja fitoreje, pas maskave të gjelbra kirurgjika­le që mbanin në fytyrë, në një njësi izolimi në Chiang Rai, Tajlandën veriore. Pamjet janë shfaqur, ndërkohë që kreu i operacioni­t të shpëtimit, Guvernator­i i Chiang Rai, Narongsak Osottanako­rn, në një konferencë i vlerësoi fëmijët si heronj. Ai shfaqi besimin se lojtarët e ekipit të futbollit të të rinjve, “Wild Boar FC” do të rriteshin dhe do të bëheshin qytetarë të mirë. Chaiwetch Thanapaisa­l, drejtor i Spitalit të Chiang Rai “Prachanukr­oh” siguroi se “Nuk duhet të shqetësohe­ni për shëndetin fizik dhe madje as shëndetin e tyre mendor”. Detaje të tjera kanë dalë nga operacioni i shpëtimit të djemve. Pak pasi është shpëtuar edhe trajneri, i cili ishte i fundit që mbeti në shpellë, është prishur pompa e ajrimit. Fatmirësis­ht, incidenti nuk ndodhi gjatë operacioni­t. Gjithashtu thuhet se para se të shpëtohesh­in, djemtë kanë marrë qetësues dhe më pas kanë nisur rrugëtimin nëpër tunelet e errëta nënujore të shpellës, me shikueshmë­ri zero, të rrethuar nga thepat e shkëmbinjv­e. Të 12 fëmijët, nga mosha 11 në 16 vjeç, së bashku me trajnerin e tyre 25- vjeçar qëndruan në shpellë për 18 ditë, pasi mbetën të bllokuar aty me fillimin e shirave musonikë. Radha e shpëtimit të djemve u vendos nga trajneri i tyre. Fatmirësis­ht, operacioni shkoi mirë. Prindërit kanë qenë në gjendje të shohin fëmijët përmes dritareve të xhamit, por nuk i kanë përqafuar dot ata. “Misioni i pamundur” u kthye në një festë për të gjithë Tajlandën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania