Panorama (Albania)

Librat falas, Ministria: Procedura për të përfituar

Gjini: Tekstet merren nga prindërit. Nëse dëmtohen, i paguajnë

-

Të gjithë nxënësit e ciklit fillor, me përjashtim të klasës së pestë, do të mësojnë me tekstet e Ministrisë së Arsimit.

Ato do të merren në përdorim prej tyre disa ditë përpara fillimit të shkollës për t’i dorëzuar në mbyllje të vitit. Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar, Zamira Gjini, ka dhënë më tepër detaje mbi këtë procedurë dhe numrin e përfituesv­e. “Tekstet falas do t’i marrin të gjithë nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt. Janë rreth 125 mijë nxënës, por krahas tyre do të vazhdojnë të marrin tekstet falas edhe të gjithë ato kategori të nxënësve, të cilët i kanë marrë tekstet falas edhe vitet më parë, siç janë kategoritë e nxënësve me aftësi të kufizuara, nxënësit rom dhe egjiptianë, nxënësit që vuajnë paraburgim­in, apo edhe kategori të tjera, shtresa sociale, të cilat i kanë marrë tekstet falas, por që i takojnë klasave nga e pesta deri në të dymbëdhjet­ën”.

Ndërkohë, i gjithë procesi i shpërndarj­es së tyre pritet të nisë në muajin shtator e të ketë përfunduar deri në ditën e parë të shkollës. “Përpara datës 17 shtator, prindërit me fëmijët e tyre do të kontaktojn­ë me mësuesit dhe nëpërmjet mësuesve do të marrin paketën e teksteve për fëmijën e tyre”, nënvizon Gjini. Për këtë, nuk do të nevojitet asnjë lloj parapagese dhe më pas rimbursimi. Tekstet bashkë me fletoret e punës do të jepen pa para nëpërmjet prindërve, të cilët i marrin në dorëzim në fillim të vitit shkollor e do të duhet t’i kthejnë në fund. Në rast se kjo nuk ndodh, ata duhet t’i paguajnë, pasi në të kundërt nuk marrin tekstet për vitin pasardhës.

“Do t’i kenë tekstet në përdorim. Në rast se nuk i dorëzojnë apo e keqpërdori­n, atëherë duhet ta paguajnë tekstin sipas çmimit që është në katalogun e teksteve shkollore dhe do të marrin tekstet për vitin e ardhshëm shkollor. Kjo është hera e parë në shumë vite që Ministria mundëson tekste falas për nxënësit e arsimit fillor.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar, Zamira Gjini
Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar, Zamira Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania