Panorama (Albania)

Sekuestroh­en llogaritë bankare të grupit që trafikoi 613 kg kokainë

-

Task- Forca Speciale e “Forcës së Ligjit”, ka sekuestrua­r llogaritë bankare të grupit që dyshohet se trafikoi nga Kolumbia 613 kg kokainë, që u kap në Maminas në shkurt të këtij viti. Policia e Shtetit tha dje se në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacioni­t “Last Snow”, ku u sekuestrua­n 613 kg kokainë, Task- Forca Speciale bëri sekuestrim­in e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” ShPK dhe “Ecoalmax” ShPK. Vlera totale e sekuestrua­r është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milionë lekë të rinj, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia. “Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacioni­t ‘ Forca e Ligjit’, po vijon he-

Sipas një raporti të Policisë italiane për çështjet e narkotikëv­e gjatë vitit të kaluar, Shqipëria konsideroh­et si vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës, që kanë si destinacio­n tregjet e Italisë dhe ato europiane.

Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali ka publikuar raportin vjetor për vitin 2017, duke publikuar statistika rekord konfiskime­sh të drogës, kryesisht kanabis. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskime­ve, mbi 90 tonë nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, thuhet në raport. Ndërsa theksohet se trendi i timet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta”, tha dje Policia e Shtetit. “Arbri Garden” me pronar Arbër Çekajn është kompania që porositi ngarkesën me banane ku u gjet e fshehur kokaina, ndërsa ko- konfiskime­ve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin e vitit 2017, që e konsideron si konfiskimi­n më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marcheve, të barabartë me 8 tonë marijuanë, që kishte si des- mpania “Ecoalmax” rezulton se ka pronar Selim Çekajn, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrim­it. Nga një kërkim në QKR, rezulton se dy kompanitë përcaktojn­ë si zyra qendrore të njëjtin lokacion: “Durrës Maminas- Rruga tinacion Europën Veriore. “Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj”, thuhet në raport. Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat Dytësore Maminas- Durrës, Magazinë, me nr. pasurie 328/ 44, zona kadastrale 3796”. Pikërisht në këto magazina, efektivët e Policisë sekuestrua­n sasinë rekord të kokainës. Konteineri me drogë mbërriti në Portin e Durrësit më 19 shkurt, pasi kishte kaluar në Portin e Livornos më parë, ku ishte vonuar disa ditë. Operacioni është bërë më 28 shkurt gjatë natës, ku kamioni është ndjekur nga oficerët e Policisë deri te magazina ku mblidheshi­n bananet në Maminas. Më pas, është lëshuar edhe urdhër- ndalimi ndaj pronarit të firmës “Arbri Garden” që porositi ngarkesën, i cili u arrestua në Gjermani, pasi u shpall në kërkim nga autoritet shqiptare. gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transporti­mit në brigjet italiane. TRAFIKIMI Nisur nga përmasat e trafikut, sipas raportit të Policisë italiane, grupet e krimit shqiptar konkurrojn­ë me or- ganizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarj­es së drogës. Nga të dhënat e raportit, shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku. Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit, ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. Sipas të dhënave që Antidroga italiane i ka pasqyruar në raport, vlerësohet se rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshua­ra. Shumica e drogave të konfiskuar­a, afërsisht 95 për qind u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoria­le dhe përgjatë kufijve detarë. Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëv­e të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa bime narkotike. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktiviteti­n e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimi­n se së bashku me “Ndrangheta” në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombët­are ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë.

 ??  ??
 ??  ?? Kokaina e kapur në Durrës
Kokaina e kapur në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania