Panorama (Albania)

Pogba: Pa plan anti- Modriç, finalet fitohen, nuk luhen

-

Pak përpara se të dilte në konferencë, Umtitin e kishin ngatërruar me Pogbanë, por mesfushori e mori me të qeshur situatën. Kur vjen radha e tij për të folur, Pogba bëhet serioz sepse e di që nuk është koha për humor.

Pol jeni në finale, a janë kujtimet e 2016- s ende të gjalla?

Shpresoj të mos humbim përsëri sepse shija, që mbetet, është e hidhur dhe e vështirë për t'u harruar. Nuk do ta përballojm­ë situatën njësoj si dy vite më parë sepse në Europian menduam se e kishim kupën në "xhep" pasi mposhtëm Gjermaninë favorite.

A ndiheni favoritë për trofeun?

As që e mendoj. Kroatët kanë ardhur deri këtu duke mundur ekipe të mëdha dhe në mesin e shumë vështirësi­ve. Ashtu si ata, edhe ne duam yllin. Ky që kemi në fanellë nuk është i imi.

Mendoni se është multikultu­ra, çelësi i suksesit tuaj deri tani?

Besoj se ka kaluar koha kur ngjyra e lëkurës përbënte problem brenda një skuadre futbolli. Franca është e larmishme dhe ky ekip e përfaqëson më së miri. Në sallë shoh gazetarë nga e gjithë bota, kjo është diçka e bukur.

Si do ta planifikon­i finalen e së dielës?

Ndeshje të tilla nuk luhen e as planifikoh­en, thjesht fitohen. Kroacia ka individual­itete të rëndësishm­e, si Modriç dhe Rakitiç, por edhe shpirt të lartë grupit, nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ketë plane anti- Modriç apo ndaj ndonjë lojtari tjetër. Nuk duhet të kursehemi sepse duam që në shtëpi të kthehemi me trofeun. Pres një finale të madhe kundër një ekipi të madh sepse e di që në Kroaci flitet ende për 1998- ën. Ata do të kërkojnë edhe një lloj hakmarrje duke kërkuar të na mundin.

Nëse fitoni Kupën, mendoni se nuk do t'ju gjykojnë më?

Kjo temë është paksa delikate sepse në futboll, sapo gabon, të sulen të gjithë duke thënë se nuk vlen. Unë do të përpiqem të bëj detyrën time pa u kursyer, pastaj kritika apo elozhe pak rëndësi ka, sepse çdo gjë është pjesë e lojës. Më vjen mirë që tifozët kanë pritshmëri ndaj meje, sepse do të thotë se besojnë, por gjithsesi nuk ndihem lider.

Sa ka ndikuar Didie Deshamp në arritjen e finales?

Fakti që ka qenë lojtar i madh, kapiten dhe kampion në një ekip që shkroi historinë është një dallim shumë i madh me trajnerët e tjerë. Që nga takimi i parë kam vënë re që ka disa aftësi komunikues­e që nuk i kam hasur askund. Deshamp është ylli i vërtetë i kësaj skuadre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania