Panorama (Albania)

Gjykata lë në burg 4 të arrestuari­t për 3.4 mln e sekuestrua­ra

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër të arrestuari­t për 3.4 milionë eurot e zbuluara në Portin e Durrësit. Ditën e djeshme u zhvillua seanca e parë gjyqësore për rivlerësim­in e masave të sigurisë, që kur çështja kaloi nga Durrësi te Krimet e Rënda në Tiranë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor dhe në fund, Gjykata rikonfirmo­i masat e arrestit me burg për të katër të arrestuari­t që janë: Edi Lika, administra­tor i kompanisë që solli makinat nga Belgjika, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trajlerit Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi automjetes­h.

Dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelli, kërkuan që mediat të mos ishin të pranishme, pasi mund të dalin fakte që cenojnë hetimin. Kjo gjë u kundërshtu­a nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, pasi sipas tyre, Prokuroria nuk ka sjellë asnjë akt të ri ligjor. Avokatët mbrojtës të të pandehurve folën edhe pas seancës gjyqësore për mediat në lidhje me vendimin e gjykatës.

“Absolutish­t ishin të njëjtat prova dhe dyshimet që MILIONE euro të dyshimta u gjetën në dy automjete “Toyota Yaris”, që ishin ngarkuar në Belgjikë dhe po futeshin në vend nga Porti i Durrësit ishin në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ndërkohë, është shtuar akuza e re që ka të bëjë me një grup të strukturua­r kriminal dhe kryerja e veprave kriminale, kryer nga grup i strukturua­r kriminal”, tha avokati Saimir Vishaj. Nga ana tjetër, Policia vijon të kërkojë dy kushërinjt­ë Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet se ishin porositësi­t e dy automjetev­e tip “Toyota”, ku u gjetën edhe paratë. Veprimi i parë që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë dërgimi i tri letërporos­ive në Britani, Belgjikë dhe Gjermani për të marrë të dhëna më të shumta, si për kushërinjt­ë Vladi ashtu edhe për Edi Likën, i cili rezulton se ka punuar në Britani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania