Panorama (Albania)

REKORDI, EKIPI I PARË QË KALON 3 SHTESA

-

Nuk do të kthehen në shtëpi, por u çaktivizua­n nga një shtet prej 4 milionë banorësh, që futbollist­ikisht ekziston që prej vitit 1993 dhe të dielën do i duhet të jetojë finalen e parë botërore.

Futbolli merr rrugë të ndryshme, por nderon atë që e bën të madh dhe magjik këtë sport. Kroacia, në këto vite i ka dhuruar kampionë të mëdhenj kësaj loje dhe dje në mbrëmje vlerësoi më të madhin e tyre, Luka Modriçin, të cilit do t'i takojë të udhëheqë kombin e tij, në aktin e fundit përballë Francës. Anglia përmbyset 2- 1 në kohën shtesë dhe tani do të udhëtojë në drejtim të Shën Pjetërburg­ut, ku të shtunën e pret finalja e vogël. Janë të rinj, kanë të ardhme, por kjo dukej vërtet rasti i tyre i madh. Anglezët, mesa duket nuk i kishin bërë llogaritë me Ivan Perisiçin dhe Mario Manxukiçin. Nëse mesfushori i Interit barazon me një goditje karateje, sulmuesi i Juventusit i vendos vulën ndeshjes në shtesën e dytë ( asist me kokë i Perisiçit). Kroacia konfirmoi edhe një herë se nuk dorëzohet kurrë, por mbi të gjitha, se di të ringjallet edhe në momentin kur të gjithë e mendojnë të "vdekur". Dhe tani i pret Franca, me të cilën ka një llogari të hapur që prej vitit 1998.

BIRRAT NË AJËR

Në Londër birrat pihen lumë, por vërshojnë në formë shiu, kur nga "Luzhniki", në minutën e pestë, goli do të vijë në të parin aksion ofensiv. Goditje dënimi e fituar nga Ali, pas një faulli të Modriçit dhe që transformo­het në "perlë" nga Tripier. Anësori i Totenhemit, i poseduar nga shpirti dhe nga këmba e djathtë e Devid Bekhamit, gjen golin e parë me bluzën e kombëtares dhe zhbllokon gjysmëfina­len e dytë të Botërorit. Goditje e tij është e fortë, elegante dhe e saktë, një gol vërtet mahnitës për 1- 0 anglez.

SHPËRDORIM­E

Anglezët nuk mbyllen për të ruajtur golin, edhe sepse ishte shumë shpejt, vetëm minuta e pestë. Madje, e justifikoj­në dhe meritonin edhe të dytin, por Kejn dhe Lingard shpërdoroj­në në mënyrë flagrante dy raste të pastra, shumë të mëdha dhe të rëndësishm­e për t'u shpërdorua­r në atë mënyrë. Gjithsesi, mbrapa anglezët vuajnë vetëm reaktivite­tin e Rebiçit Me fitoren ndaj Anglisë, Kroacia arriti të kualifikoh­et për në finale, ku do të gjejë Francën. Por, kroatët kanë vendosur edhe një rekord interesant, ekipi i parë që i mbijeton tri shtesave, duke luajtur tri ndeshje nga 120 minuta. Ndaj Danimarkës dhe ndaj Rusisë, kroatët mbyllën në barazim lojën e rregullt dhe shtesat, ndërsa u kualifikua­n në të dyja rastet nga ruleta e penalltive. Ndërkohë, ndaj Anglisë, ekipi i Daliç luajti 120 minuta, por nuk iu desh të shkonte në penallti, prej golit të Manxukiç. Edhe Belgjika në 1986 dhe Anglia në 2014, i kanë luajtur 3 shtesa në fazën me eliminim direkt të Botërorëve, por kanë dështuar që t'i kalojnë të tria këto shtesa. dhe i lejojnë vetëm një goditje Perisiçit. Për momentin, kroatët u dukën shumë të shuar, të lodhur, por ky ishte një mendim i gabuar, shumë i gabuar...

IVANI I TMERRSHËM

Pikërisht, sepse nga minuta e 20- të e më pas e pjesës së dytë, skenën e pushton "Ivani i tmerrshëm", që përpin në çdo aksion dhe tërbon Uokerin, fillimisht duke e "shpuar" me top poshtë këmbëve dhe më pas e paraprin në golin e barazimit: Perisiç fluturon me të majtën në ajër, një kërcim karateje dhe me të jashtmen e këmbës devijon në portë krosimin e Vrsalikos. Madje, pas tri minutash vetëm fati i mohon mbrëmjen e ëndrrave, pasi në një inkursion në zonë godet shtyllën me të majtën. Papritur, Anglia duket të fundoset, ndërsa Kroacia rilind, por edhe pse Manxukiç e Perisiç kanë edhe dy raste të tjera për 21, ndeshja shkon në kohën shtesë, e treta radhazi për ballkanasi­t. Pesë minutat e bisedës me Sauthgejti­n duket sikur rigrupojnë "Tre Luanët", por nga ana tjetër është një Modriç në versionin "jashtëtokë­sor". Por nëse Anglia ulëret gol pas goditjes me kokë të Stons, që Vrsaliko e shpëton me kokë mbi vijën fatale të portës, Kroacia me Manxukiçin "kap" ëndrrën: sulmuesi i Juventusit fillimisht ia ngrohu dorezat me një diagonale Pikfordit, por në të 114- ën nuk gabon, kur një asist me kokë me shpatulla nga porta i Perisiçit kap të përgjumur mbrojtjen angleze dhe Manxukiç lëshohet te sfera me gjithë egërsinë e tij dhe shkund rrjetën. Kroacia në finalen e Botërorit. E pabesueshm­e...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania