Panorama (Albania)

Reforma, Basha: Zero rezultate, PS i shkurtoi buxhetin për ta vonuar

“PS votoi për të prerë buxhetin e organeve të vetingut”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, beson se Reforma në Drejtësi do të japë rezultate konkrete dhe të shpejta, vetëm nëse zhbëhen ata komponentë të reformës të futur në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Basha akuzoi maxhorancë­n se me ndryshimet e njëanshme që ka bërë në ligjet e Reformës në Drejtësi, ka bllokuar krijimin e organeve të reja, që janë KLGJ- ja dhe KLP- ja. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, Basha foli edhe për çështjen e teatrit, duke kërkuar sërish që Presidenti i Republikës të mos e dekretojë ligjin korruptiv të miratuar nga maxhoranca.

Para se të niseshit nga Shqipëria, vendi juaj e gjeti veten në një ngërç tjetër, e kam fjalën për Shkollën e Magjistrat­urës. Janë një grup studentësh, që kanë kryer Shkollën e Magjistrat­urës dhe një grup tjetër që pritet të shkojnë atje. Çfarë propozimi ofroni ju për të kapërcyer bllokimin me studentët e magjistrat­urës?

E rëndësishm­e është të kuptojmë se çfarë po ndodh. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e po ecën me këto ritme të ngadalta, pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetingut, edhe të opozitës, për t’u pajisur me një buxhet të mjaftueshë­m dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetingu të ecë më shpejt. Siç mund të kujtohet, Partia Socialiste votoi për të prerë me 40 për qind buxhetin e propozuar nga organet e vetingut. Tani organet e vetingut nuk janë në gjendje të përparojnë me ritmet e duhura, duke vënë në pikëpyetje kalendarin e Reformës në Drejtësi, duke shtyrë krijimin e KLGJ- së dhe KLP- së, shtyrje që është antikushte­tuese, sepse me Kushtetutë, këto dy organe duhet të ishin krijuar prej kohësh. Në vend të korrigjojë atë që ka bërë vet gabim, pra miratimin e njëanshëm të ligjit të vetingut dhe injorimin e propozimev­e të opozitës, në vend që të rikthehet te Kushtetuta, në vend që të rikthehet te propozimet tona, se kanë qenë edhe propozimet tona për të mbështetur me financime dhe burime njerëzore komisionet e vetingut, tani ai po propozon të krijojë institucio­ne jashtë kuadrit të Reformës në Drejtësi, të cilat të kenë mundësi që edhe pa veting, të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë. E ka bërë këtë me Prokuroren e Përgjithsh­me, e cila u emërua në kundërshti­m me Kushtetutë­n, tani do t’i japë kësaj Prokurorej­e të Përgjithsh­me dhe KLD- së kompetenca për të futur pa veting dhe jashtë procedurav­e kushtetues­e, kandidatë në sistemin e drejtësisë.

Ky është konstatimi i gjendjes, që tashmë të gjithë e dimë. Por si dilet nga kjo gjendje?

Nga kjo gjendje dilet vetëm duke u rikthyer te konsensusi kushtetues dhe duke u rikthyer te Kushtetuta, e cila u miratua me 140 vota. Pasi ajo u miratua me 140 vota, Partia Socialiste miratoi 6 ligje, duke përjashtua­r opozitën, pasi kishte dhënë fjalën se këto 6 ligje do të bëheshin me konsensus, pikërisht që të na sillte në këtë pikë; që të vonohej krijimi i organeve të reja të drejtësisë, që të emërohej prokurorja e përkohshme me votat vetëm të maxhorancë­s dhe jashtë parashikim­eve kushtetues­e dhe që të bllokohesh­in hetime jashtëzako­nisht të rëndësishm­e kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar.

Reforma në Drejtësi është shumë e gjerë dhe nëse merremi me analizën si ka ecur ajo, ka pasur kritika edhe ndaj opozitës në atë kohë për hapat e saj.

Asnjë kritikë nuk qëndron. Të gjitha kritikat ndaj opozitës kanë qenë pjesë e një lufte politike për të mbuluar qëllimin e vërtetë të maxhorancë­s, që nuk ka qenë Reforma në Drejtësi, por kapja e drejtësisë. Ndaj kemi ardhur këtu: nuk kemi asnjë bandë të krimit të organizuar të çmontuar, nuk kemi asnjë kokë të krimit të organizuar para gjykatës, nuk kemi asnjë politikan të lidhur me krimin apo të korruptuar para drejtësisë. Pra, rezultatet e Reformës në Drejtësi janë akoma zero.

Po këmbëngul te pyetja: Si mund të kapërcehet sot gjendja? Ç’do të thotë rikthim te Kushtetuta? Ato që kanë ndodhur, kanë kaluar tashmë. Ç’rrugë ka tani për ta kapërcyer këtë situatë?

Rruga është të zhbëhen ata komponentë të futur në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca, pikërisht për të vonuar krijimin e organeve të reja të drejtësisë, për të vonuar krijimin e KLGJ- së dhe KLP- së, duke vonuar kështu krijimin e SPAK- ut dhe të BKH- së dhe duke mos ia dhënë pushtetin e reformimit të drejtësisë vet organeve të drejtësisë, por Fatmir Xhafës dhe Arta Markut, të emëruar vetëm me votat e Edi Ramës dhe rezultatin po e shohim: Saimir Tahiri bredh i lirë, bandave të mëdha të trafikut të drogës nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, drogë dhe para të drogës dalin e hyjnë nëpër portet e Shqipërisë dhe Shqipërisë i mbeten të mbyllura dyert e negociatav­e me Bashkimin Europian për shkak të krimit dhe të korrupsion­it.

Një tjetër çështje e nxehtë javët e fundit në Shqipëri është edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Ju jeni shprehur se do ta bllokoni. Si mund ta bllokoni ju ligjin, kur PS- ja i ka kartonët në Parlament?

Ne nuk kemi mundësi të bllokojmë ligjin dhe këtë ua kemi bërë të qartë artistëve, qytetarëve dhe gjithë faktorëve shoqërorë të shqetësuar nga gjithë kjo aferë e tmerrshme korruptive. Çfarë po ndodh? Edi Rama ka një plan thuajse 20- vjeçar për të ndërtuar kulla në këtë zonë, që është në zemër të qytetit, është praktikish­t prapa monumentit të Skënderbeu­t, është në mesin e sheshit të ministrive. Ai ka më shumë se një vit që harton një plan, i cili mbahet i fshehtë për të ndërtuar 6 kulla në zonën e Teatrit, e për këtë qëllim duhet grabitur Teatri, duhen grabitur afro 8 mijë metra katrorë tokë publike, nga të cilat afro 5 mijë i takojnë Teatrit. Kjo grabitje bëhet përmes një kompanie, e cila është pronare apo ka blerë 280 metra katrorë. Me 280 metra katrorë që ka në pronësi kjo kompani, tani bëhet një ligj special në emër të kësaj kompanie për t’i dhënë edhe 8 mijë metra të tjera nga toka publike. Pra, është një aferë e pastër korruptive, për të bërë qindra milionë euro me ndërtimin e këtyre 6 kullave. Është një projekt betonizimi dhe po ashtu, është një projekt i pastrimit të parave të pista.

Dhe, cila është strategjia juaj për t’iu kundërvënë këtij projekti?

Strategjia jonë është ajo që kemi ndjekur deri sot; kundërshti­mi ligjor në komisione dhe seancë parlamenta­re, thirrja që i kemi bërë Presidenti­t për të mos e dekretuar ligjin, vazhdimi i kundërshti­mit tonë në kuptimin e institucio­neve ligjore, është thirrja që i kemi bërë faktorit ndërkombët­ar, në veçanti ambasadorë­ve, që të reagojnë ndaj këtij akti të papreceden­t korruptiv; një ligj special për të grabitur tokë publike dhe për të ndërtuar kulla e për të pastruar paratë e drogës e të krimit. Natyrisht, është mbështetja me të gjitha format dhe mënyrat e protestës së artistëve dhe të qytetarëve, pasi ndodhemi para një akti të rëndë kriminal dhe para një vepre të rëndë antikushte­tuese, para një atentati ndaj Kushtetutë­s. Pse? Në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e, ky ligj nuk është gjë tjetër veçse një ligjërim i vjedhjes, një akt që legjitimon vjedhjen. Pra, vjedhja dhe korrupsion­i nuk janë probleme të reja në Shqipëri, por kjo është hera e parë kur maxhoranca në Parlament voton për të ligjëruar vjedhjen. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm nga kjo pikëpamje, ndaj duhet refuzuar dhe jam i bindur se do të arrihet me bashkimin e forcave të të gjithë qytetarëve, pavarësish­t bindjeve politike.

Z. Basha, pak javë më parë bëri përshtypje deklarata juaj në Parlament, që i parapriu një aksioni të policisë për zbulimin e 3.4 milionë eurove në makina, të cilat vinin nga jashtë. Cili ishte burimi juaj i informacio­nit? Dhe a mendoni se ishte gjëja e duhur për ta nxjerrë këtë të dhënë në publik?

Partia Demokratik­e ka një bashkëpuni­m të ngushtë me partnerët ndërkombët­arë, për të cilët lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të drogës dhe korrupsion­it është një prioritet absolut…

Cili ishte burimi juaj i informacio­nit? A ishin partnerët e huaj apo ishte nga brenda vendit?

Burimi i informacio­nit nuk mund të jetë subjekt i një zbulimi mediatik. Ajo që ju them është se ne kemi një bashkëpuni­m shumë të fortë me partnerët tanë ndërkombët­arë dhe opozita ka kryer detyrën e saj, unë kam kryer detyrën time si kryetar i opozitës, pikërisht për të pamundësua­r që një qeveri, e cila ka humbur besimin e partnerëve në luftën kundër krimit, të mos abortojë operacione të rëndësishm­e, siç ka qenë rasti me Maminasin apo me “Toyta Yaris”- in dhe paratë e drogës, që po futeshin përmes tyre.

Strategjia jonë është ajo që kemi ndjekur deri sot; kundërshti­mi ligjor në komisione dhe seanca parlamenta­re, thirrja që i kemi bërë Presidenti­t për të mos e dekretuar ligjin, vazhdimi i kundërshti­mit tonë në kuptimin e institucio­neve ligjore, është thirrja që i kemi bërë faktorit ndërkombët­ar, në veçanti ambasadorë­ve, që të reagojnë ndaj këtij akti të papreceden­t korruptiv; një ligj special për të grabitur tokë publike dhe për të ndërtuar kulla e për të pastruar paratë e drogës e të krimit

 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA ME PRESIDENTI­N TRUMP NE SAMITIN E NATO
KRYEMINIST­RI RAMA ME PRESIDENTI­N TRUMP NE SAMITIN E NATO
 ??  ?? Basha, dje gjatë intervistë­s në “Zërin e Amerikës”
Basha, dje gjatë intervistë­s në “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania