Panorama (Albania)

Rama takon Trump në Samitin e NATO- s, ministrja: Presidenti e vlerësoi për fjalimin

Olta Xhaçka: Presidenti i SHBA përshëndet­i Kryeminist­rin Rama për fjalën e tij në darkën e liderëve

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama është takuar dje me Presidenti­n amerikan, Donald Trump, gjatë samitit të vendeve të NATO- s, i cili po mbahet në Bruksel.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryeminist­ri përmes një fotoje në profilin e tij, teksa shihet me kreun e Shtëpisë së Bardhë. “Foto e ditës”, ka qenë komenti i kreut të qeverisë. Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se “Në seancën e sotme plenare të samitit të NATO- s, Presidenti Trump përshëndet­i posaçërish­t Kryeminist­rin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”. Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive në samitin e NATOs, të zhvilluar dje në Bruksel. Kryeminist­ri Edi Rama, i pranishëm në këtë samit, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se Shqipëria është vlerësuar për kontributi­n e saj në rritjen e buxhetit të mbrojtjes. “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivish­t për kontributi­n e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrj­en me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkët­a; qasjen aktive kundër terrorizmi­t dhe ekstremizm­it të dhunshëm”, shkruan Kryeminist­ri. Ai shpreh dhe mbështetje­n e Shqipërisë për Maqedoninë. “Duke vlerësuar lart marrëveshj­en e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurav­e për anëtarësim­in sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Rama.

BUSHATI Në kontekstin e samitit, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e veçantë të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Koalicioni­t Global kundër të ashtuquajt­urit “Shtet Islamik”, thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mposhtja e terrorizmi­t në të gjitha format e tij, duke u përqendrua­r në parandalim dhe në adresim të faktorëve ideorë mbetet një objektiv kyç për të gjitha vendet tona dhe një sfidë për stabilitet­in e rajonit” – vuri në pah ministri Bushati. Thellimi i bashkëpuni­mit mes NATO- s dhe Bashkimit Europian, ishte gjithashtu në fokus të samitit. Ky angazhim u rikonfirmu­a me nënshkrimi­n e një deklaratë të përbashkët mes këtyre dy organizata­ve, ku ritheksuan partnerite­tin e tyre strategjik si dhe angazhimin reciprok për jetësimin e bashkëpuni­mit në një numër të konsiderue­shëm drejtimesh në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në përballjen e kërcënimev­e hibride, sulmeve kibernetik­e dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave dhe mjeteve ushtarake në të gjithë hapësirën euroatlant­ike. Në Samit u rikonfirmu­a rëndësia strategjik­e e rajonit të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, si dhe e peshës në rritje të Shqipërisë, e shprehur si nëpërmjet shumëfishi­mit të kontribute­ve për operacione­t e NATO- s, ashtu dhe politikish­t, në vendimmarr­je dhe në politikëbë­rjen e Aleancës, sidomos në kontekstin e rajonit dhe Politikës së Dyerve të Hapura.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Pompeo
Kryeminist­ri Rama, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Pompeo
 ??  ?? Rama e Macron në Samitin e NATO- s
Rama e Macron në Samitin e NATO- s
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania