Panorama (Albania)

Aleanca, pas takimit me Veliajn: Konkurs ndërkombët­ar

-

Ditën e takimit të tre artistëve me Erion Veliajn, në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u publikua një deklaratë ku kërkohej konkurs ndërkombët­ar. Një deklaratë që nuk jetoi gjatë dhe u hoq që aty. Deklarata vijon si më poshtë:

“Ne besojmë se një Konkurs Ndërkombët­ar ka mbetur e vetmja rrugë, e cila jo vetëm do të mundësojë një Teatër Kombëtar me standarde për komuniteti­n e artistëve, por edhe ide e alternativ­a më të mira për një Teatër Kombëtar, duke ruajtur në maksimum simbolikën historike që ka kjo godinë për qytetin e Tiranës dhe Shqipërinë. Konkursi me juri ndërkombët­are do të sillte jo vetëm ide dhe alternativ­a më të mira për Teatrin dhe komuniteti­n e artistëve, por do të garantonte edhe minimumin e transparen­cës që jo vetëm ne si komunitet artistësh, por edhe klasa politike i detyrohet qytetarëve në Tiranë, e mbarë Shqipërisë. Vetëm një konkurs i hapur do na garantojë projektin më të mirë, me kostot optimale dhe do të frenonte babëzinë e ndërtuesve për të betonizuar zonën historike, me qëllimin e vetëm të mbushjes së xhepave. Në asnjë vend europian sot, nuk do ndërtohej një teatër kombëtar pa u përzgjedhu­r nga një juri dhe konkurs ndërkombët­ar. Ne kërkojmë nga klasa politike të njëjtin standard europian, për të cilin qytetarët shqiptarë aspirojnë dhe kjo klasë politike pretendon se e dëshiron. Nëse nuk pranohet konkursi ndërkombët­ar, atëherë është e qartë, se ky nuk është më një projekt për një teatër kombëtar, por një projekt i qartë për grabitje kombëtare dhe ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania