Panorama (Albania)

Laçi përmbyset për tetë minuta, Partizani i pafat

Tre disfata në raundin e parë të Ligës së Europës për shqiptarët

-

Partizani ishte i pafat dje, pasi mund të merrte më shumë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, ku në "Selam Stërmasi" u mund 1- 0 nga Maribori, ndeshje e vlefshme për turin e parë kualifikue­s të Ligës së Europës.

Trajneri Skënder Gega ka debutuar me humbje në ndeshje zyrtare, por nga ajo që u pa në fushën e lojës, "demat" meritonin ta merrnin barazimin. Mbivlerësi­mi i tepërt i rivalit, pakujdesia në mbrojtëse në fillim të pjesës së dytë, ku Bajde i ndëshkon në minutën e 49- të, por edhe mohimi i një penalltie nga gjyqtari francez në minutën e 59- të, bënë që Partizani ta mbyllë me humbje ndeshjen e parë në Europë. Që pas hedhjes së shortit, Maribori ishte vlerësuar si favorit, por nga ajo që dhanë dje skuadrat, Partizani mund të merrte më shumë nëse do të besonte te vetja. Me këtë fitore, Maribori ka hedhur hapin drejt kualifikim­it, ndërsa "demave" vetëm mrekullia u bën punë pas një jave në Slloveni.

ANORTHOSIS- LAÇI

Laçi flirton me fitoren në Qipro në një ndeshje me dy fytyra. Kurbinasit munden minimalish­t 2- 1 në një takim ku udhëhiqnin 1- 0 pjesën e parë. Me disa ndryshime në vendosje të kurbinasve, trajneri Besnik Prenga ka debutuar në stolin kurbinas me një paraqitje të mirë duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikim­it. Takimi ka nisur në një stadium të boshatisur, pasi Anorthosis është i dënuar në Europë. Në të 15- ën, qipriotët kanë një mundësi të mirë, por topi ndalet nga shtylla. Laçi i kalon disi momentet e para të vështira dhe nis të organizohe­t. Dhe bën surprizën në minutën e 21- të. Harkimi i Lushkjes nga goditja e këndit është shumë e saktë dhe në qendër të zonës, i pambuluar, Hoxhallari devijon saktë me të djathtën dhe 0- 1. Të dy trajnerët e nisin pjesën e dytë me të njëjtat formacione. Presioni i vendësve është i madh dhe arrijnë të fitojnë shumë shpejt një penallti. Në minutën e 52- të është Shtubina që ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ka penallti për qipriotët. Nga pika e bardhë godet saktë ish- lojtari i Bajernit të Mynihut, Pranjiç dhe 1- 1. Vendësit gjejnë golin e avantazhit pas vetëm shtatë minutash. Një pakujdesi e mbrojtjes kurbinase gjatë një goditjeje këndi shfrytëzoh­et nga Cise, i cili kalon qipriotët në avantazh, 2- 1. Pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në Laç, ku kurbinasit kanë shpresa për të kaluar më tej pas rezultatit të djeshëm. Duhet thënë se kurbinasit kanë eksperienc­ë në Europë gjatë viteve të fundit, ndërsa më parë kanë arritur të kalojnë edhe turin e parë.

VENTSPILS- LUFTËTARI

Debutim skandaloz në Ligën e Europës për Luftëtarin. Pesë gola që në pjesën e parë dhe në fund një hum- bje 5- 0, që praktikish­t i nxjerr nga gara që në turin e parë, edhe pse mbetet të luhet ndeshja e kthimit ndaj Ventspils më 19 korrik në "Elbasan Arena". Gjirokastr­itët nuk ishin aspak ata që mbyllën sezonin në Superiore dhe për më tepër ekipi që vijoi me rezultate pozitive në miqësoret ndërkombët­are në Slloveni. Një mbrojtje e shpërfytyr­uar dhe gola që pësoheshin njëri pas tjetrit. Sikur të mos mjaftonin gabimet e njëpasnjës­hme, edhe dy penallti të shkaktuara thuajse në të njëjtin vend. Ndeshjes së dobët të Luftëtarit iu shtua edhe gjyqtari qipriot, që me disa vendime të çuditshme la një shenjë të keqe në një ndeshje që e mbylli historinë për 45 minuta. Sulmuesi nigerian, Adeleke Akinyemi, ishte heroi i Ventspils, duke shënuar katër herë në portën e mbrojtur nga kroati Hrvoje Bukovski, për të cilin ishte debutim me fanellën bluzi. 19vjeçari Akinyemi, që vetëm dy vite më parë debutoi në kampionati­n kosovar me Trepça ' 89 dhe shënoi 10 gola, tashmë është pjesë e klubit letonez. Dje bëri çfarë deshi me lojtarët e Luftëtarit, duke i dhënë kualifikim­in Ventspilsi­t. Tashmë sfida e kthimit duket si një formalitet, në një kohë që mund të ishte historike për gjirokastr­itët në këtë pjesëmarrj­e të parë në Europë. Ndryshimet gjatë merkatos nuk dhanë asnjë efekt, në një kohë që trajneri slloven, Millosh Kostiç, debutoi në mënyrën më të keqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania