Panorama (Albania)

Argjentina në finale, Pitana do gjykojë Francë- Kroaci

-

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, në program këtë të diel në orën 17: 00, në "Luzhniki" të Moskës, do të gjykohet nga argjentina­si Nestor Pitana. Bilbili amerikano- jugor do të ndihmohet në menaxhimin e ndeshjes më të rëndësishm­e të "Rusi 2018" nga asistentët argjentina­s Hernan Maidana dhe Huan P. Lates. Ndërsa holandezi Bjorn Kaipers do të jetë arbitër i katërt. Finalja e vogël, ajo për vendin e tretë, në program ditën e shtunë mes Belgjikës dhe Anglisë në Shën Pjetërburg ( ora 16: 00), do të gjykohet nga iraniani Alizera Faghani.

Historike - Kjo do të jetë ndeshja e pestë që 43- vjeçari Pitana do të drejtojë këtë Botëror. Ai ishte edhe gjyqtari i ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në "Luzhniki", të cilën vendësit e fituan 5- 0, Suedi- Meksikë ( 3- 0) në Jekaterinb­urg. Çuditërish­t, ai ka gjykuar si Francën, ashtu edhe Kroacinë në Rusi. Pitana ishte kryesor i ndeshjes që ballkanasi­t fituan me penallti ndaj Danimarkës në 1/ 8- at në Nizhni Novgorod dhe çerekfinal­en e fituar 2- 0 nga Franca kundër Uruguait, po në të njëjtin qytet. Në katër ndeshjet e deritanish­me, ai ka bërë një paraqitje bindëse, përveç disa dyshimeve për përdorimin e VAR- i në Suedi- Meksikë. Pitana ka treguar 12 kartonë të verdhë, por asnjë të kuq. Ai do të bëhet gjyqtari i dytë argjentina­s që drejton një finale Botërori dhe i dyti që gjykon në dy Botërorë ( 2014 dhe 2018), pas Angel Koereza në Meksikë 1970 dhe Argjentinë 1978.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania