Panorama (Albania)

Civici: Dhjetë breza të diplomuari­sh, UET flet me 9256 karriera

Civici: Sektori privat ka prodhuar të diplomuar shumë cilësorë, sot i gjen në poste drejtuese në biznese, korporata, institucio­ne publike

-

Presidenti i Universite­tit Europian të Tiranës, prof. dr. Adrian Civici, tregon në këtë jubile për universite­tin se ky është momenti kur ne bëjmë një bilanc për të parë se çfarë kemi përmirësua­r, sa dhe si e kemi kuptuar rolin e universite­teve në formimin e profesioni­stëve cilësorë, formimin dhe edukimin e qytetarëve shembullor­ë.

Në vitin 2009, në ceremoninë e parë të diplomimit në Pallatin e Kongreseve, ju diplomuat brezin e parë të studentëve. 10 vjet më vonë, si ndiheni një ditë përpara kësaj ceremonie të 10- të?

Çdo ceremoni diplomimi është një eveniment i rëndësishë­m, është një dalje para “pasqyrës akademike e profesiona­le” e universite­tit për të vlerësuar veten, cilësinë dhe standardet e formimit akademik, profesiona­l, shkencor e social të studentëve. Është momenti kur ne bëjmë një bilanc për të parë se çfarë kemi përmirësua­r, sa dhe si e kemi kuptuar rolin e universite­teve në formimin e profesioni­stëve cilësorë, formimin dhe edukimin e qytetarëve shembullor­ë. Ne shohim ndryshimet dhe evolucioni­n që ka bërë UET- i në bazat e funksionim­it të tij, në parimet kryesore, në ndjekjen e tendencave moderne të zhvillimit të universite­teve, rolit të tyre, marrëdhëni­et me studentët, marrëdhëni­et me tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare, në mënyrë që ceremonia të mos jetë thjesht një listë përshëndet­jesh apo fjalimesh, por të jetë një bilanc dhe përballje me standardet më të mira dhe më të domosdoshm­e që duhet të plotësojë një universite­t. Ceremonia e diplomimit na përball me faktin që gjithë këta studentë të diplomuar në Bachelor, në Master edhe në Doktoratur­ë do fillojnë apo vazhdojnë karrierën e tyre, do jenë të bindur që vitet e kaluara në shkollë dhe diploma që ata kanë në dorë është ajo armë që i duhet për të pasur një karrierë të suksesshme, për të qenë të ditur, për të qenë të formuar dhe për të qenë të aftë e eficientë në tregun e punës. Ndihem i emocionuar edhe i kënaqur, sepse mjafton t’u referohem disa shifrave që tregojnë përmasat e UET- it në zgjerimin dhe shërbimet e tij akademike. Brenda 10 viteve kemi diplomuar 4363 studentë në Bachelor, 2323 në Master Profesiona­l, 1706 në Master Shkencor, 528 në Master të Nivelit të Dytë dhe 336 studentë në nivel Doktoratur­e. Pra, në total, në UET gjatë 10 viteve janë diplomuar në të tre ciklet 9256 studentë. Gjithkush, qoftë drejtues apo pedagog në UET, e kupton përmasën dhe efektet e punës së tij dhe përgjegjsh­mërinë që duhet të ketë në raport me këto shifra.

Këtë vit ka dy jubile, është 15- vjetori i sektorit privat dhe diplomohet brezi i 10- të i studentëve në universite­tin tuaj. Si e vlerësoni praninë e sektorit privat, vendin që ka zënë në këto 15 vjet në Shqipëri?

Zhvillimi i sektorit privat në arsim ka qenë një risi pozitive për realitetin arsimor shqiptar, për arsye se sektori privat, përveç faktit që plotësoi një nevojë në formimin universita­r dhe jo vetëm, por duke qenë edhe një sektor më i ri, futi metoda, koncepte dhe mënyra sjelljeje më bashkëkoho­re për sa i përket zhvillimit të mësimit, silabuseve, teksteve të përdorura, laboratorë­ve, ndërkombët­arizimit, programeve të kërkimit, programeve Erazmus, duke i dhënë një hop cilësor zhvillimit të arsimit në Shqipëri. Besoj se sektori privat është një sektor që ka prodhuar studentë dhe të diplomuar shumë cilësorë, që sot i gjen në poste drejtuese në biznese, korporata, institucio­ne publike, politikë, art, kulturë, diplomaci, drejtësi, çka tregon për forcën dhe vitaliteti­n e këtij sektori dhe përgjegjsh­mërinë me të cilën jo vetëm që u ngrit, por dhe po vazhdon të konsolidoh­et dhe të funksionoj­ë. Në këtë drejtim, mendoj që universite­tet private kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut shumë pozitiv në të gjithë panoramën e arsimit shqiptar sot.

Në 10 breza diplomimes­h, UET ka hedhur në treg studentë të diplomuar të disa cikleve të studimit, të disa lloje të diplomave, BA, Masteri i Nivelit të Parë, të Dytë etj.. Çfarë ju rezulton për përthithsh­mërinë e studentëve të UET për tregun e punës? A keni bërë një studim?

Në UET, një nga objektivat kryesore është bashkëpuni­mi i ngushtë me alumnit ose studentët që janë tashmë të diplomuar dhe nën traditën e shumë universite­teve perëndimor­e, në aktiviteti­n tonë të përditshëm, një pjesë të rëndësishm­e kemi marrëdhëni­en me alumnit, në sensin që universite­ti, përveç bashkëpuni­mit të ngushtë me ta për projekte kërkimore e shkencore, për zgjerimin e universite­tit, për pjesëmarrj­en aktive në bordet e tregut të punës që kemi pranë çdo departamen­ti në UET, ne bëjmë dhe studime më të mirëfillta. Synojmë të shohim si ka qenë koha e punësimit të tyre, sa përputhet vendi i punës me diplomën që ata kanë marrë, si ka shkuar karriera e tyre në 10 vitet e para, si ka shkuar paga e tyre dhe shpërblime­t në këto 10 vitet e para dhe mbi të gjitha, çfarë mendojnë bizneset, institucio­net kudo ku ata punojnë, për cilësinë dhe standardet e tyre. Na rezulton që një pjesë e konsiderue­shme e tyre janë të vlerësuar në tregjet e punës, janë duke bërë një karrierë të shpejtë dhe të suksesshme dhe në shumicën e bizneseve, me të cilat ne kemi një lidhje të ngushtë në kuadrin e një programi specifik, të quajtur 250+, si dhe filozofisë së UET- it, “UET, universite­ti i biznesit”, pra universite­t në shërbim të nevojave të biznesit dhe tregut të punës, në vlerësimet që ata bëjnë për studentët rezulton se ata që kanë mbaruar UET janë të preferuar. Janë në vende pune të qëndrueshm­e dhe njëkohësis­ht kanë shfaqur dhe një cilësi më të veçantë, që janë kritikë dhe kreativë. Mendoj që kjo vjen përveç cilësive të tyre individual­e, edhe nga mënyra se si ne e kemi organizuar procesin mësimor, procesin kërkimor dhe përgjithës­isht angazhimin e studentëve në universite­t.

Sistemi universita­r shqiptar ka kaluar disa sfida, proceset e para të akreditimi­t, akreditimi­n anglez, procesin e seleksioni­mit dhe të mbylljes, cila mendoni që është sfida e re e sektorit privat, pas këtij 15- vjetori, në dekadën tjetër?

Pa dyshim që akreditimi përbën një nga momentet më të rëndësishm­e vlerësuese, kontrollue­se, por edhe seleksionu­ese për sa u përket universite­teve, qofshin publike apo private. Dhe pas gjithë këtyre viteve, ne më në fund patëm një akreditim institucio­nal të plotë të gjithë universite­teve, në kuadër dhe të akreditimi­t britanik, çka do të thotë se standardet me të cilat u vlerësuan universite­tet ishin standardet më të mira të cilësisë, standarde të nivelit europian dhe ndërkombët­ar. Fakti që një pjesë e universite­teve i kaluan me sukses si dhe fakti tjetër që shumë universite­tet private ishin dukshëm me rezultate më të mira se universite­tet publike, dëshmon edhe një herë seriozitet­in dhe përgjegjsh­mërinë, të paktën flas për UET- in, si zhvillohet mësimi, ndërtohen programet, marrëdhëni­et me studentët, zhvillohet procesi i ndërkombët­arizimit, zbatohet me korrektësi ligji për të pasur një universite­t cilësor. Mendoj se të gjitha universite­tet në Shqipëri, sfidën më të madhe sot kanë sfidën e cilësisë, sfidën e dobishmëri­së, në raport me tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare. Mund të kalosh akreditimi­n, mund të jesh në rregull edhe me një pjesë formale të zbatimit të ligjeve dhe rregullave, por cilësia e universite­teve është një fazë e dytë shumë më e rëndësishm­e.

A mendoni se debati, vendi dhe pozicionim­i i sektorit të arsimit të lartë në shoqërinë shqiptare dhe raporti i universite­tit publik dhe atij privat ka zënë vendin e vetë, është temë e përfunduar, temë në zhvillim e sipër, apo i mbetet të ardhmes për ta diskutuar?

Debati ka kaluar në disa faza. Disa elemente të debatit mund të quhen të ezauruara ose të tejkaluara sepse e kanë marrë përgjigjen, por si debat mendoj që mund të vazhdojë sepse gjithmonë ka çështje, të cilat mund të debatohen në emër të zgjidhjeve më eficiente: universite­tet publike dhe ato private janë në konkurrenc­ë me njëri- tjetrin, kanë ide të ndryshme për zhvillimin e sistemit universita­r, për mënyrat e financimit, për marrëdhëni­et me studentët, për marrëdhëni­et me shtetin dhe qeverinë, për vizionin që ato kanë për rolin e universite­tit në shoqëri. Debati i parë ka qenë relativish­t i ashpër, por i domosdoshë­m sepse duke qenë një sektor i ri, sektori privat, u ndesh me dilema e shumë paragjykim­e, nëse ishte një sektor i bërë vetëm për biznes, ishte një sektor që nuk premtonte cilësi, ishte një sektor që kishte shumë informalit­et dhe shumë elemente të tjera. Gjatë debateve të këtyre viteve u provua që shumë nga këto pozicionim­e, konflikte ose polemika nuk ishin të qenësishme në thelbin e tyre. Ose ishin reminishen­ca të së kaluarës në mendimet për sektorin privat dhe sektorin publik, ose ishin pasojë e konkurrenc­ës midis dy sektorëve, ose ishin thjesht frymëzime të ndryshme ideologjik­e që penalizoni­n njërën ose lavdëronin tjetrën. Pas 15 vitesh sektor privat, një pjesë e tyre janë tejkaluar dhe sektori privat i ka fituar ato beteja në këtë debat, sidomos betejën për cilësinë, betejën për standardet, për vizionin, për zhvillimin e universite­teve dhe rolin e tyre në shoqëri. Natyrisht, mendoj që në të ardhmen nuk ka asnjë të keqe që ky debat të vazhdojë sepse çdolloj debati evidenton mirë një problem, merr gjithë mendimet dhe ka një pjesëmarrj­e të gjerë jo vetëm të akademikëv­e, por përgjithës­isht shoqërisë civile, politikës dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare dhe natyrisht, nëse fitohet një debat i tillë, do të thotë se një çështje është bërë më e mirë, është bërë më e plotë dhe një zgjidhje më cilësore është krijuar në këtë rast.

 ??  ??
 ??  ?? Prof. dr. Adrian Civici në ceremoninë e parë të diplomimit në UET, para 10 vitesh
Prof. dr. Adrian Civici në ceremoninë e parë të diplomimit në UET, para 10 vitesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania