Panorama (Albania)

Nomadët e kohës

- OERD BYLYKBASHI

Nëfillim ishte fushë, diku pranë një udhëkryqi të rrahur shumë, më pas u ngulitën njerëz, që ndërtuan ndërtesat e para, krijuan komunitet, sajuan një shesh për treg, më pas ngritën mure të larta dhe vunë porta, u ndien më të sigurt, prosperuan, shpikën qeverinë e tyre, vunë rregulla e ligje, prosperuan më shumë, filluan të mendonin për artin dhe kultin dhe anash sheshit ndërtuan teatër dhe faltore, më pas u

modernizua­n, menduan se qyteti ishte qendra e botës, më pas erdhën nomadët barbarë të stepave nga jashtë mureve, që u zilepsën nga pasuritë e qytetit, porta dhe muret ranë dhe qyteti u pushtua, shkatërrua­n teatrin dhe faltoren, që ngriheshin në sheshin qendror të qytetit, me gurët e tyre ndërtuan ndërtesat e modës së re që sollën këta nomadë barbarë, të cilët vendosën të nguliteshi­n në qytet...

Kjo do të ishte një histori e shkurtër, nga ato që u tregohen fëmijëve me ilustrime, e shumë prej qyteteve të mëdha që u zhdukën apo humbën shkëlqimin e antikiteti­t klasik nën thundrën e errësirës mesjetare që, në fund të fundit, ishte modernitet­i i klasës së re sunduese të asaj kohe, që synonte veç pushtet, pasuri dhe për to rrafshonte çdo gjë, edhe teatrot madhështor­ë greko- romakë. Roma kështu e pësoi nga Visigotët e Alarikut në vitin 410 pas Krishtit, megjithatë shumëçka mbeti e u ruajt për brezat edhe në formën e rrënojave madhështor­e. Qytete të tjera u rrënuan nga Gotët, Ostrogotët, Hunët, Frankët, Longobardë­t etj., pa u mbetur nishan si Romës. U desh gati një mijëvjeçar që të vinte Rilindja Europiane dhe arti të rikthehej në qytet.

Imagjinoni sot në Romë një stadium gjigant modern, po të doni me kullë, në vend të Coloseum, një pallat me çelik e xham në vend të Panteonit që dikur, nga tempull pagan u kthye në kishë, por askush nuk e prishi tempullin që të ndërtonte kishën. Imagjinoni të njëjtën histori që Shën Sofia e Kostandino­pojës të ishte shkatërrua­r nga turqit pushtues për të ndërtuar një xhami madhështor­e, por ata nuk e bënë, thjesht e konvertuan kishën në xhami dhe i ruajtën kujtesën qytetit. Po Kulla e Londrës ( London Tower), a nuk mund të rrafshohej e të rikujtohej me një kompleks modern kullash e të përshëndes­te ujërat e Tamizit me reflektimi­n e tyre mbi fasadën prej xhami?

Amerika, nëse ka një gjë që i ka zili Europës, është trashëgimi­a kulturore, që ajo nuk e ka dhe nuk do ta ketë kurrë dhe do t’i duhen shekuj që të vjetrohet si trashëgimi, edhe pse asnjëherë nuk do të ketë pjacat e Europës plakë e për rrjedhojë, ruan me kujdes ndërtesa vetëm 150- 200- vjeçare.

Imagjinoni Durrësin 2700- vjeçar, vetëm një shekull më i ri se Roma e që vazhdon të jetohet aty ku u ngrit ditën e parë. Amfiteatri i tij u ndërtua për 20 mijë spektatorë pa respektuar asnjë nga manualet e standardev­e të ndërtimit të specialist­ëve të Institutit të Ndërtimit, që e marrin rrogën tek Edi Rama Kryeminist­ër ( të shkretët flaken nesër nga puna po u nxeh ai, nëse ata nuk thonë që Teatri është pa asnjë vlerë arkitekton­ike dhe është në rrezik shembjeje). Amfiteatri antik nuk respekton as kushtet antizjarr të kryezjarrf­ikësit të Erion Veliajt, se sa për Vangjush Dakon, ai as që i mendon këto “delikatesa”.

Tërmeti e shkatërroi në shekullin XIII, u mbulua nga dheu dhe u zhduk për shekuj nën tokë e askush nuk e dinte ku gjendej. Durrësi pa të ishte diçka pa identiteti­n e dikurshëm prej qyteti perandorak, i mbiquajtur “Taverna e Adriatikut”, në rrethinat e të cilit u përplasën Cezari dhe Pompeu për t’u bërë perandor. Pa Amfiteatri­n që fshihej nën tokë, Durrësi ishte thjesht një qytet që po e mbulonte mediokrite­ti i arkitektur­ës “moderne” socialiste, derisa u rizbulua. Sot, Amfiteatri qëndron i heshtur e hijerënde, gjysmë i sh- katërruar nga tërmeti, po ashtu si vëllai i tij i madh Coloseum, dëshmi i madhështis­ë së dikurshme, e lashtësisë kulturore dhe e zhvillimit urban.

Vizitorët e Amfiteatri­t janë të paktë, asnjë investim themelor për zbulimin e plotë dhe restaurimi­n nuk është bërë, që kur u zbulua në 1966. Pra, me logjikën e Edi Ramës, ministrave apo të Erion Veliajt, që rrënjët e fikut gjenealogj­ik i ka gjetkë, jashtë “mureve” të Tiranës kryeqytet, Amfiteatri duhej të prishej sepse nuk është ndërtuar sipas normave antisizmik­e, nuk jep garanci për turistët e nuk përdoret sot sa duhet për aktivitete moderne, duke zënë hapësirë publike që duhet zhvilluar. Me këtë logjikë, në vend të tij pse të mos ndërtohen disa kulla multifunks­ionale, qoftë edhe me formën e amforave antike, madje me një shesh me shkallare në mes të kullave në kujtim të Amfiteatri­t? Imagjinoni sa do ngazëllehe­j Vangjush Dako nga një plan i tillë. Betoni është “tulla e shekullit të 21- të”, ka deklaruar ai kur shkatërroi arkeologji­në e Porta Aurea, portës kryesore hyrëse të Durrësit antik, nga ku fillonte Via Egnatia, për të ngritur me bekimin e Ramës atë centaurin e shëmtuar prej betoni, që e quan Velierë. Madje, tha se priste që vlerat t’ia njihnin atij pas 500 vitesh. Megalomani prej rrethinash suburbane.

Durrësit ia zhdukën nën beton e pllaka mermeri sheshin, atë shesh që ishte një kompleks arkitekton­ik me bashkinë që në vitin 1930, madje kohë para se të ndërtohej kompleksi i ministrive në Tiranë, që asokohe ishte një kryeqytet vetëm 10vjeçar. U zhduk një gjurmë e “ashensorit” historik të arkitektur­ës dhe urbanistik­ës së Durrësit, që fillon rrugëtimin 2700 vite më parë me ilirët autoktonë e ngjitet lart në kohë me kolonët helenë, romakët, bizantinët, normanët, anzhuinët, princërit shqiptarë mesjetarë, venecianët, oto- manët dhe ku secili la gjurmën e vet në qytet, për të arritur te pavarësia, Mbretëria shqiptare e që me atë shesh filloi të merrte fytyrën e një qyteti tipik mesdhetar modern të fillimit të shekullit XX.

Por ajo gjurmë historike e urbanistik­ës u zhduk nga barbaria e betonit dhe grykësisë për para e një kryetari bashkie. Sheshi i Durrësit, sot i shtruar me pllaka mermeri, mbjellë me palma si të ishte një shesh i një qyteti arab çfarëdo, nuk dallon aspak nga sheshet e qyteteve që u ngritën pranë ndonjë uzine apo kombinati industrial në vitet ’ 50-’ 60 nga regjimi komunist e që i gëzohet Rilindjes urbane, që po unifikon të gjitha qendrat e qyteteve me projekte të njëjta, duke shuar diferencat identitare urbanistik­e dhe kohore nën ritmin e tenderëve qindra milionësh. Një lloj lejfenizmi urban ku të gjithë qytetet veshin të njëjtën rrobë e kasketë revolucion­are.

Radhën për të rënë nën hordhinë barbare dhe grykëse e ka qendra e Tiranës, vetë Teatri, ku ende vihen në skenë tragjedi antike si ato të lashtat apo drama moderne si ajo e banditit Arturo Ui që me Trustin e Lulelakrës i ngjan kaq shumë Edi Ramës që qeveris me Partnerite­t- Publik- Privat.

Do ende dy vjet që Tirana të mbushë 100 vjet si kryeqytet, pasuritë që ka Durrësi antik nuk do t’i ketë kurrë, por ka shumëçka tjetër që ka një kryeqytet. Ishte vetëm 18 vjeç kryeqytet, kur në Tiranë nisi të ngrihet Teatri, që ia kishte zili edhe Durrësi 2700- vjeçar. I thjeshtë, racional dhe shumëfunks­ional për kohën, provat e historianë­ve po hedhin poshtë baltën denigruese se na paska qenë ndërtesë e përkohshme. E kush është ai teveqel që shpenzon aq para për një ndërtesë aq të madhe me funksion të përkohshëm?! “Dopolavoro” për zdërhallje pas pune thonë disa. Epo askush nuk shkon në teatër në orar pune e, gjithsesi, është luks të kesh një dopolavoro të tillë, ndaj ky është një palaçollëk si argument. Argumentet denigruese për Teatrin mund të jene rresht dhe kur dëgjoja një deputet të Ramës, po aq jotirons sa Veliaj, i cili përsëriste si papagall në Parlament këto broçkullat ( që dikur në 2002 i nxirrte nga goja Rama për ta denigruar Teatrin, që donte ta prishte), më vinte të hiqja këpucën. Por më keq akoma, i dëgjova këto broçkulla edhe nga ministra. Madje, nuk çuditem që Erion Veliaj të inskenojë një marshim në mbrojtje të shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar me parullën “Një botë e re po lind gërmadhash”.

Jam i sigurt që një teatër hipermoder­n do ta bëjë të harrohet pas disa vitesh këtë aktualin me madhështin­ë e hekurit, xhamave dhe dritave. Të ardhurit rishtas nuk do ta dinë më që aty ishte dikur Teatri Kombëtar i ngritur në vitin 1938. Por kjo do të thotë që në atë moment ne kemi harruar kush jemi, çfarë ishim, nga kaluam në kohë e histori, gjurmët tona, identiteti­n tonë.

Nëse kjo ndodh dhe ne, si individë apo në grup, e pranojmë këtë fshirje të gjurmës sonë në histori, e meritojmë të na quajnë nomadë, por nomadë që në vend të kullotës me bar, ne ndërrojmë dhjetëvjeç­arin e radhës, duke harruar ç’ndodhi më herët me ne. Nomadë të kohës. Një sjellje që justifikon shkatërrim­in ciklik që i bëjmë gjithçkaje me vlerë.

Madje, do të jemi të bindur e të lumtur për çmimin që mori Veliaj për sheshin, që ia dhanë ata që paguan plakushi Soros, i cili e projektoi në epruvetë në fillim të viteve 2000 si Plan B për të zëvendësua­r Edin Ramën, nëse ky i fundit i dilte huq apo kallp. Një version “noir” e cinik i historisë së Baba Karlos dhe Pinokut gënjeshtar. Do të jemi “të lumtur” për atë shesh në mes të Tiranës që sot, me gungën e tij të vapshme i ngjan shkretëtir­ës së Gobit, ama po të besosh atë, që sot nuk shet më fiq, por “marmelatë fiku” ( siç thuhej në vitet ’ 80 me alegori), është më i bukur se Piazza Navona, Piazza Venezia apo Piazza del Popolo në Romë.

Ditën që ai Teatër zhduket, Tirana do të “rinohet”, nuk do jetë më 100- vjeçare, do jetë një qytet që zë fill vetëm në 2020n pa gjurmë në të shkuarën. Stadiumi që bënë italianët, sot, dalëngadal­ë, po harrohet si imazh dhe të ardhurit së fundmi në Tiranë do shohin vetëm kullën poshtë të cilit ka një stadium modern e do të krenohen me këtë “mrekulli” çeliku e betoni (“shihni çfarë stadiumi modern kemi, na e kanë zili” do të thonë). Madje, edhe ministritë që me paratë e kredisë italiane, Mbreti Zog i ndërtoi vetëm dykatëshe dhe Enver Hoxha nuk i prishi pse i bëri armiku i tij, por thjesht u shtoi katin e tretë, mund të prishen shumë kollaj e të ndërtohen me PPP, më të bukura, të larta e moderne. Fundja, kostoja do jetë thjesht zhdukja e atij kompleksi arkitekton­ik, ama fitojmë mijëra metra më shumë hapësirë moderne zyrash dhe Tirana ngjan moderne me standarde antisizmik­e e antizjarr të 2020- s. E kështu mund të vazhdojmë e të zhdukim të gjithë gjurmën e arkitektur­ës italiane me justifikim­in se është fashiste. Pse jo?

Vetëm Piramidën mos ta prekë kush! Nomadët e kohës kanë nevojë për një objekt kulti funebër që të kujtojnë paraardhës­in. E kur nomadët ngrenë një varr monumental e nguliten rreth tij, ka filluar një qytetërim i ri që i mbivendose­t dhe shuan të vjetrin. Qytetërimi i nomadëve të kohës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania