Panorama (Albania)

“Gjyqtarët fshehin pasurinë, vitin tjetër pa Gjykatë Apeli”

Gjyqtari i Kushtetues­es me pasuri të pajustifik­uara, ka udhëtuar me mjetin e nipit jashtë vendit

-

Gani Dizdari është gjyqtari i fundit nga Gjykata Kushtetues­e që i nënshtrohe­t vetingut. Mirëpo, duket se do ta ketë të vështirë të rikonfirmo­het në detyrë, edhe pse i kanë mbetur edhe pak muaj nga dalja në pension.

Ditën e djeshme u zhvillua seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it për Dizdarin. Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtat­shme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A. L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Sipas KPK- së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS. Po kështu, problem për KPK- në është edhe pasuria e gjyqtarit. Sipas relatorit të çështjes, Roland Ilia, gjyqtari ka bërë deklarime të sakta për një apartament 97.5 metra katrorë të privatizua­r sipas ligjit, një apartament 86 metra katrorë në Gjirin e Lalzit dhe një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë në Mjull Bathore, por megjithatë, relatori veçoi pasaktësi, mungesë burimesh të ligjshme dhe mosdeklari­me për një apartament të blerë nga bashkëshor­tja e ndjerë e Dizdarit për 1,850,000 lekë, një depozitë me vlerë 5272 euro, e krijuar kryesisht nga paratë e llogaritur­a për shpenzime kurimi, të kthyera mbrapsht nga një bankë gjermane si dhe dhurime në vlerën e 10 mijë eurove për shpenzime kurimi nga të afërmit. Probleme u hasën edhe me pasuritë e vajzës së gjyqtarit si person i lidhur. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament në vitin 2009, por sipërfaqja e tij dhe vlera kanë mospërputh­je mes deklaratës periodike, deklaratës “veting” dhe pyetësorëv­e. Në vitin 2009, apartament­i është deklaruar me vlerë 94 mijë euro, ndërsa në deklaratën “Veting” për 73 mijë euro. Vajza e gjyqtarit ka deklaruar se ka marrë borxhe te të afërmit për apartament­in, mirëpo nga verifikime­t, personat që supozohet të kenë lëshuar këto borxhe nuk kanë burime financiare të ligjshme për t’i lëshuar ato. Avokati i gjyqtarit, Sokol Hazizaj, tha në seancë se gjyqtari Dizdari e ka deklaruar në formularin e DSIK- ut marrëdhëni­en me nipin e tij, duke mos e fshehur atë. Ai madje tha se gjyqtari Dizdari nuk ka ndikuar në Gjykatën e Lartë kur A. L. i është refuzuar rekursi. Ai kërkoi nga trupa gjykuese që të rikonfirmo­jë në detyrë gjyqtarin Dizdari, pasi për 6 muaj del në pension. “Subjekti ka qenë transparen­t dhe bashkëpunu­es me Komisionin. Në fund të karrierës së tij, kërkoj rikonfirmi­min e tij në detyrë për kohën që i ka mbetur”, përfundoi Hazizaj.

 ??  ?? Shkëlqim Ganaj
Shkëlqim Ganaj
 ??  ?? Gani Dizdari
Gani Dizdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania