Panorama (Albania)

Prezantimi i "CR7", axhenda e së hënës

-

Dita e hënë do të jetë dita e madhe që tifozët e Juventusit do të presin më shumë se kushdo tjetër, sepse edhe pse ëndrra ishte e madhe, pakkush mendonte në një akord me Kristiano Ronaldon, që tashmë është bërë realitet. Portugezi 33- vjeçar do të zbarkojë në Torino që të hënën në mëngjes, nga një çarter privat që do ta transferoj­ë nga ishulli grek ku po pushon dhe më pas do të udhëtojë në Torino. Nga aeroporti, Kristiano do të kalojë menjëherë në "J Medical", ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vizitojë muzeun e klubit bardhezi, ndërkohë që ai do veshë edhe uniformën e re, sepse pritja madhështor­e do të bëhet pikërisht në "Allianz Stadium". Duke parë euforinë që ka pushtuar popullin juventin, në stadium priten të paktën 35 mijë tifozët, që do të përshëndes­in beniamin e tyre të ri. Dhe menjëherë pas këtij prezantimi special, portugezi 33- vjeçar do t'i drejtohet qendrës stërvitore në "Vinovo", ku do të takojë trajnerin Masimilian­o Alegri dhe shokët e rinj të skuadrës. tjera kosto në sezon. Shkurt, vetëm për të mbuluar pagën e Kristianos, CR7 do t'i kushtojë "Zonjës së Vjetër" 60 milionë euro në vit. Ndërsa duke përfshirë edhe shpenzimin për kartonin, kontribute­t e solidarite­tit të FIFA- s dhe shpërblimi­n për menaxherin Mendez, sulmuesi do të ketë në bilancin bardhezi një im- pakt prej 94 milionë e 250 mijë eurosh në vit. E thënë ndryshe, sikur Juventusi të mos kishte asnjë lojtar nën pagë, vetëm për Ronaldon duhet të shisnin bileta dhe duhet të kishin sponsorizi­me prej 94 milionë e 250 mijë eurosh. Një çmenduri...

SI DO BËHET FINANCIMI

Për të afruar Ronaldon, të parët që do të paguajnë për këtë do të jenë tifozët, duke qenë se jo vetëm çmimet e biletave për ndeshjet që tifozët bardhezinj do të shohin në "Allianz Stadium", mes kampionati­t, Kupës së Italisë dhe Champions- it do të pësojnë një rritje në çmim me 30 për qind, por edhe të gjitha produktet Juve, duke nisur nga fanellat dhe aksesorët e tjerë, do të kenë po të njëjtën rritje. Abonimet mes tre turneve kanë çmime të ndryshme, prandaj uebsajti "calcio e finanza" shpjegon: Vetëm impakti në bursë garanton 6 milionë euro më shumë në sezon. Ndërkohë, rritja me 30 për qind e biletave për 19 ndeshje në kampionat dhe konsumet nga shërbimet e "Allianz Stadium" garanton 27 milionë euro më shumë, ndërsa nga Champions- i përllogari­ten 21 milionë euro më shumë, duke marrë parasysh sikur Juven- tusi të bëjë të njëjtin udhëtim si vjet, kur u ndal në çerekfinal­e. Këtyre 48 milionëve, nëse do t'u shtonim edhe 27 milionë euro më shumë që do të garantojë UEFA nga rritja e premiove për skuadrat ( gjithmonë duke llogaritur udhëtimin deri në çerekfinal­e), shuma do të shkonte në 75 milionë euro. Duke lënë mënjanë bluzat, nga të cilat plusvalenc­at priten të jenë shumë të mëdha, Juventusi do të kërkojë një rritje të fitimeve edhe nga sponsorët aktualë me 30 për qind, të cilët nëse do të pranojnë, mund ta dërgojnë arkëtimin mes 81 dhe 102 milionë eurove në një sezon. Shkurt, vetëm me stadiumin dhe pa llogaritur imazhin e lojtarit, bluzat apo edhe sponsorët e rinj që mund të afrohen tani e në vazhdim, Juventusi nuk ka pse i trembet UEFA- s për normat "fair- play", pasi do të mbulonin shpenzimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania