Panorama (Albania)

Skedinat i zhytin në borxhe, dy të vetëvrarë

Roja i objektit la gjithë rrogën për ndeshjen Francë- Belgjikë

- GJIROKASTE­R/ CERRIK

Kampionati Botëror merr jetën e dy baballarëv­e, të cilët humbën paratë, me të cilat duhej të ushqenin fëmijët, në skedina.

Viktimat janë, një 44- vjeçar në Cërrik, i cili nuk e përballoi dot humbjen e rrogës së gjithë muajit si dhe një 35vjeçar nga Mashkullor­a e Gjirokastr­ës, i cili gjithashtu mësohet se kishte humbur një shumë të madhe parash në baste e skedina për ndeshjet e këtij Botërori.

Policia bëri të ditur se A. T., baba i dy fëmijëve të vegjël, i ka dhënë fund jetës në kushte depresioni duke u vetëhedhur nga oxhaku i ishUzinës së Naftës në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë kur në ambientet e kësaj godine është gjetur i vdekur 44- vjeçari, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut. 44- vjeçari, tifoz me Belgjikën në këtë Kampionat Botëror, në ndeshjen me Francën kishte hedhur në skedina rrogën e tij, rreth 200 mijë lekë. Për fatin e tij të keq, Belgjika humbi, fakt të cilin ai nuk e ka përballuar dot, pasi tashmë do t'i duhej të gjente para për bukën e fëmijëve të tij.

Të njohur të tij i kanë thënë Policisë se ai kishte luajtur edhe më parë në lojëra fati apo me skedina, por në shuma të vogla.

Ndërkaq, një 35- vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e kishës së fshatit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Mashkullor­ë të Gjirokastr­ës, kur familjarët e gjetën të riun pa jetë. Policia e Gjirokastr­ës bëri të ditur se Florian Resuli është gjetur i vetëvarur rreth orës 05: 00. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, çka është konfirmuar se kemi të bëjmë me një vetëflijim.

Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime nga grupi hetimor, të cilat i referohen të dhënave të siguruara deri më tani, konfirmuan se 35- vjeçari po kalonte një situatë të rënduar psikologji­ke për shkak të vështirësi­ve ekonomike.

Babai i dy fëmijëve të mitur kishte rreth tre muaj që ishte zhvendosur në Tiranë me familjen. Ai punonte si gdhendës guri dhe mermeri dhe me ato të ardhura që fitonte mbante të gjithë familjen. Mësohet se një ditë përpara ngjarjes që tronditi bashkëfsha­tarët e tij, ai ishte kthyer në fshatin e lindjes, ndërsa gruan dhe fëmijët i kishte çuar në shtëpinë e prindërve të saj. Miq të afërt të viktimës kanë konfirmuar se 35- vjeçari kishte krijuar varësi nga lojërat e fatit. Së fundmi, ai ishte orientuar edhe drejt basteve dhe skedinave për ndeshjet e Kampionati­t Botëror të futbollit, çka e kishin zhytur atë në borxhe për shkak të humbjeve të skuadrave që konsideroh­eshin si të sigurta në kalimin në fazën tjetër. Dyshimet më të forta janë për humbjen e një sasie të madhe parash në skedinat e fut- bollit, që përkeqësua­n gjendjen ekonomike të familjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur të marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës, si dhe personat që patën komunikim ditët e fundit, për të zbardhur motivet e vërteta që mund ta kenë shtyrë atë drejt vetëvrasje­s. Po kështu, po bëhet edhe verifikimi i komunikime­ve të tij përmes aparatit celular.

 ??  ?? Oxhaku nga ku u vetëhodh 44- vjeçari
Oxhaku nga ku u vetëhodh 44- vjeçari
 ??  ?? Viktima Florian Resuli, i vetëvarur në Mashkullor­ë
Viktima Florian Resuli, i vetëvarur në Mashkullor­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania