Panorama (Albania)

Vetingu, Ndreca probleme me pasurinë dhe figurën

KPK: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë ka k ontakte të papërshtat­shme

- ERALD DELIU

Karriera e gjatë e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca u trondit ditën e djeshme në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, teksa hetimi administra­tiv gjeti një sërë problemesh në pasurinë e tij.

Jo vetëm kaq. Sipas KPKsë, gjyqtari Ndreca ka kontakte të papërshtat­shme, të cilat i ka fshehur duke mos i deklaruar në formularin e DSIK- ut. Ndreca, me një karrierë të gjatë në gjyqësor, ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë që prej vitit 2013. Ai ishte i pranishëm ditën e djeshme në seancë, së bashku me avokaten Mine Progonati. Trupa gjykuese përbehej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia. Relatorja e çështjes theksoi se hetimi administra­tiv për gjyqtarin Tom Ndreca është bazuar në dy kritere, atë të pasurisë dhe të integritet­it të figurës. Që në fillim, relatorja theksoi se raporti i ardhur nga ILDKPKI- ja e ka nxjerrë pa probleme gjyqtarin Ndreca. Mirëpo, hetimi administra­tiv i KPK- së thotë ndryshe. Në sitën e vetingut kaluan: një apartament 120 metra katrorë, i blerë për 2.4 milionë lekë, së bashku me një garazh 18 metra katrorë, i blerë për 470 mijë lekë në Tiranë. Si burim për blerjen e këtij apartament­i ka shërbyer shitja e një apartament­i në Rrëshen dhe kursimet nga paga; një apartament 74 metra katrorë në Golem, i blerë për 31 mijë euro me burime kursimet nga paga; një apartament 93 metra katrorë, i blerë për 6 milionë lekë në Tiranë; një automjet “Golf” i blerë për 200 mijë lekë, kursime kesh në vlerën 1.5 milionë lekë; depozitë bankare në emër të bashkëshor­tes në shumë 3 milionë lekël; depozitë në emër të djalit në vlerë 1 milionë lekë dhe llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në vlerën 1.2 milionë lekë. Sipas relatores Shuli, KPK- js ka konstatuar deklarata kontradikt­ore në lidhje me apartament­in 120 metra katrorë. Gjyqtari nuk ka deklaruar garazhin, një automjet që ka blerë i biri në vitin 2005 dhe nuk justifikon kursimet kesh në vlerën 1.5 milionë lekë. Gjyqtari Ndreca është justifikua­r për mospërputh­jet në deklarata, duke thënë se nuk ka pasur pasuri të fshehura. Ai tha se KPK- ja nuk ka llogaritur të ardhurat nga pagat për vitet 1980- 2003. “Dua t’ju kujtoj se unë e kam përfunduar shkollën në vitin 1979 dhe që nga ajo kohë kam punuar”, tha Ndreca në seancë, pa dhënë ndonjë shpjegim shumë të qartë. INTEGRITET­I I FIGURËS

Sa i përket kriterit të integritet­it të figurës, KPK- ja vlerëson se gjyqtari Tom Ndreca nuk ka plotësuar me saktësi formularët për DSIK- un. Ai, sipas komisionit, nuk ka deklaruar në këta formularë kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar vite më parë me 0.4 gramë kanabis sativa. Pas arrestimit, sipas KPK- së, Policia gjeti 6 kg kanabis në banesën e kunatit të gjyqtarit, mirëpo, hetimet për të u pushuan, pasi “nuk pati prova që droga i përkiste atij”. Sipas relatores Shuli, Ndreca e ka ditur këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës. Por gjyqtari Tom Ndreca dhe avokatja e tij pretenduan se nuk e kanë fshehur këtë fakt, pasi nuk e kanë pasur detyrim për ta deklaruar. Ai u pyet nëse kishte pasur dijeni për nisjen e procedimit penal për kunatin, por gjyqtari tha se nuk e dinte se çështja kishte përfunduar në Prokurori. Avokatja e tij tha se KPK- ja ka bërë interpreti­m të gabuar, sepse kunati i gjyqtarit nuk mund të konsideroh­et person që vjen nga krimi i organizuar. Gjyqtari, në fund të seancës kërkoi nga KPK- ja që të rikonfirmo­hej në detyrë, duke parashtrua­r edhe një analizë paralele të likuiditet­eve të tij. Seanca e vendimit do të mbahet më 17 korrik në orën 15: 00.

 ??  ?? Tom Ndreca
Tom Ndreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania