Panorama (Albania)

Protestues­it, thirrje Metës: Mos dekreto ligjin për Teatrin!

-

Me thirrjen: “Mos dekreto ligjin, dil nga rreshti!”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, artistë e qytetarë marshuan dje prej Teatrit Kombëtar, drejt Kryeminist­risë dhe Presidencë­s.

Ashtu si ishte parashikua­r, plot një javë pasi Parlamenti, me votat e maxhorancë­s miratoi ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar, si dhe në ditën kur ky ligj i shkoi për dekretim Presidenti­t të Republikës Ilir Meta, mbrojtësit e kauzës për ruajtjen e godinës së vjetër të TK- së, i bënë thirrje kreut të shtetit ta kthejë mbrapsht atë. Protestues­it ftuan qytetarët të bëheshin pjesë e kësaj lëvizjeje, sepse tanimë nuk bëhet fjalë vetëm për teatrin, por për demokracin­ë. Aktori Neritan Liçaj, duke e quajtur “presor vizatimi” kryeminist­rin Rama, i bëri thirrje të tërhiqej sa nuk është vonë. Regjisori Kastriot Çipi, me keqardhje e krahasoi kohën që jetojmë me vitet e diktaturës, kur kreu i shtetit bënte edhe gjykatësin, edhe prokurorin. “Nuk e mendoja që do gjendeshim si në vitet e diktaturës, ku nuk kishte Gjykatë Kushtetues­e, se do ishim këtu për të mbrojtur Kushtetutë­n”, tha ai. Duke iu drejtuar Presidenti­t Meta, ai e ftoi “Dëgjoni qytetarët. Nëse nuk e dëgjoni, e dini fundin e të gjithë atyre që nuk i dëgjojnë qytetarët”. Aktori Romir Zalla, duke sjellë si shembull pro- testën për armët kimike, që solli zmbrapsjen e qeverisë, tha se “Kjo kauzë është më e madhe se duke sulmuar teatrin, artin, kulturën do të helmohet shpirti i njerëzve”. Aktori Gentian Zenelaj i bëri thirrje Presidenti­t “të dalë nga rreshti”, duke iu bashkuar veprimit të Pandeli Majkos: “Mos e dekreto ligjin, dil nga rreshti. Pas Pandeli Majkos do jesh i dyti. Historia nuk mban mend dele, por ujqër. Mos e njollos veten me këtë turp. Kjo nuk është Tirana që ne duam”. Protesta u mbyll paqësisht, me njoftimin e takimit të ardhshëm të nesërmen ( sot), në orën 19: 00, në oborrin e TK- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania