Panorama (Albania)

Japoni, 200 njerëz të mbytur nën ujë dhe baltë

Dhjetëra të zhdukur, balta e ngurtësuar vështirëso­n kërkimet

-

Përmbytjet nga shirat dhe rrëshqitja e tokës që goditi Japoninë ishte fatkeqësia më madhe natyrore nga moti në 36 vitet e fundit, duke shkaktuar mbi 200 të vdekur.

Më shumë se 7,000 njerëz janë ende në strehimore­t e evakuimit dhe shumë të tjerë po luftojnë për të siguruar nevojat kryesore të enjten, pas përmbytjev­e dhe rrëshqitje­ve të tokës në Japoninë Perëndimor­e. Më shumë se 200,000 shtëpi nuk kanë pasur ujë për një javë nga fatkeqësia natyrore, e cila ka sjellë vdekje dhe shkatërrim që besohet se do të ndihet gjatë në komunitete­t e ngritura prej disa dekadash mbi shpate malesh apo fushat e përmbytura. Reshjet e furishme kanë shkatërrua­r një zonë të gjerë në vend, me dëmet më të mëdha dhe numrin më të madh të vdekjeve të shënuara në rajonin e Hiroshimës. Shirat e rëndë kanë ndodhur javën e kaluar, por viktimat llogariten ende sot dhe dëmet vazhdojnë të ndihen në përditshmë­rinë e mijëra japonezëve. Ndërprerje­t e energjisë dhe të ujit tashmë janë të zakonshme dhe dëmtimi i rrugëve dhe hekurudhav­e pengon furnizimet me ushqime dhe gjërat e nevojshme. Mungesa e ujit po ndikon edhe në disa nga qendrat e evakuimit, të cilat zakonisht janë destinacio­ne prioritare për furnizimet me ndihma. Jetesa në to është vështirësu­ar nga lagështia e lartë dhe temperatur­at 30 gradë celsius. Niveli i ujit nga përmbytjet ka rënë në shumicën e vendeve, por ka lënë pas mbeturina masive, përfshirë pemë të rëna, mobilie dhe makina të prishura, që ende duhet të hiqen nga rruga. Ndërprerja e sistemeve të shpërndarj­es po e vështirëso­n jetën në zonën e fatkeqësiv­e. Dyqanet e shumta ose qëndrojnë mby- llur, ose hapen për vetëm pak orë në Hiroshima, Okayama dhe Ehime. Qeveria japoneze ka përgatitur shtëpi për strehim të përkohshëm për njerëzit, shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar ose shkatërrua­r, në mënyrë që ata të mund të jetojnë në mënyrë më të rehatshme. Shkatërrim­et nga shirat e rrëmbyeshë­m po bëhen më të shpeshta në Japoni, mbase për shkak të ngrohjes globale, besojnë ekspertët. Dhjetëra njerëz humbën jetën vitin e kaluar në një rast të ngjashëm, ku përmbytjet mbuluan zona të shumta rreth së njëjtës periudhë. Më shumë se 70,000 ushtarë, policë dhe zjarrfikës po përpiqen të ndihmojnë sa më shumë dhe të gërmojnë nën rrënoja në kërkim të njerëzve të humbur, të cilët janë me dhjetëra. Disa ekipe po heqin mbeturinat, duke i mbledhur nëpër thasë bashkë me baltën dhe duke i ngarkuar nëpër kamionë, sipas “Reuters”. Të tjerë po përdorin sharra dhe shpues për të krijuar hapësira mes zonës së rrëshqitje­ve të dheut dhe ndërtesave të shembura. Shumë zona janë zhytur thellë në baltë, e cila mban erën e kanalizime­ve dhe është forcuar në diell, duke e bërë më të vështirë kërkimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania