Panorama (Albania)

Ronaldo kushtoi 377 mln euro, por shet një bluzë në minutë

Juventus nuk tremben nga "fair play" i UEFA- s

-

Kristiano Ronaldo te Juventusi u përkufizua si goditja e shekullit, jo vetëm për faktin që portugezi la Realin, por mbi të gjitha për kostot e këtij operacioni, që në të vërtetë shkojnë shumë herë më shumë sesa 117 milionë eurot e shkruara nga media.

Të gjitha shifrat e plota të kësaj marrëveshj­eje, duke u futur në detaje, i saktëson uebsajti "calcio e finanza", i specializu­ar në lëvizjet financiare. Ai sqaron jo vetëm si janë shpërndarë paratë, por edhe arsyen pse Juventusi nuk i trembet një ndëshkimi të UEFA- s, mbi normat e "Fair- Play- t Financiar". Fundja, ende pa zbarkuar, dje në mbrëmje, pas mbylljes së dyqaneve të licencuara të Juves, media raportoi se Ronaldo ka shitur një bluzë në minutë. Masa për fëmijët kushton 85 euro, ndërsa ajo për të rritur 145 euro. Duket qartë që tifozët bardhezinj i kanë zënë ethet e Ronaldos...

SHIFRAT REALE

Sa i kushton realisht Juventusit ky operacion për katër vitet e ardhshme? Në total, vlera është 377 milionë euro. Nga këto, 105 milionë euro i kanë shkuar Realit për kartonin, 12 milionë kanë qenë kostot për FIFA- n, që njihen si kontribute solidarite­ti dhe 20 milionë euro komision shpërblimi për menaxherin e lojtarit, Zhorzh Mendez. Deri në këtë pikë kemi kapur kuotën 137 milionë, me të cilat Juventusi ka shpërblyer skuadrën nga e ka blerë, punën e menaxherit, ashtu sikurse pagesën e taksave të FIFA- s, brenda së cilës është edhe shpërblimi për skuadrën që e ka rritur lojtarin. Ndërsa e gjithë diferenca tjetër e 377 milionë eurove, pra 240 milionë, është vlera që Juventusi do të shpenzojë për pagën e futbollist­it për 4 vitet e marrëveshj­es. Sipas kontratës, luzitani do të paguhet 30 milionë euro neto në sezon, ndërsa të gjitha taksat që lidhen me lojtarin ( tatimfitim­i mbi pagën, 49 për qind, pra afro 15 milionë në vit), por edhe taksat e këtij shpenzimi të bërë nga Juventusi, do të kërkojnë 30 milionë euro të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania