Panorama (Albania)

Pakti me Greqinë, Rama ironi për “tradhtarët”, Tsipras: Greqia e fituar me Zonat Ekskluzive

Rama: 12 muaj punë të vështirë për të qenë gati qershorin e ardhshëm

- ARISTIR LUMEZI

Komisioner­i për zgjerimin, Johannes Hahn, tha dje se Komisioni Europian do të nisë nga puna javën e ardhshme, për të përgatitur Shqipërinë për qershorin e 2019 për hapjen e negociatav­e.

Hahn zhvilloi një konferencë për shtyp me Kryeminist­rin Rama pas takimit që zhvilluan së bashku. “Tashmë kemi një rrugë të qartë që të drejton në hapjen e negociatav­e të integrimit midis BE- së dhe Shqipërisë, në qershor të vitit 2019. Ndërkohë, procesi i reformave duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, ashtu siç ka ndodhur deri më tani. Mendoj që është e rëndësishm­e të nënvizoj se jemi tanimë në fillim të një pune të rëndësishm­e dhe do të jem në Tiranë të enjten e ardhshme për të nisur punën përgatitor­e për këtë. Kjo është një ambicie sfiduese, një punë gjithëpërf­shirëse, në të cilën duhet të shohim në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt. Kështu, procesi screening është i detyrueshë­m, duhet bërë dhe nga cilësia e punës, varet ritmi me të cilin do të ecin negociatat më tutje. Mendoj se gjithçka që do të bëhet në muajt në vazhdim është e rëndësishm­e për cilësinë dhe shpejtësin­ë e diskutimev­e në vijim”, tha komisioner­i Hahn. Sipas tij, puna do të nisë menjëherë mes ekipeve të Brukselit dhe qeverisë shqiptare. “Kjo është ajo që ramë dakord, që ekipet tona duhet të fillojnë punën menjëherë, edhe përpara pushimeve të verës, për të punuar mbi të gjitha këto drejtime, në mënyrë që të garantohet një analizë e qartë dhe e plotë mbi situatën”, u shpreh Hahn. Ai vlerësoi rëndësinë e këtij procesi, duke kërkuar dhe kontributi­n e opozitës. “Kështu, do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme, për të biseduar për ato hapa të mëtejshëm që Komisioni synon të ndërmarrë me këtë qëllim. Ndaj, pres me padurim të flas për detaje të tjera javën e ardhshme në Tiranë, duke u takuar siç thashë, përsëri me Kryeminist­rin, qeverinë, figura të rëndësishm­e të administra­tës, por gjithashtu, nëse do të ketë kohë, do të përpiqemi të flasim edhe me opozitën. Sepse edhe një herë, flasim për një objektiv kombëtar, që ka nevojë për mbështetje­n e të gjithëve në shoqëri, në mënyrë që të përmbushen synimet që ndahen nga të gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për një qëllim të fortë, të qartë, ku të gjitha sferat e shoqërisë bëhen bashkë”, tha komisioner­i Hahn.

KRYEMINIST­RI

Kreu i qeverisë siguroi komisioner­in për Zgjerimin, i cili do të ndjekë nga afër fazën përgatitor­e të analizës së hollësishm­e të përputhsh- mërisë së legjislaci­onit shqiptar me atë të BE- së, se 12 muajt në vijim do të jenë shumë bashkëpunu­es për qeverinë shqiptare. “Ishte një kënaqësi e veçantë të takohem me ju pas vendimit të Këshillit dhe për të diskutuar së bashku për të vënë në lëvizje të gjithë procesin e përgatitje­s, procesin analitik, që do të nisë menjëherë. Jam shumë mirënjohës që ju do të vizitoni Tiranën në ditët e ardhshme, për të filluar dhe praktikish­t t’i kthejmë këto 12 muaj në 12 muaj të një pune të vështirë, për të qenë absolutish­t gati kur negociatat të fillojnë formalisht dhe të bëjmë pikërisht atë që ju thatë, të fitojmë më shumë kohë duke u përgatitur më mirë”, tha Kryeminist­ri Rama gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp. Duke vlerësuar rekomandim­in e Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo fazë përgatitor­e do të shërbejë dhe për skeptikët ndaj këtij rekoman- dimi që të sqarojnë opinionin e tyre publik. “Unë dua gjithashtu të nënvizoj se ky ishte vërtet një miratim shumë i rëndësishë­m, për ne, i rekomandim­it të bërë nga Komisioni, por jo vetëm kaq, ishte shumë e rëndësishm­e për ne të shikonim 25 vende të luftonin së bashku për të njohur arritjet e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë, të shikonim në fund që edhe ata që ishin më ngurrues, të bashkohen dhe praktikish­t të dalin me një kompromis të mirë, kështu duke siguruar që ne të mos humbim asnjë minutë e në të njëjtën kohë, edhe ata të mund të merren në një mënyrë më të arsyeshme me opinionin publik në vendet e tyre”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Rama e Hahn, dje gjatë konferencë­s
Rama e Hahn, dje gjatë konferencë­s
 ??  ?? RAMA E HAHN, DJE GJATE KONFERENCE­S
RAMA E HAHN, DJE GJATE KONFERENCE­S

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania