Panorama (Albania)

Vrau prostitutë­n në Itali, arrestohet pas 19 vitesh

Vlonjati i dënuar me 23 vjet burg, ndryshonte emrat

- ETLEVA DELIA

Një 42- vjeçar nga Vlora, ndër më të kërkuarit nga drejtësia italiane dhe ajo shqiptare për përdhunimi­n, vrasjen dhe varrosjen e një prostitute nga Ekuadori, është arrestuar dje gjatë një operacioni në Tiranë.

Ylli Vangjelaj, i njohur edhe me emrin Fatmir, i cili prej 19 vitesh jetonte në arrati, duke ndryshuar vazhdimish­t identiteti­n, ishte dënuar në Itali me 23 vite burgim, për vrasjen e ndodhur në vitin 1999. Vendim ky që ishte njohur edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2009. Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë operacioni­t të koduar "Fundi i arratisë", që u krye nga shërbimet e Drejtorisë Hetimore Qendrore në bashkëpuni­m me shërbimet e Policisë së Tiranës, asaj të Vlorës, Njësinë Operaciona­le të Drejtorisë Hetimore Qendrore, si dhe në koordinim me shërbimin policor italian "Interforze" në Shqipëri. Ylli Vajngjelaj, në bashkëpuni­m me dy shqiptarë të tjerë, shtetasit, Erjon Sejdiraj dhe Robert Ziu, janë dënuar për vrasjen e 20vjeçares nga Ekuadori, Betty Ponce Yadira Ramirez, e cila ushtronte prostituci­on në Piacenza të Italisë. Trupi i saj u gjet i varrosur afër lumit Po, disa ditë pas ngjarjes. Vangjelaj ishte i vetmi që i kishte shpëtuar prangave deri më sot. Dy bashkëpunë­torët e tij aktualisht ndodhen në burg në Itali.

VRASJA

Ngjarja e rëndë për të cilën janë dënuar 3 shtetasit shqiptarë, Ylli ( Fatmir) Vangjelaj, Erjon Sejdiraj dhe Robert Ziu ka ndodhur më 9 dhjetor të vitit 1999. Viktima, e cila u rrëmbye, u përdhunua, u vra dhe më pas u varros nga 3 të akuzuarit në afërsi lumit Po, në Piacenza ishte prostituta Ponce Ramirez nga Ekuadori. Sipas mediave italiane, Erjon Sejdiraj, aktualisht 40 vjeç, është cilësuar si autori kryesor i vrasjes së prostitutë­s nga Ekuadori, ngjarje për të cilën ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Sejdiraj është arrestuar në Francë në vitin 2015, me kërkesë të Policisë italiane dhe në bashkëpuni­m me Interpolin. Sipas mediave vendase, Policia bëri të mundur arrestimin e tij në Francë, ndërsa të dhënat për identiteti­n, krimin dhe dënimin që ishte dhënë nga gjykatat italiane për shqiptarin ishin të shpërndara në të gjitha policitë e botës. Sipas informacio­neve që janë botuar në mediat italiane, mësohet se Sejdiraj, pasi kishte mundur të humbte gjurmët, pas krimit të rëndë, kishte nisur një jetë të re me gruan dhe tre fëmijët e tyre, ndërsa familja e tij jetonte në Itali. Erjon Sejdiraj, që ishte edhe autori kryesor i ngjarjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm, pas kryerjes së vrasjes ishte larguar në drejtim të Belgjikës. Ka qenë një telefonatë që ai ka bërë me prindërit e tij që jetojnë në Itali, e cila bëri që Policia të vihej në gjurmët e vendndodhj­es. Vrasja e vajzës nga Ekuadori, në vitin 1999, është konsiderua­r si një prej krimeve më të rënda të ndodhura për një dekadë në Piacenza, ku, për fatin e keq, personat që u akuzuan për këtë ngjarje ishin të gjithë shqiptarë. Për krimin e kryer dhe për përfshirje­n në grupe prostituci­oni në Itali, shqiptari ishte dënuar me burg të përjetshëm në mungesë. Ndërsa dy bashkëpunë­torët e tij, Robert Ziu dhe Ylli ( Fatmir) Vangjelaj ishin dënuar me 23 vite burg. Robert Ziu është arrestuar para disa vitesh dhe ndodhet në burg, ndërsa Vangjelaj ishte në kërkim deri dje, kur u arrestua nga Policia shqiptare në Tiranë. Policia tha dje zyrtarisht se vrasja për të cilën është dënuar Vangjelaj, ishte porosi e një grupi kriminal, që merrej me shfrytëzim prostituci­oni në zonën e Piacenzas.

 ??  ?? Vendi ku u gjet e varrosur viktima
Vendi ku u gjet e varrosur viktima

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania