Panorama (Albania)

Kitschi i Ramës si variant i kitschit të Gruevskit

- FATOS LUBONJA

Ish- Kryeminist­ri i Maqedo nisë, Gruevski, ka realizuar në qendrën e Shkupit një projekt arkitekton­ik, i quajtur “Shkupi 2014”, që nuk dihet saktë se sa ka kushtuar, por thuhet se i është afruar shifrës 700 milionë euro. Ai ka ndërtuar atje një numër ndërtesash të reja si muzeume, arkivën, Kishën e re të Maqedonisë etj., me...

stil neoklasik, neobarok, neoromanti­k; ka ngritur një monument të stërmadh të Aleksandri­t të Madh, të babait të tij Filipit, nënës Olimpia, të figurave të krishterim­it të hershëm si Shën Cirili, Shën Metodi, Shën Naumi, të figurave historike si perandori Justinian, të heronjve të pavarësisë maqedonase, deri të Nënë Terezës. Përveç ndërtimeve të reja, ka kryer edhe ndryshime të fasadave të disa prej ndërtesave kryesore të viteve ’ 70 duke i kthyer edhe ato nga stili modernist i asaj kohe në stilet e vjetër. Synimi i këtij projekti ka qenë t’i japë Shkupit pamjen e kryeqyteti­t të një shteti me një vazhdimësi historike që fillon që me Aleksandri­n e Madh, si dhe për ta bërë të ngjashëm nga pamja me kryeqytet europiane të shekullit XIX, kur në shumë vende europiane u ndërtuan shtetet kombëtare dhe nëpër sheshet e qyteteve u vendosën monumentet e heronjve kombëtarë.

Duke zbritur nga Çarshija e bukur e Shkupit, që mban vulën disashekul­lore të historisë së qytetit, kam mbetur i çmeritur – ashtu sikurse edhe shumë vizitorë, me të cilët kam folur aty - përpara këtij Shkupi të sajuar, që nuk ka asnjë lidhje me historinë e qytetit. Kam nënqeshur edhe me përpjekjen e shqiptarëv­e për t’iu kundërvënë Gruevskit të Aleksandri­t të Madh me qendrën e tyre të Shkupit, të sajuar aty përbri, ku kanë venë një monument të Skënderbeu­t të marrë nga modeli i Krujës. Shkupi i vërtetë i qytetarëve të mençur, qoftë ai i Çarshisë, i banuar denbabaden nga shqiptarë e turq myslimanë, ashtu dhe ai i maqedonase sllavë që banojnë kryesisht në ndërtimet e pastërmeti­t, e sheh me qesëndi këtë Shkup të ri që shëmbëllen me një park gjigant lodrash për fëmijë apo me një tortë gjigante plot me ornamente kremi e skulpturas­h prej çokollate, që nuk hahet nga sheqerosja e tepërt.

Te “Shkupi 2014” gjen pamjen më ilustrativ­e në arkitektur­ë të artit “kitsch”: një art që kërkon të imitojë artin e madh duke u bërë banal nëpërmjet vetë aktit të imitimit; një art që, edhe kur teknikisht mund të jetë i arritur, mbetet sipërfaqës­or; një art që punon me efektet, të cilët mundësisht duhet të jenë sa më të shpejta e sa më spektakola­re: një art që punon me stereotipa sepse është i kalkuluar që t’u drejtohet shijeve të njerëzve të pakultivua­r.

Në pamje të parë, projekti “Rama” për Tiranën, - që nuk na është dhënë asnjëherë i plotë, por nëpërmjet punës dinake të Kryeminist­rit për të shembur hap pas hapi ndërtesat e Tiranës historike e për t’i zëvendësua­r ato me kulla, duket si e kundërta e projektit Gruevski. Ndërtesat që ai ka ndërtuar në qendër ( apo synon të ndërtojë) nuk janë në stile të kohëve të vjetra me qëllimin për ta bërë Tiranën të duket si një qytet europian i shekullit XIX dhe as nuk kërkojnë të fabrikojnë ndonjë identitet të ri kombëtar. Ato mbajnë firmën e arkitektëv­e të globalizim­it, madje janë kopje të ndërtesave që mund t’i gjesh në Kore, sikurse është teatri që propozon për të zëvendësua­r Teatrin Kombëtar, në Kinë apo në Moskën moderne, siç është Stadiumi me kullë; apo i grataçiela­ve që i gjen me shumicë sot kudo në botë.

Por, edhe pse kaq larg nga pamja, të dy projektet kanë disa të përbashkët­a thelbësore që i bën të dy variante të kitsch- it. Te të dy projektet gjejmë fenomenin e imitimit banal të asaj që është prodhuar në vendet perëndimor­e. Nëse Gruevski kërkon të imitojë qendrat e kryeqytete­ve europiane të ndërtuara në shekullin XIX, Rama kërkon ta shndërrojë qendrën e Tiranë në një grumbull grataçiela­sh sipas modeleve “downtown”, që e kanë origjinën në SHBA. Po ashtu, në të dy projektet luhet me imazhet kartolinë të stereotipu­ara në mendjet e njerëzve të rëndomtë: Gruevski luan me kartolinat e qendrave historike të qyteteve europiane, Rama me kartolinat me grataçiela të ngulitura në imagjinatë­n e njerëzve nga pamja e Manhatanit. Por edhe prekja e ndjenjave nacionalis­te të këtyre njerëzve nuk mungon në projektin e arkitektëv­e globalistë të Ramës, duke thelluar kësisoj elementin kitsch të tyre. Së fundi, pashë një video ku një nga këta arkitektë, holandezi Winy Maas, thotë se me kërkesën e Kryeminist­rit paska menduar të ndërtojë në qendrën e Tiranës një kullë me pamjen e kokës së Skënderbeu­t. Kurse në një intervistë për mediat është shprehur se “Kulla e parë që po bëjmë do të ketë figurën e hartës së Shqipërisë”. Pastaj shton se e dashuron flamurin shqiptar. “Është flamuri më seksi që unë kam parë ndonjëherë, është shumë më i mirë se sa ai holandez”. Kështu pra, nëse kitsch- i i Gruevskit është quajtur “antikuizim” nacionalis­t i qytetit sepse i jep Shkupit një pamje sikur të ketë ekzistuar aty një histori e vjetër europiane e qytetit; kitsch- i i Ramës mund të quhet “lasvegaziz­im”, “winimaasiz­im” apo “globalizim” nacionalis­t i qytetit. Nëse kitsch- i i Gruevskit kërkon t’u ofrojë njerëzve një imazh skenik me një histori të rreme, pa lidhje me historinë dhe jetën e tyre të vërtetë dhe kontekstin e atij territori, “kitsch- i” i Ramës, me të njëjtën frymë, kërkon t’u ofrojë një tjetër imazh skenik nga forma, por edhe ky pa lidhje me historinë, kontekstin e territorit dhe jetën e vërtetë të njerëzve.

Gjithashtu, në të dy projektet gjen ambicien delirante të pushtetari­t për të krijuar një identitet të ri të kryeqyteti­t që dominon mbi identitete­t e vjetër duke i margjinali­zuar ata ( në Shkup) apo edhe duke i shkatërrua­r ata ( në Tiranë). Do të thosha se në projektin e Ramës kërkimi i “efektit të menjëhersh­ëm” si karakteris­tikë e kitsch- it është tejet më i fortë, sepse grataçiela­t e tij, për nga vetë stërmadhës­ia në raport me ndërtesat e tjera, tërheqin krejt vëmendjen duke varrosur çdo ndërtesë përbri tyre. Nuk është vështirë të imagjinosh se, të vendosura nën hijen e masivit të grataçiela­ve të larta rreth hotel “Plaza”, simbolet e Tiranës historike si kompleksi i Xhamisë së Et’hem beut dhe Sahatit, ndërtesat e ministrive, Pallati i Kulturës - pika referimi të disa brezave - do të duken si lodra të nxjerra jashtë loje në këtë park gjigant. Të njëjtin “efekt” ka bërë edhe stadiumi i ri me emrin kitsch “Arena Kombëtare” ( për të imituar “Allianz Arena”, sipas shijeve të shumicës së shqiptarëv­e që janë tifozë me gjermanët) ndaj kompleksit monumental rreth sheshit “Nënë Tereza”. Të njëjtin efekt bën edhe kulla “Ever Green” ndaj ndërtesës historike të Bankës Kombëtare dhe ndërtesave të tjera rreth e rrotull; e po këtë efekt pritet të bëjë edhe një kullë tjetër e miratuar në pikën ku bashkohet Rruga e Durrësit me atë të Kavajës, që do të varrosë edhe Muzeumin Kombëtar. Të njëjtin efekt bën edhe sheshi i ri “Skënderbe” ( por për këtë do të shkruaj një artikull më vete).

Kemi të bëjmë me një shëmtim të parikuperu­eshëm që, nga pikëpamja urbanistik­e - arkitekton­ike, vjen nga vendosja në kontekstin e gabuar e këtyre ndërtimeve të reja. Është një shëmtim që e gjen kudo në ndërtimet kaotike të Tiranës, ku Rama kryebashki­ak ka ngritur pallate pa numër, dhjetëkatë­she, mes ndërtesave katërkatës­he të komunizmit apo mes vilave të kohës më të hershme, por te qendra, ky shëmtim bëhet kitsch në sajë të pretendimi­t estetik që ka.

Lidhur me këtë fenomen të prodhimit të kitsch- it, antropolog­u i njohur bullgar, Ivaylo Ditchev, thotë se “ka një shekull që politikanë­t në Ballkan ndjekin politika kulturore, që, në thelb, shkojnë drejt prodhimit të kitsch- it, si importim dhe imitim banal i gjërave që janë prodhuar më parë në Perëndim”. Shkakun pse kjo formë e kitsch- it është kaq ulëritëse në Ballkan, Ditchev e shpjegon me dy argumente: Së pari, “sepse atje elita nuk është legjitime. Kjo elitë në të shumtën e rasteve ka dalë në krye fare rastësisht dhe përmes rrethanave të shumta të kaosit. Dhe duke qenë se ajo nuk e ka burimin e vërtetë, të brendshëm, për të qëndruar në pushtet, bën përpjekje të dëshpëruar­a për t’u kapur pas ndonjë ‘ bote të jashtme’, që do ta legjitimon­te atë. Kultura e huaj, ndonëse e imituar në mënyrë banale, përdoret kësisoj për t’i vënë vata uniformës së pushtetit”. Së dyti, sepse nëpërmjet këtij kitsch- i, “njerëzit harrojnë kontekstin e vërtetë të ekzistencë­s së tyre dhe jetojnë në mes të një imazhi skenik, që është prodhuar enkas për ta”.

Është fiks ajo se si e njohim Edi Ramën në punën e tij njëzetvjeç­are: njeri që punon pa pushim për t’i vënë vata ndërkombët­are pushtetit të oligarkisë së korruptuar e kriminaliz­uar dhe duke krijuar imazhe skenike për të mashtruar shqiptarët.

Përveç aspektit social- kulturor- arkitekton­ik, që shtjellova më sipër, “Shkupi 2014” i Gruevskit dhe projekti “Rama” për qendrën kanë edhe dy të përbashkët­a të tjera, që i bëjnë edhe projekte të rrezikshme politikë.

Së pari, të dy projektet janë imponuar me forcën e kartonit të një maxhorance, duke sjellë përçarjen e shoqërisë ndërkohë që një qendër e kryeqyteti­t duhet të jetë përbashkue­se. Dhe s’ka gjë më përbashkue­se sesa historia e përbashkët shekullore e një qendre. Shkatërrim­i me dhunë i saj nga një pjesë kundër pjesës tjetër, me parullën “mbi gërmadhat e botës së vjetër ngremë botën e re”, siç ka ndodhur edhe më parë në Tiranë, le plagë të thella që përgatisin shkatërrim­e dhe gërmadha të tjera.

Së dyti, sipas njerëzve më të informuar, te “Shkup 2014” nuk kishim të bënim vetëm me një projekt delirant sajimi identiteti, por, prapa kësaj fasade, qëndronte edhe një projekt i madh korruptiv, sepse paratë publike të derdhura lumë aty u shpërndanë në klientelën e Gruevskit. “Shkupi 2014” ishte çmimi që pagoi qyteti që Gruevski dhe të tijtë të qëndronin në pushtet.

Është e tepërt të jap prova e argumente - sepse kohët e fundit është folur e shkruar aq shumë për këtë - se si shkatërrim­i i Tiranës historike, që po arrin një pikë kulmore me projektin e shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar, janë çmimi që po paguan qyteti që Rama dhe oligarkia kriminale rreth tij të qëndrojnë në pushtet.

Të dy projektet janë imponuar me forcën e kartonit të një maxhorance, duke sjellë përçarjen e shoqërisë ndërkohë që një qendër e kryeqyteti­t duhet të jetë përbashkue­se. Dhe s’ka gjë më përbashkue­se sesa historia e përbashkët shekullore e një qendre. Shkatërrim­i me dhunë i saj nga një pjesë kundër pjesës tjetër, me parullën “mbi gërmadhat e botës së vjetër ngremë botën e re”, siç ka ndodhur edhe më parë në Tiranë, le plagë të thella që përgatisin shkatërrim­e dhe gërmadha të tjera

 ??  ??
 ??  ?? Projekti i Gruevskit, “Shkupi 2014”
Projekti i Gruevskit, “Shkupi 2014”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania