Panorama (Albania)

SHBA nxit Europën të ndjekë linjë të ashpër me Iranin

-

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të enjten ka nxitur kombet europiane që të bëhen të ashpra ndaj Iranit, duke shkurtuar të gjitha fondet që vendi mund të përdorë për të nxitur paqëndrues­hmëri në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Pompeo u takua me zyrtarët europianë në Bruksel, pas një takimi të liderëve të NATO- s, për të ngritur çështjen e “terrorizmi­t dhe luftërave e autorizuar­a” iraniane. Ai u bëri thirrje vendeve europiane të bashkohen me një fushatë presioni ekonomik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Teheranit, që filloi me zell, pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshj­a bërthamore iraniane, në maj. “Nuk mund të thuhet kur Irani mund të përpiqet të nxisë terrorizmi­n, dhunën dhe paqëndrues­hmërinë në një nga vendet tona”, ka shkruar Pompeo në “Twitter”, një mesazh i shoqëruar nga një hartë që akuzon Iranin për sponsorizi­min e të paktën 11 sulmeve terroriste në Europë, që nga viti 1978. Po ashtu ai akuzoi Iranin se shkel rezolutat OKB, duke dërguar armë në vende të caktuara në Lindjen e Mesme. Pompeo kujtoi se javën e kaluar një diplomat iranian u akuzua se po organizont­e një komplot në Paris, Francë. Qeveria iraniane e ka mohuar përfshirje­n në një incident të tillë, duke e quajtur atë të sajuar. Thirrjet nga SHBA për një politikë të ashpër ndaj Iranit, vijnë në një kohë kur Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka nisur një vizitë në Europë dhe kur BE dhe fuqi të tjera botërore po përpiqen të mbajnë në fuqi marrëveshj­e nukleare të Iranit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania