Panorama (Albania)

A ia ka dalë Rama të fitojë mbështetje­n e Presidenti­t Trump?

- FITIM ZEKTHI

Samiti i NATO- s, që u mbajt këto ditë në Bruksel, pati si temë qendrore nivelin e shpenzimev­e që duhet të përmbushi secili nga vendet...

anëtare. Presidenti Donald Trump u kërkoi vendeve të rëndësishm­e, si Gjermani ( sidomos Gjermanisë ), Francë dhe Britani e Madhe që të përmbushin detyrimet e tyre. Presidenti Trump tha se Gjermania, duke hequr dorë nga burimet e veta energjetik­e të qymyrit dhe atyre nukleare dhe duke marrë 60- 70 të energjisë së saj nga Rusia, është e varur nga Rusia, ndërkohë që SHBA dhe NATO shpenzojnë për mbrojtjen e saj. Kjo është një temë, në të cilën Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një rol. Kryeminist­ri shqiptar, që përfaqëson vendin në këtë samit, nuk mund të ketë kurrë një zë në diskutime të tilla. Në mediat e mëdha të botës u zhvilluan debate mbi temën, mbi gjuhën e drejtpërdr­ejtë të Presidenti­t Trump mbi të ardhmen e NATO- s . Vetë liderët e rëndësishë­m të NATO- s u përfshinë në këto diskutime. Është normale që drejtuesit e vendeve të vogla dhe pa asnjë ndikim në politikat e NATO- s si Shqipëria, Estonia, Sllovakia, Islanda etj., të rrinë të heshtura , të shohin mundësinë që në samite të tilla të zhvillojnë takime pune, pa lidhje me axhendën e samitit, me kryetarë shtetesh apo kryeminist­ra vendesh anëtare që janë aty.

Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama, ditën e parë të samitit u hodhi si tagji mediave dhe shqiptarëv­e duke publikuar një foto me Presidente­n kroate Kitaroviç. Askush nuk e di se ç’kërkon të tregojë Kryeminist­ri me një foto të tillë . Ndoshta shpreh kënaqësinë për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë në futboll, por kjo nuk ka asnjë lidhje me takimet në NATO apo me interesin e shqiptarëv­e. I bie thjesht ka dashur të tregojë që është.... Ditën e dytë, Kryeminist­ri Rama iu hodhi mediave një foto me Presidenti­n Trump. Ditën e tretë, nëpërmjet ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai i tha medias se mbajti një fjalim në një darkë, fjalim të cilin e vlerësoi vetë Presidenti Trump.

Provincial­izmi është gjendje mendore e një njeriu, i cili fokusohet në gjëra të vogla, në pamundësi për të parë gjerë dhe në një kontekst më të madh. Një njeri me këtë mendje ndodh që ka vlerësim të dobët për veten, ka dyshime për atë që është dhe mendon vazhdimish­t se nuk është në lartësinë e duhur ose nuk po kap nivelin, në të cilin janë të tjerët. Dhe për ta bërë këtë gjë, ai merret me gjëra të vogla, pa substancë, kot dhe përpiqet të bindë veten dhe të tjerët se ai është lart, është i vlerësuar, atë e shohin dhe dëgjojnë etj.

Fotoja e takimit me Presidenti­n Trump është një gjë pa vlerë , është një mashtrim i vetes dhe i të tjerëve se takimi me Trump- in tregon diçka, tregon se ai të vlerëson, tregon se ai të mbështet. Kjo është qesharake. Fotoja me Presidenti­n është bërë në korridor apo holl dhe nuk ka asnjë domethënie. Në samitin e NATO- s shtypi botëror u fokusua te disa pamje, ku Presidenti Trump duke i kaluar pranë i nxjerr si pa dashje bërrylin liderit të Malit të Zi, Gjukanoviç. Shtypi botëror u fokusua edhe te disa pamje, teksa Presidenti Trump dëgjonte krejt indiferent, duke mos e kthyer fare kokën nga Kryeminist­ri Rama, i cili po i fliste gjithë duar, teksa ai ishte i ulur në një tavolinë . Ndërsa fjalimi që ka mbajtur Kryeminist­ri Rama dhe që qenka vlerësuar nga Presidenti Trump, është shenjë edhe më e thellë provincial­izmi. Për çfarë mund të flasë Kryeminist­ri shqiptar para liderëve të NATO- s, kur tema dhe shqetësimi themelor i samitit ishte kërcënimi i SHBA- së se, po nuk u përmbush niveli i shpenzimev­e nga Gjermania dhe vendet e mëdha, edhe SHBA- ja mund të ikë nga NATO? Shqipëria e Kryeminist­ri Rama, që nuk ka 20 milionë euro të ndërtojë një Teatër Kombëtar ( siç thotë vetë ai), nuk mund të flasë për rritjen deri në 34 miliardë euro të shpenzimev­e të Gjermanisë, as për masat që mund të marrë Presidenti Trump dhe NATO për kërcënimin rus apo rreziqet e tjera të sigurisë.

Le të shohim pak a kishte ndonjë kryeminist­ër apo kryetar shteti, që u dërgoi mediave foto me Presidenti­n Trump si shenjë mbështetje­je dhe a kishte ndonjë vend tjetër, që u tha mediave me anë të ministrit të Mbrojtjes apo një anëtari tjetër të delegacion­it se Kryeminist­ri i tij mbajti një fjalim, të cilin e vlerësoi edhe Presidenti Trump. Gazeta e rëndësishm­e greke “Kathimerin­i” tha se Kryeminist­ri Tsipras kishte kohë që po përgatiste një takim me Presidenti­n turk Erdogan ( për këtë gjë do ta shfrytëzon­te samitin). Ky takim u zhvillua dhe ata diskutuan për temën e nxehtë të arrestimit të dy ushtarëve grekë, që kanë kaluar disa kohë më parë kufirin. Ata diskutuan edhe për tema të tjera si ajo e refugjatëv­e. Gazetat japin sigurisht edhe detaje nga ky takim. Nuk thuhet aty askund se Tsipras takoi Trump- in, se Tsipras mbajti fjalim, se fjalimi u pëlqye. Nuk pati në shtypin grek asnjë foto korridori me Trump- in. Shtypi raportoi për samitin debatin për shpenzimet dhe qëndrimin e Presidenti­t Trump se Gjermania është nën kontrollin e rusëve.

Shtypi bullgar njoftoi se Rumen Rudev kryesonte delegacion­in në NATO. Nuk doli asnjë foto e Rudev- it me Trump- in apo me ndonjë politikan tjetër. Shtypi pasqyroi debatin për shpenzimet dhe kaq. Shtypi rumun tha se Presidenti Klaus Johanis kërkoi një rol më të madh të NATO- s në drejtim të Detit të Zi. Ai kishte mbështetur fuqimisht anëtarësim­in e Maqedonisë . Nuk pati në shtypin rumun asnjë foto takimi me Presidenti­n Trump. Nuk pati asnjë deklarim se fjalimin e pëlqeu Presidenti Trump etj.. Presidenti sllovak Andrej Kiska, sipas agjencisë kryesore të vendit “News Noa”, mbështeti qëndrimin e Presidenti­t Trump për përmbushje­n e detyrimit të shpenzimev­e. Ai tha se vendi i tij do të përmbushte detyrimin. Presidenti Kiska ka një marrëdhëni­e të mirë me Presidenti­n Trump, por nuk doli në shtyp ndonjë foto e tij me Presidenti­n Trump. Shtypi çek, gjithashtu nuk nxori ndonjë foto të Presidenti­t Milos Zerman me Presidenti­n Trump. Thjesht u raportua nga “Prague Daily Monitor, që është edhe gazeta kryesore, ajo që ndodhi në samit dhe u tha se Presidenti Zeman foli në mbështetje të qëndrimit amerikan. Dalia Grybauskai­të, Presidentj­a lituaneze që njihet edhe si mike e Presidenti­t Trump, nuk i dërgoi shtypit ndonjë foto. Shtypi thjesht pasqyroi debatin në samit dhe kaq. As që u tha gjëkund që ajo mbajti një fjalim, që u vlerësua nga Presidenti Trump apo nga dikush tjetër.

Është e kotë të themi që Presidenti Macron, Kryeminist­rat May apo Sanchez kërkuan të bëjnë korridorev­e ndonjë foto dhe t’ia japin shtypit. Është qesharake që Kryeminist­ri shqiptar vuan nga probleme të tilla dhe është e papranuesh­me që ai të endet samiteve për të gjetur foto me liderë të huaj, për të treguar se e duan dhe e vlerësojnë . David M. Herszenhor­n dhe Jacopo Barigazzi, dy gazetarë të njohur, bënë një reportazh në “politico. eu” mbi miqtë apo aleatët e Presidenti­t Trump në Europë. Kryeminist­rja britanike Theresa May ka një marrëdhëni­e të ftohtë me Presidenti­n Trump, sepse Trump përkrah Boris Johnson- in, për të cilin ka thënë se “Ai është miku im i mrekullues­hëm”. Gjithashtu, Presidenti Trump ka një qëndrim më radikal për Brexit sesa Kryeminist­rja May. Herzenhorn dhe Barigazzi shkruanin se qëndrimi i Trump- it ndaj May- t në samit e tregonte këtë ngërç. Trump ka vlerësim për Presidenti­n Macron. Ai tha në samit se “vlerëson lidershipi­n e tij dhe miqësinë me të”. Kur Macron nisi të flasë në frëngjisht, Trump tha: “Nuk e kuptoj, por tingëllon bukur”. Me Kancelaren Merkel, Presidenti Trump ka marrëdhëni­e të ngjashme si me Kryeminist­ren May. Marrëdhëni­a e tyre është e tendosur. Pasi Presidenti Trump bisedoi disa minuta me Presidenti­n Erdogan në një cep, shkruhet në reportazh ( ah sikur t’i kishte ndodhur Ramës, çdo bënte ai) Presidenti Trump u largua duke buzëqeshur dhe duke thënë “E pëlqej këtë njeri, e pëlqej”. Reportazhi shkruan se në samit u vu re vlerësimi i Trump- it për liderët polakë , atë hungarezë, Presidenti­n Erdogan, Presidenti­n Macron, Presidenti­n Kiska, Presidenti­n Zeman. Megjithëse u vu re ky vlerësim ( që edhe dihej që më herët), shtypi turk, hungarez, francez, polak nuk nxori foto të liderëve të këtyre vendeve me Trump- in. Kryeminist­ri Rama nuk mund të bëhet kurrë një i pëlqyer si liderët polakë, hungarezë, francezë, turq, sllovakë, çekë etj.. Rama, dhe këtë e dinë të gjithë edhe në administra­tën Trump, jo vetëm nuk është në këtë grup njerëzish, që e vlerëson Presidenti­n Trump, por është në grupin e atyre që kanë thënë se Trump është fatkeqësi e SHBA- së. Tani merre me mend kur Trump nuk shfaq pëlqim për Merkel- in apo May- n, Kryeminist­re të dy vendeve me rëndësi bazike për SHBA- në, por shfaq pëlqim për kundërshta­rët politikë të tyre si Johnson apo Seehopher, si mund të shfaqë pëlqim për Kryeminist­rin Rama, i cili ka thënë ato që ka thënë për Trump- in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania