Panorama (Albania)

“Gjysma e gjyqtarëve fshehin pasurinë, vitin tjetër pa Gjykatë Apeli”

Raporti për gjyqtarët dhe prokurorët, Ganaj: Jemi të kufizuar në mjetet e kërkimit, s’kemi akses në TIMS si organet e Vetingut

-

Kreu i Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, jep alarmin se vendi vitin e ardhshëm mund të ngelet pa Gjykatë të Apelit.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Ganaj theksoi se nga kontrolli i deritanish­ëm të deklaratav­e të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit rezulton se gjysma e tyre rezulton me fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikte të interesit. Sipas kreut të ILDKPI- së, me tendencën e shfaqur, viti i ardhshëm do ta gjejë vendin edhe pa Gjykatë të Apelit, pas mosfunksio­nimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë. “Ju jeni në dijeni të rezultatev­e të para të ligjit për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Të dhënat e para janë shqetësues­e. Rezulton që afro 50% e tyre të kenë probleme, qoftë me fshehje të pasurive dhe qoftë me deklarime të rreme apo konflikte të interesit. Është një numër shqetësues, jashtëzako­nisht i lartë, duke pasur parasysh që ne si institucio­n jemi të kufizuar në mjetet e kërkimit dhe në ligj. Kur te ne ka arritur shifra 50%, imagjino ku do të arrijë kjo shifër, kur do të merren në konsiderat­ë edhe dy aspektet e tjera, ai profesiona­l dhe integritet­i i figurës. Pra, vetëm për aq sa ne kemi mundësi të bëjmë, shifra ka arritur në 50.1%. Pjesa e gjyqtarëve të Apelit ka pjesën më të lartë të problemati­kës. Kështu, duke parë që Gjykata Kushtetues­e është tani jashtë funksioni, Gjykata e Lartë është me problemati­ka të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të ngelemi edhe pa Gjykatë Apeli, me këtë trend që është paraqitur në të dhënat e para”, tha Ganaj.

KONTROLLI

Sipas kreut të ILDKPI- së, janë marrë nën shqyrtim deklaratat e afro 800 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, ku prioritet kanë pasur drejtuesit e institucio­neve të drejtësisë apo kandidatët për institucio­net e reja të drejtësisë, siç janë KLPja dhe KLDGJ- ja. “Viti 2017 në përgjithës­i ka qenë i përqendrua­r në ligjin për rivlerë- simin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Nga janari, ne pritëm rreth 800 deklarata të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe nga shtatori dhe tetori, me konstituim­in e organeve të rivlerësim­it kalimtar, ne dorëzuam dosjet dhe raportet përfundimt­are fillimisht për listën prioritare, që përfshinte: Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetues­e, kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me”, sqaroi kreu i ILDKPI- së.

AKSESI

Kreu i ILDKPI- së shprehu shqetësimi­n e tij lidhur me aksesin që institucio­ni i tij ka për subjektet që bëjnë deklarime. Përballë interesit të kreut të Komisionit të Ligjeve lidhur me disa vendimmarr­je të ndryshme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it për gjyqtarë dhe prokurorë, Ganaj theksoi se ILDKDPI- ja ka akses të kufizuar në institucio­ne. “Inspektora­ti është i kufizuar në atë që bën. Ne jemi të kufizuar në sistemin TIMS, ndryshe nga ata. Ne kemi akses vetëm në Hipoteka, Tatime, banka dhe kaq. Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka akses te të gjitha dhe ka edhe kohën. Ne kemi bërë pasqyrën deri në atë që kemi gjetur, për ato që kemi pasur akses”, tha Ganaj.

 ??  ?? Kreu i ILDKPI, Shkëlqim Ganaj
Kreu i ILDKPI, Shkëlqim Ganaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania