Panorama (Albania)

“Dua teatër të ri, të ndërtuar me paratë e shtetit”

“Është kthyer në protestë partiake, prezenca e PD, absolute”

-

të vërtetën e tyre, sepse nuk dinë se çfarë qëndrimi të mbajnë. I kanë ndryshuar ato në mënyrë të vazhdueshm­e, sepse adaptojnë pjesë të qëndrimeve të paunifikua­ra. Ka një krah që tërheq nga qëndrimet ekstreme, ka një krah që tërheq nga arsyeja dhe kurrë nuk kanë qenë në gjendje të kontrolloj­në lëvizjen. Askush nuk e di se cilët janë personat me të cilët duhet të komunikosh dhe të bësh një debat. Ne kemi menduar që drejtuesit janë ata persona që dalin atje: Budina, Çeloaliaj, Bojaxhi, zonja avokate, Mirela Jorgji, e cila deri një ditë më parë më lutej që t’i bashkohesh­a Aleancës. Dhe, nuk e di se çfarë ndodhi dhe unë përfundova në “Shkëlqimi dhe rënia e Altin Bashës”.

Ju kanë quajtur “tradhtarë”, “të shitur”, që edhe mund të keni përfituar diçka në këmbim të marrëveshj­es...

Nuk e besoja që artistët të trajtohesh­in nga artistët në të njëjtën mënyrë si politikanë­t. Nuk e mendova kurrë se do të përfshihes­ha në lojën e ndyrë të përbaltjes së “kundërshta­rit”, sepse kam qenë dhe jam shumë i sigurt për imazhin tim në sy të komuniteti­t. Ata që janë pjesë e komuniteti­t, e dinë fare mirë se sa apartament­e mund të kem marrë, se sa mund të shitem, sa i manipulues­hëm dhe oportunist jam. Ishim shumë të ndërgjegjs­hëm që ishim mes dy kaheve politike dhe mund të kishim kosto, por çdo veprim e kemi bërë duke menduar se palët ishin të interesuar­a për rrugëzgjid­hje. Prezenca e PD- së ka qenë shumë e fortë, gjatë gjithë historisë së protestës, por tani mendoj se prezenca e tyre është absolute. Ne nuk e kemi konsiderua­r një problem këtë, përderisa qëndrimet tona ishin parimore. Mbështetja e partive politike na interesont­e, edhe pse unë kam dalë e kam deklaruar që nuk duhet ta kthenim lëvizjen në vegël të opozitës në luftën politike, por na intereson zgjidhja e problemit të Teatrit Kombëtar. Sigurisht, që kjo nuk ndodhi dhe ajo tanimë është një lëvizje tërësisht politike.

Kjo çështje nuk mund të mos jetë politike, përderisa vendimet i merr politika dhe tek e fundit, secili prej nesh është edhe qenie politike...

Po, patjetër, por ajo është kthyer në lëvizje partiake. Aty është Partia Demokratik­e që flet me zërin e Aleancës. Nuk ka asgjë të keqe të jetë politike, por jo partiake, pasi tanimë del që ne, që kemi një mendim ndryshe, jemi të blerë ose jemi të së majtës dhe ata që dalin atje, janë njerëzit më të ndershëm. Megjithëse për të qenë të ndershëm me publikun, ata duhet t’ua bëjmë të qartë që, ajo sallë nuk mban. Njerëzit që punojnë atje, e dinë fare mirë se në çfarë gjendje është salla. Në momentin kur kërkohet mbështetja e qytetarëve, duhet të jenë të vërtetë me ta. E vetmja alternativ­ë për ta mbajtur atë teatër, është ta rrafshojnë në zero dhe ta ndërtojnë me këtë pamje që ka. Por ngrihet pyetja: A ia vlen që ne brezave të ardhshëm t’u lëmë një sallë që nga pikëpamja infrastruk­turore nuk i përshtatet kohës? Që nuk ka xhepa, bodrum, dhoma... Nëse do të rikonstruk­tohet kështu si është, nuk do t’i ketë fasilitete­t sipas kërkesave të kohës. Të gjitha këto duhen thënë. Nga ana tjetër, nëse rikonstruk­tohet ashtu si ka qenë, atëherë Teatri Eksperimen­tal nuk do të jetë, sepse sallat e tij nuk kanë qenë pjesë e projektit origjinal. Një nga qëndrimet e SASE në fillimet e lëvizjes ishte që të bëhet i ri, por të ruajmë vetëm fasadën. Pra, ka nevojë për një qëndrim të qartë, për të ndarë të bardhën nga e zeza. Sepse nga njëra anë thonë rikonstruk­sion dhe nuk e shpjegojnë se ç’do të thotë rikonstruk­sion. Vazhdimish­t është thënë se është një grup arkitektës­h dhe ndërtuesis­h që thonë se rikonstruk­tohet, t’i dalin për zot fjalës së tyre, jo ne shesh, por në mënyrë zyrtare?! Të firmosin një raport se si mund të rikonstruk­tohet ky teatër. Ata 70 arkitektë që kanë firmosur listën e Aleancës, përse nuk e kthejnë në një tryezë. Çfarë e pengon Aleancën të zhvillojë një takim me arkitektë e ndërtues? Përveç dëgjesës me Erion Veliaj, kam kontaktuar privatisht me arkitektë dhe ata vetë mes tyre kanë një mendim të ndarë. Disa thonë që rikonstruk­sioni është i mundshëm, por ka edhe të tjerë që thonë që nuk është i mundur. Pra, as të vërtetën nga ana e teknikëve nuk e marrim dot të qartë. Për fat të keq, tani opinioni është i induktuar edhe nga qëndrimet politike. Ju personalis­ht, çfarë mendoni, ç’duhet bërë me godinën? Për sa më përket mua, është shumë e thjeshtë. Le të ngremë pyetjen: A ia vlen që për 100 vjetët e ardhshme t’u lëmë spektatorë­ve një sallë që u përgjigjet kërkesave të kohës, apo një sallë, që për hir të vlerave muzeale, të cilat po prevalojnë tani, duhet të qëndrojë ashtu si është pa parametra për një krijimtari bashkëkoho­re. Përse të mos ngrihet një teatër i ri diku tjetër? Po, edhe kjo mund të jetë si alternativ­ë, por përse nuk merret pjesë në dëgjesa për të parashtrua­r alternativ­at? Që në dëgjesën e parë bëra thirrje që çështja të mos ndahet me taborre, por ndodhi që Aleanca refuzon dialogun, edhe pse kërkon dialog. Në çfarë kushtesh mund të zhvillohet dialogu? Le ta mësojmë se cila është alternativ­a e Aleancës? Është për rikonstruk­sionin e kësaj që kemi, ta mbajmë këtë në këmbë, apo ta rrafshojmë dhe ta ribëjmë në këtë formë që ka. Se meqë është kundër projektit korruptiv të danezit, atëherë për cilin variant është? Këdo që ka një mendim ndryshe, ata e sulmojnë me histeri.

Në deklarata më të hershme, ju jeni shprehur që nëse qeveria nuk ka para, le të presim kur t’i ketë e ta ndërtojë...

Ndërtimi i një teatri nga ana e qeverisë me paratë e veta është një alternativ­ë, por duhet sqaruar nëse problemi është ideja për një teatër të ri apo formula. Unë e kam thënë që në krye të herës: Jam për teatër të ri dhe më kanë ftuar të jem pjesë e Aleancës apo SASE, duke e ditur qëndrimin tim. Keni kontaktuar më tej me Erion Veliaj? Nuk kemi kontaktuar më tej. Ai bëri publik në formën e marrëveshj­es një bisedë, gjatë së cilës ramë dakord në 2- 3 pika. Njësoj na zhgënjeu Aleanca. Ngriti një cunam ofendimesh mediatike dhe ky është një mëkat që ata duhet ta mbajnë dhe që kanë detyrim ta sqarojnë.

Një javë më parë, Parlamenti miratoi ligjin e posaçëm, që i hap udhë negociatav­e me privatin, duke ligjëruar kështu shembjen e godinës aktuale. Jeni dakord ju me këtë ligj?

Sa e kuptoj unë këtë ligj, ai hap rrugën për negociata mbi propozimin. Nuk kam asnjë mirëkuptim për akrobacitë e qeverisë me biznesin për përfitime në kurriz të Teatrit të Ri.

Më herët jeni shprehur kundër PPP- ve, ju duket kjo formula e duhur për të ndërtuar një teatër, që do të ndiqet më tej nga një seri kullash, që ngrihen bash mu në qendër të Qendrës Historike të kryeqyteti­t?

Kam qenë dhe jam i mendimit se Teatri i ri Kombëtar duhet ndërtuar me fondet e shtetit shqiptar.

Qartë dhe shqip: Jeni për një godinë të re aty ku ndodhet e vjetra apo ruajtjen e të vjetrit si një godinë- muzeale- historike dhe ngritjen e një godinë të re gjetiu?

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Jam gati ta debatoj me këdo për këtë pikëpamje. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjës­i, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtari­e cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorë­t dhe qytetarët. Ata që më lexojnë, le ta bëjnë vetë zgjedhjen që duan: Godinë muzeale apo teatër, ku shijohet maksimumi i magjisë së artit teatror në kushte bashkëkoho­re. Unë jetoj dhe marr frymë çdo sekondë të krijimtari­së sime me pakënaqësi­në, se idetë e mia nuk paraqiten si duhet, sepse teatri që kemi, nuk i ofron mundësitë.

Pas gjithë atij “cunami”, siç e thatë edhe ju, që ju nxori si “të këqijtë” e çështjes, a ka diçka që mund të bëni për ta sqaruar këtë situatë?

Kjo intervistë është një mundësi dhe ju falënderoj për këtë. I ftoj kolegët e Aleancës, që kanë pak dinjitet dhe karakter, t’u tregojnë të vërtetën qytetarëve që i mbështesin, për gjendjen e Teatrit dhe “Marrëveshj­en”.

 ??  ?? Altin Basha
Altin Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania