Panorama (Albania)

Korrupsion­i në burgje, Iljaz Labi dënohet me 5 vjet burgim

Me burg, edhe biznesmenë­t Kalaja, Laska, Balla dhe Sinani

- Iljaz Labi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të dënojë me 5 vjet burgim ish- zv. drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi, i cili u shpall fajtor për korrupsion.

Trupa gjykuese, e kryesuar nga Ilirjana Olldashi, nuk ia pezulloi vuajtjen e dënimit Labit, i cili ishte edhe bashkëpunë­tor i drejtësisë në çështjen kundër ish- drejtorit të Burgjeve Artur Zoto. Kështu, sipas vendimit të lexuar nga kryesuesja, Labi dënohet përfundimi­sht me 3 vjet burg si bashkim dënimesh dhe ulje te 1/ 3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor edhe për armëmbajtj­e pa leje. Më tej, Gjykata vendosi edhe 4 vjet burg për biznesmenë­t Shemsi Sinani dhe Ylber Kalaja. Gjithashtu, me nga 3 vjet u dënuan Nexhmi Balla dhe Elidjan Laska. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda, e përfaqësua­r nga prokurorja Elisabeta Imeraj, pati kërkuar 5 vjet burgim për ish- zv. drejtorin e Burgjeve dhe që t’i pezullohej dënimi për shkak se ishte bashkëpunë­tor i drejtësisë. E njëjta gjë është kërkuar edhe për biznesmeni­n Ylber Kalaja.

Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, shkelja në tenderë është konstatuar në vitin 2016, kur Drejtoria e Burgjeve shpalli një tender të mbyllur për furnizimin me vezë dhe bulmet të institucio­neve të vuajtjes së dënimit. Në këtë tender pa shpallje, tre konkurrent­ët binin dakord mes tyre për fituesin dhe ofertat. Kësh- MILIONE lekë është shuma, për të cilën akuzohet se ka marrë Artur Zoto në këmbim të tenderit të furnizimit të burgjeve me vezë dhe bulmet në vitin 2016. Këto para i janë dorëzuar në zyrë nga Iljaz Labi, sipas dëshmisë së këtij të fundit, i cili thotë se nuk ka marrë asgjë mbrapsht. tu ndodhi edhe në këtë rast, ku fituesi ishte paracaktua­r. Konkretish­t, administra­torët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M. B. Kurti” dhe “Nelsa”, konkretish­t, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshj­e për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve për furnizimin me ushqime. Nga hetimi ka rezultuar se administra­torët takoheshin me njëri- tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrj­en në tender, duke shkëmbyer informacio­nin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrj­es në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Administra­torët e këtyre shoqërive paraprakis­ht përcaktoni­n edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentac­ion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe joformale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontrak­torit me njërën nga shoqëritë fituese. Për tenderin në fjalë, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë le- kësh të reja te zv. drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit. Sipas Prokuroris­ë, Iljaz Labi ka mbajtur në mënyrë të rregullt kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshm­e me shtetasit Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktue­si është subjekti “Nelsa”, me administra­tor shtetasin Nexhmi Balla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania