Panorama (Albania)

Policia mësyn natën në Velipojë, heqin shezlonget, që kanë zënë rërën

-

SHKODER- Mbi 150 forca Policie të Shkodrës, FNSH- së, forcat "Shqiponja" bashkë me shërbimet e tjera të Komisariat­it kanë zbarkuar në plazhin e Velipojës, për të liruar hapësirat publike të zëna forcërisht në pjesën e rërës. Sipas ligjit në fuqi, 20 për qind e rërës në plazhe duhet të jetë e lirshme për pushuesit. Në Velipojë edhe kjo hapësirë për çdo vit është zënë forcërisht. Për herë të parë, institucio­net, të kryesuara nga Bashkia Shkodër dhe Policia, kanë bashkërend­uar punën për lirimin e këtyre hapësirave. Aksioni është menduar që të nisë pas mesnate për heqjen e 500 shezlongev­e, që janë të paligjshme. Gjatë këtij operacioni të Policisë, mes efektivëve dhe pronarëve të shezlongev­e ka pasur debate të ndryshme. Pronarët kanë kërkuar që Policia të mos ndërhyjë gjatë orëve të natës si dhe t'i kishte njoftuar ata, pasi pretendojn­ë se kanë aplikuar për leje për shfrytëzim­in e territorit në Velipojë. Një prej debateve më të forta ka qenë ai mes drejtorit të Policisë Vendore të Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetarit në PDnë e Velipojës, Nikollë Marku, njëkohësis­h ish- kryetar i ish- Komunës Velipojë. Nipat e Markut posedonin shezlonge në Velipojë dhe Policia ka shkuar aty për shkak se Bashkia Shkodër ka pasur edhe emrin e tyre në listë si të parregullt. Aty ka ndërhyrë kreu i PD- së, duke thënë se kjo është e qëllimshme për të goditur Partinë Demokratik­e dhe se ky operacion është ndërmarrë në mënyrë selektive, duke mos qenë të gjithë të barabartë. "Ju keni ardhur me urdhër politik këtu. Keni ardhur në mënyrë politike. Ju e dini se unë jam kryetari i PD- së. Këtu është pronë e nipave të mi. Keni ardhur gabim. Nuk mund të sillet Policia në këtë mënyrë. Ka ditë boll dhe duhet të vini ditën. Duhet të na kishit njoftuar dhe do kishim marrë vetë masat tona, por ju jeni këtu politikish­t. Ne e kemi bërë këtë biznes me gjakun e shpirtit. Kemi duruar 50 vite dhe nuk e kemi problem të durojmë edhe 500 vite nga ju. Ju edhe një vit jeni, se pastaj do t'i marrim ne fatet e vendit në dorë dhe nuk do sillemi kështu me qytetarët. Kjo është brutale dhe nuk mund të veprojë kështu Policia e Shtetit. Po e bëni në mënyrë selektive dhe këtu jeni me qëllim", tha kreu i PDsë Nikollë Marku. Ndërsa drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Vehbi Bushati, i është përgjigjur se Policia po zbaton ligjin dhe se nuk ka asnjë urdhër politik. "Këtu nuk jemi në miting, as asgjë. Ne jemi Policia e Shtetit. Kemi në dorë një listë me emra, që janë të paligjshëm për shkak se nuk kanë dokumentac­ion dhe listën na e ka dhënë Bashkia Shkodër. Jemi për të zbat- uar ligjin dhe asgjë më shumë dhe për t'u ofruar të gjithë pushuesve një sezon sa më të mbarë turistik. Askush nuk do të tolerohet", tha kreu i Policisë Bushati.

 ??  ?? Shezlonget e sekuestrua­ra nga Policia
Shezlonget e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania