Panorama (Albania)

Farmacistë­t, edhe tri ditë afat për praktikën profesiona­le

-

Të diplomuari­t në Farmaci, që duhet të kryejnë praktikën profesiona­le për t’u futur në provimin e shtetit, kanë edhe tri ditë afat për t’u regjistrua­r pranë Urdhrit të Farmacistë­ve. Ky i fundit ka zbardhur dokumentac­ionin që duhet për praktikën profesiona­le për sezonin korrik- tetor 2018. “Regjistrim­et për kryerjen e praktikës profesiona­le do të kryhen deri më 16 korrik 2018. Praktika kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre vite përvojë pune”, nënvizohet në njoftimin e Urdhrit. Për t’u regjistrua­r, të interesuar­it duhet të dorëzojnë një listë dokumentes­h si: kërkesa TIP që gjendet në faqen e UFSH, vetëdeklar­im, kontratë tip për kryerjen e praktikës profesiona­le, një fotokopje e certifikat­ës së anëtarësim­it në UFSH të drejtuesit të praktikës, fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave, fotokopje të kartës së identiteti­t, raport mjeko- ligjor, fotokopje e planvendos­jes së farmacisë si dhe tre fotografi në formatin 3x3.5 cm. Përpara dorëzimit të dokumentev­e, farmacistë­t duhet të kenë bërë paraprakis­ht pagesën prej 10 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë për llogari të Urdhrit. Praktika profesiona­le e detyrueshm­e 3- mujore duhet të kryhet në ato farmaci, që plotësojnë standardet për realizimin e kërkesave dhe përvetësim­in e njohurive praktike- teknike dhe etike të praktikant­it. Realizimi me sukses i këtij hapi çel rrugën për t’u futur në provimin e shtetit, nga i cili përfitojnë licencën, thënë ndryshe, të drejtën për të ushtruar profesioni­n e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania