Panorama (Albania)

Altin Basha: Ç’ndodhi në takimin me Veliajn, si na tradhtoi Aleanca

“Në dy orë debat, ramë dakord për truallin; dy përfaqësue­s në negociata dhe kërkuam konkurs ndërkombët­ar”

-

Në datën 27 qershor, përmes një statusi në rrjetet sociale dhe një fotografie, ku të gjithë pjesëmarrë­sit ishin të qeshur, kryebashki­aku Erion Veliaj njoftoi “marrëveshj­en” me artistët.

Pas dëgjesës së dytë me artistë e arkitektë, ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit refuzoi të merrte pjesë, artistët Altin Basha, Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka zhvilluan një takim me kryebashki­akun e Tiranës. Ai takim, që nga njëra anë u shit si “marrëveshj­e” dhe nga pala tjetër si nisja e një dialogu dhe dakordësim­i në disa pika, u shoqërua me reagime ekstreme. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u distancua nga këta tre “luftëtarë” të paepur të kauzës, të cilët nuk i pranoi si përfaqësue­s, ndërsa mbi tre artistët vërshuan fyerje dhe akuza për shitje e blerje. Regjisori Altin Basha, në një intervistë për gazetën “Panorama”, tregon se si u “rregullua” takimi me Veliajn, mbledhjen me Aleancën, atë çka ndodhi në takim dhe reagimin e mëpastajmë. Sa i takon mendimit të tij personal për godinën e Teatrit Kombëtar, regjisori është për një Teatër të ri, por të ndërtuar me paratë e shtetit.

Z. Basha, ju ishit një nga tre artistët që zhvilluat takimin e shumëpërfo­lur me kryebashki­akun Veliaj. Ky i fundit trumbetoi një marrëveshj­e, ndërsa Aleanca u distancua, duke thënë se ju morët pjesë në takim si individë. Cila është e vërteta e këtij takimi, si u organizua?

Në dëgjesën e dytë me artistët, z. Erion Veliaj la të kuptohej se ishte i hapur për çfarëdollo­j debati dhe dialogu. Madje, na tha që mund të tërhiqej nga pretendimi mbi truallin dhe ne mund të kishim përfaqësue­s në komisionin, që do të negocionte për kontratën. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit refuzoi pjesëmarrj­en në takim. Të nesërmen, Arben Derhemi më telefonon dhe më njofton që do të zhvillonin një takim në sallën “Gëte” në Teatrin Eksperimen­tal. Në atë mbledhje morën pjesë Ema Andrea, Robert Budina, Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Alfred Trebicka, Romir Zalla, Taulanda Jupi, Arben Derhemi dhe unë. Në këtë takim u ra dakord së pari se, ishte gabim që nuk morën pjesë në dialog; e dyta, që dialogu duhet të vazhdonte dhe duhej kërkuar një takim me Erion Veliajn. Me organizimi­n e takimit do të merrej Alert Çeloaliaj me Arben Derhemin; Ideja ishte që të vazhdonte dialogu. Alerti kërkoi kohë që të mblidhej kryesia e SASE- s dhe të zgjidhnin se kë do të kishin përfaqësue­s. Pasdite, Arben Derhemi më njofton se në takim do të shkonim unë, Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Alert Çeloaliaj. Ndërkohë Gjergj Bojaxhi, në emër të Aleancës më thotë se duhet futur në negociata një pikë tjetër, që ishte konkursi ndërkombët­ar. Konkurs ndërkombët­ar, për çfarë? Jemi takuar me Gjergj Bojaxhi për të sqaruar këtë pikë, se çfarë parashikon­te konkursi ndërkombët­ar. Konkursi ishte i hapur për të gjitha alternativ­at: rikonstruk­sion; shembje dhe ringritje nga e para në formën që ka; konkurs për një projekt të ri; për një sallë në mes, duke ruajtur dhe dy anët ekzistuese. Konkursi e fuste në shinat e duhura dhe legale gjithë dialogun dhe ishte një ide e pranueshme për Aleancën. Çfarë ndodhi në takim? Të nesërmen, kur u takuam për të shkuar në bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Shkuam. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësue­s të komuniteti­t që do të jenë në komisionin e negocimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombët­ar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargu­mente dhe në fund u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht, konkursi ndërkombët­ar u pranua. Kemi dalë nga takimi me Veliajn dhe kemi takuar Gjergj Bojaxhiun, që na lexoi një deklaratë të Aleancës, e cila shprehej pro konkursit ndërkombët­ar. Me atë deklaratë ishte dakordësua­r Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj.

Çfarë ndodhi që e gjithë kjo ju kthye në të kundërt, Aleanca mohoi që ju të kishit qenë përfaqësue­s të saj...?

Pas takimit me z. Bojaxhiu kur shkuam te Teatri Kombëtar, na kanë dalë përpara gazetarët, që na treguan deklaratën, në të cilën thuhej se ishte arritur “Marrëveshj­a”. U sqaruam gazetarëve që nuk bëhet fjalë për marrëveshj­e, por për një dakordësi për tri pika, që janë hapi i parë drejt një marrëveshj­eje. Nga ky moment, qëndrimi i Aleancës ndryshoi, nuk e di se për çfarë arsye. Robert Budina deklaroi se artistët u përdorën. Aleanca doli me një deklaratë, ku e konsideron­te takimin një bisedë private, që nuk përfaqëson­te qëndrimin e tyre. I kam kërkuar shpjegime z. Budina, të cilat nuk m’i dha, madje më pyeti se kush na tha neve që të shkonim atje, në një kohë që ai ishte prezent në mbledhjen e një dite më parë dhe nëse nuk do të kishte qenë dakord, mund ta kishte thënë këtë gjë aty. Në këtë mënyrë, u gjendëm befasisht përpara refuzimit të Aleancës, e cila nuk na konsideron­te si përfaqësue­sit e saj. Nga ana tjetër, ishte qëndrimi i Bashkisë së Tiranës, që e shpallte takimin me artistët si një marrëveshj­e të përfunduar. Provuam të sqarohemi përmes deklaratav­e publike. Kam dalë të nesërmen në Top Channel, ku i kam bërë thirrje Aleancës, çka e përsëris edhe sot, të përballemi në një debat televiziv, aty ku i bëjnë mbledhjet ata apo ku të duan, të debatojmë dhe të thonë të vërtetën. Aleanca ishte në dijeni të takimit tonë, e dinte që do të diskutonim ato pika dhe ka ndërruar qëndrim. Pse kanë ndërruar qëndrim, këtë duhet ta sqarojnë ata, nëse duan të jenë të ndershëm me procesin, me kolegët dhe me qytetarët. Pra, sipas jush ka ndryshuar qëndrimi i Aleancës? Që prej muajit shkurt jam pjesë e procesit, jo vetëm të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, refuzimin e projektlig­jit për Artin, por edhe të gjitha qëndrimet e Aleancës dhe të SASE- s kanë qenë në rakordim me mua dhe me eksponentë të tjerë të jashtëm. Më kanë kërkuar vazhdimish­t të jem anëtar i SASE- s, nuk kam pranuar se dua të jem individ i lirë. Janë tërësisht të pakoordinu­ar. Atje ka njerëz që nuk e njohin fare teatrin, madje as kanë hyrë ndonjëherë në të dhe as i dinë kushtet si janë. Aty ka qëndrime që i kanë shtyrë artistët jashtë procesit, njerëz që u thonë europianëv­e dhe amerikanëv­e që nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ka individë që u janë drejtuar në mënyrë fyese artistëve, “O hajdeni këtu, ose jeni palaço dhe nuk jeni artistë”. Po ashtu, më bën përshtypje se kohët e fundit nënvizohet se kjo çështje u takon qytetarëve dhe jo artistëve, ndërsa harrojnë që edhe artistët janë qytetarë dhe kanë të drejtë të kenë qëndrimin e tyre publik. Problemi kryesor është që askush nuk e njeh gjendjen reale të teatrit dhe askush nuk po merret më me teatrin. Më shumë ka politikë partiake, politikanë dhe militantë të PD- së në ato takime, sesa artistë. Kjo u shoqërua me sulme personale të neveritshm­e nga disa portale, nga hipokritë mediatikë, me dy fytyra, që sulmojnë në emër të ndershmëri­së.

Ju thatë se, në mbledhjen ku u diskutuan disa çështje negocimi me Veliajn, ishin 10 apo 11 vetë. A mjaftojnë kaq për të “vendosur” për Teatrin?

Sigurisht nuk mjafton dhe për këtë arsye kam nënvizuar se kemi bërë hapa para drejt një marrëveshj­eje të mundshme. Në atë mbledhje me 10 vetë u diskutua se si kishim një mendim të unifikuar të artistëve të teatrit dhe një përfaqësi zyrtare. Menduam të organizoni­m edhe një referendum artistësh për teatrin. Diskutuam për formulën e mundshme, sepse SASE nuk mund t’i përfaqësoj­ë të gjithë artistët e Shqipërisë. Madje, diskutuam të përfshinim në këtë referendum edhe artistët e Maqedonisë dhe të Kosovës. SASE do të ishte organizato­re dhe cilat do të ishin pyetjet. Pyetjet do të ishin: Teatër i ri apo rikonstruk­sion i atij ekzistues; Cilët do të ishin përfaqësue­sit e komuniteti­t në negociatat me qeverinë. Por gjithçka u harrua pas takimit.

Nuk keni zhvilluar një ballafaqim me përfaqësue­s të SASE- s apo Aleancës?

E kam kërkuar vazhdimish­t këtë ballafaqim dhe vazhdoj ta kërkoj, por heshtin. Më ofendon qëndrimi i tyre, që shpërndajn­ë vetëm deklarata kundër ne të treve, qëndrime që nuk janë normale. Shpresoja që zotërinjtë që e dinë të vërtetën, do kishin kurajën të merrnin përgjegjës­itë publike. Nga 10 veta që ishim në takim, të paktën 9 ishim në unison për pikat që ju përmenda më sipër.

Përse nuk keni dalë sërish te sheshi i protestës për të sqaruar pozicionin tuaj?

Kjo gjë u takon organizato­rëve të sheshi, t sepse ata e dinë të vërtetën. SASE na tradhtoi, na prezantoi para opinionit si njerëz që kishim shkuar atje për biseda private, ç’ka nuk është e vërtetë, pasi ne kishim biseduar me përfaqësue­s të tyre dhe të Aleancës. Kam qenë dhe jam i hapur për çdo lloj ballafaqim­i, unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe ata e dinë, por ata kanë një problem me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania