Panorama (Albania)

KPK rikonfirmo­n Belurin, edhe pse pushoi hetimet ndaj gjyqtarit Thanza

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të rikonfirmo­nte në detyrë prokurorin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Kostaq Belurin. Ky i fundit u vlerësua shumë mirë në kriterin e pasurisë dhe në atë të integritet­it të figurës. Mirëpo, prokurori Beluri pati probleme vetëm me dosjen e Admir Thanzës, të cilën e pati pushuar kur Prokuroria e Shkodrës e hetonte për korrupsion. Mirëpo, KPK nuk mund të shkarkojë gjyqtarë apo prokurorë bazuar vetëm mbi kriterin e aftësive profesiona­le. Vendimi për Belurin, gjithsesi, ishte me shumicë të thjeshtë. Krahas kësaj, trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulëzim Hamitaj, vendosi që dosjen e pushuar të Admir Thanzës për korrupsion ta kalonte për inspektim dhe në rast se vërehen shkelje, do të jetë Prokuroria e Përgjithsh­me ajo që do të marrë masa ndaj Belurit. Të pranishëm në seancën e vendimit ditën e djeshme ishin edhe një sërë figurash të tjera të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Sipas relatores Bekteshi, prokurori Beluri nuk ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm hetimore për t’i shkuar deri në fund dosjes në fjalë. Më konkretish­t, bëhet fjalë për një procedim penal për korrupsion të nisur ndaj ish- regjistrue­sit të Shkodrës, Sh. B. në vitin 2016. Ky person gjendej jashtë shtetit, ndërsa bashkëshor­tja e tij, L. H. u vu nën hetim nga Prokuroria për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike. Sipas KPK- së, kishte dyshime se L. H. po takohej në atë kohë me prokurorë e policë për të penguar arrestimin e të shoqit. Në një nga këto takime, L. H. e cila ishte nën vëzhgim dhe përgjim, takohet me gjyqtarin Thanza në Tiranë. Duke iu referuar materialev­e të dosjes, Bekteshi shpjegoi se L. H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operaciona­le e Policisë së Shtetit, teksa takohej me gjyqtarin Admir Thanza. Ajo është parë të shkëmbejë para në atë takim, ndërsa pas tij, ka telefonuar një person, që rezulton se është SH. B,. ku i thotë se “Pallati kushton 50 mijë euro”. Në kushtet ku kishte pamje filmike dhe dyshime të arsyeshme se gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ishte i përfshirë në korrupsion, Prokuroria e Shkodrës e dërgoi në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dosjen duke shpallur moskompete­ncë. Dosja i kaloi prokurorit Beluri, i cili vendosi të pushonte hetimet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania