Panorama (Albania)

Gega: Ky është maksimumi ynë, i kënaqur në fund nga lojtarët

-

Trajneri Skënder Gega ka debituar me humbje te Partizani, por tekniku i ri ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. 54- vjeçari u tregua i sinqertë në përfundim të ndeshjes, pasi pranoi se kaq është maksimumi i skuadrës së tij për momentin. Gega e pranon se me më shumë besim, por edhe me pak fat, Partizani meritonte më shumë ndaj Mariborit, ndonëse dihen diferencat mes dy klubeve.

Gega, duke parë ecurinë e takimit me Mariborin, nëse do të kishit besuar më shumë mund të kishit marrë edhe barazimin?

Të besosh është shumë mirë, por ka limite. Në këtë fazë ku jemi ekipi është përgatitur në një periudhë shumë të shkurtër. Gjatë gjithës kohës e dinim se çfarë kundërshta­ri kemi. I studiuam me kujdes dhe si trajner u mundova që të gjithëve t'u jap besim të plotë, sepse në fushë luhet 11 ndaj 11. Po të lush në fushë i disiplinua­r, diferencat zvogëlohen. Sot ( dje) treguam se me pak punë gjërat në futboll mund të ecin shumë më mirë. Jam jash- tëzakonish­t i kënaqur nga djemtë, pasi dhanë maksimumin, megjithëse nuk janë në gjendjen e tyre optimale. Një pjesë kanë ardhur të dëmtuar dhe disa me vonesë. Gjithsesi, duke parë kundërshta­rin që patëm përballë, me pak fat mendoj se mund të merrnim më shumë në këtë takim. Ky është futbolli, ku jo gjithmonë mund të bësh më të mirën dhe të marrësh fytet mbrapsht. Jam optimist se me këtë grup mund të shkojmë më lart.

Duke iu referuar rezultatit, sa shanse keni në ndeshjen e kthimit?

Do të jemi në një situatë tjetër, sigurisht në një presion më të madh. Është e sigurt që do të jemi nën presion dhe ata do të mundohen që të na zhbalancoj­në. Për mua është shumë e rëndësishm­e që të luajmë në një mënyrë, me disiplinë dhe ashtu siç stërvitemi çdo ditë. Referuar kundërshta­rit që patëm përballë, personalis­ht jam i kënaqur dhe falënderoj çunat për atë që dhanë në fushë.

Ju vjen keq që u ndëshkuat nga një episod, që po bëhet zakon te Partizani, pasi zakonisht i nis keq pjesët e dyta?

Ai gol ishte shumë i evitueshëm. Nuk qe ndonjë top i rrezikshëm, ishte një dyluftim i dy futbollist­ëve tanë. Duhet të bënin pak sakrificë dhe të dilnin edhe nga "fair play" duke shkaktuar faulle, pasi në fund të fundit sakrifikon për ekipin.

Kërkoni edhe fatin, por a është ky maksimumi i ekipit tuaj?

Sot për sot ky është maksimumi ynë, sepse është shumë e thjeshtë ta dish se çfarë do marrësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania