Panorama (Albania)

“Dy mijë euro për prokuroren”, burg avokatit dhe policit

Efektivi Haki Dyli dhe Denis Qama hiqeshin si ndërmjetës­ues

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Dyshohej se merrnin 2 mijë euro nga qytetarët, duke iu dhënë garanci për ndërhyrje te gjyqtarë dhe prokurorë, lihen në burg polici i Gjykatës së Durrësit Haki Dyli dhe avokati Denis Qama.

Të dy u arrestuan katër ditë më parë pas një hetimi disamujor, ndërsa u akuzuan për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e sigurisë në ngarkim të policit dhe avokatit nga Tirana u zhvillua me dyer të mbyllura, ku prokurori Afrim Shehu, pasi lexoi relacionin, kërkoi si masë shtrëngues­e për të arrestuari­t atë të “Arrestit me burg”. Dy të akuzuarit, pavarësish­t faktit se janë mbajtur në përgjim nga Prokuroria, mësohet se e kanë mohuar akuzën. Avokatët e tyre kërkuan një masë shtrëngues­e më të lehtë deri në fund të hetimeve. Në fund, gjyqtari Petraq Curri pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke vendosur “Arrest me burg” për Haki Dylin dhe Denis Qama. Ndërkohë, gjyqtari Curri mori në administri­m dosjen me provat materiale, ku më kryesoret janë përgjimet ndaj dy të arrestuarv­e. Efektivi i policisë Haki Dyli dhe avokati Denis Qama u mbajtën nën përgjim, pasi u kallëzuan nga kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, si të dyshuar se u merrnin qytetarëve të ndryshëm që kishin procese të hapura gjyqësore, shuma parash. Këto para, ata i merrnin me premtimin se do ndikonin te gjyqtarët dhe prokurorët për ta mbyllur çështjen në favor të tyre.

Pas një hetimi me metoda speciale, u dokumentua me prova ligjore veprimtari­a e kundraligj­shme dhe arrestimi u krye nga SHÇBA- ja në Ti- ranë. “Të dy këta shtetas, dyshohet në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma antiligjor­e. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime mone- tare, që varionin deri në 2.000 euro. Kallëzimi u krye nisur nga dyshimet se punonjësi i policisë Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, pa dijeninë e këtyre të fundit, duke u premtuar dhe mashtruar qytetarët mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore. Para qytetarëve që kishin çështje të hapura gjyqësore, punonjësi i policisë hiqej si ndërmjetës­ues mes qytetarëve dhe prokurorëv­e e gjyqtarëve”, bëjnë të ditur burime nga Policia. Ndërkaq, deri në përfundim të hetimeve, ata tashmë do të qëndrojnë në burg.

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania