Panorama (Albania)

Prokurori Adriatik Cama shkarkohet nga detyra për pasurinë e figurën

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme në mëngjes që të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama. Ky i fundit ngeli në kriterin e pasurisë dhe në integritet­in e figurës, pasi përflitet se ka qenë i përfshirë në korrupsion. KPK evidentoi se Cama ka qenë jobashkëpu­nues gjatë hetimit administra­tiv. Pritet që vetë prokurori ta apelojë vendimin, të cilin e cilëson si të padrejtë dhe të bazuar në thashethem­e. Seanca dëgjimore për prokurorin Adriatik Cama nuk ishte aspak pozitive. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka gjetur një sërë shkeljes të prokurorit në të tria kriteret e vlerësimit. Kështu, prokurori Cama kishte probleme me pasurinë, integritet­in e figurës dhe me aftësitë profesiona­le. Trupa gjyqësore drejtohej në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegu. Prokurori Cama, i pranishëm dhe i pashoqërua­r nga ndonjë avokat i cilësoi të padrejta rezultatet e hetimit administra­tive kundër tij. Sipas KPK- së, Cama ka probleme me një apartament 76 metra katrorë të blerë në vitin 2003 dhe të deklaruar me vlera të ndryshme. Relatorja e çështjes tha se kontrata e blerjes së apartament­it nuk përputhej me asnjërin prej deklarimev­e dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradikt­a që, sipas saj, “cenojnë rëndë figurën e prokurorit”. Komisioni vërejti probleme edhe në integritet­in e figurës, ku prokurori u përfol si person me kontakte me persona të papërshtat­shëm dhe i dyshuar për korrupsion.

 ??  ?? Adriatik Cama
Adriatik Cama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania