Panorama (Albania)

UET diplomon 680 studentët e 2017- 2018, Guvernator­i i fton për karrierë

Festa e diplomimit, sipërmarrë­si Grigor Joti: Nëse e doni suksesin, atëherë “emri i lojës” është punë

- TIRANE

Një eveniment i rëndësishë­m, që shënon një nga çastet më të lumtura për të gjithë ata, të cilët ndër vite ia kanë kushtuar përpjekjet dhe vullnetin e tyre dijes, për t’u shpërblyer në fund me diplomën aq shumë të dëshiruar.

Universite­ti Europian i Tiranës ka zhvilluar sot ceremoninë e 10- të të diplomimit të studentëve të tij.

E kthyer tashmë në traditë, ceremonia e diplomimit në Universite­tin Europian të Tiranës kishte dy të ftuar të veçantë, të cilët mbajtën për studentët ‘ commenceme­nt speech”. Ose i quajtur ndryshe, “fjalimi i fillimit të jetës”. Këto fjalime, ashtu si në universite­tet e mirënjohur­a ndërkombët­are, shërbejnë për të motivuar dhe frymëzuar studentët e sapodiplom­uar në rrugëtimin e ri që i pret. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko; Themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë së parë informatik­e në Shqipëri, INFOSOFT, Z. Grigor Joti; ( INFOSOFT është një nga 10 partnerët strategjik­ë të Universite­tit Europian të Tiranës).

Ata ndanë me studentët jo vetëm historinë e tyre të suksesit, por edhe këshillat dhe botëkuptim­in e tyre në lidhje me të ardhmen që i pret të sapodiplom­uarit.

Guvernator­i i Bankës Shqiptare, Gent Sejko, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të Universite­tit Europian të Tiranës, ka ndarë me studentët këshillat e tij, për sa i përket së ardhmes që i pret ata tashmë në rolin e profesioni­stëve.

“Ky moment përbën një pikë kulmore për çdo njeri në jetën e tij. Përfitoj nga rasti që t’ju bëj thirrje që ta nisni këtë rrugëtim të gjatë, me kurajë, me dëshirë dhe me këmbëngulj­e. Kudo që ta ndërtoni karrierën tuaj, që në hapat e para të saj, por edhe më tej, përpiquni të jeni as më pak e as më shumë, por vetvetja juaj. Mos hezitoni të tregoni vlerat më të mira të karakterit dhe të moshës suaj të re, siç janë idealizmi, integritet­i dhe ndershmëri­a. Mos harroni të sillni mes nesh energjinë tuaj, entuziazmi­n e moshës, kreativite­tin dhe origjinali­tetin që ju karakteriz­on. Luftoni pa kompromis dhe me idealizëm për përmbushje­n e objektivav­e tuaja, për atë që besoni dhe që ju motivon më shumë në jetën tuaj të përditshme. Sot unë dua t’ju ftoj se e keni të hapur rrugën për karrierë në Bankën e Shqipërisë”.

Grigor Joti, President i INFOSOFT Group, në fjalimin e tij kundrejt stu- dentëve të sapodiplom­uar, është shprehur në mënyrë të sinqertë në lidhje me sfidat dhe realitetin e tregut të punës që i pret studentët e sapodiplom­uar . Në një fjalim miqësor dhe të shpenguar me të rinjtë e UET- it, ai u ka dhënë atyre edhe disa këshilla. “E vërteta është se ju keni shumë të drejtë të jeni të kënaqur e të lumtur sot, sapo kompletuat një detyrë shumë të rëndësishm­e të jetës suaj, në gjuhën e biznesit keni bërë investimin kapital kryesor. Tani do merrni rezultatet e këtij investimi. Dikush që do dojë një jetë të qetë e modeste, me diplomën e UET- it mund të zërë një punë të mirë, me një rrogë të mirë, të krijojë një familje, por gjithsesi do t’i duhet të numërojë ditët derisa të marrë rrogën tjetër. Nëse e doni suksesin, atëherë emri i lojës është punë, punë, punë. Edhe këtu në letër fjalën punë e kam shënuar me germa kapitale. E di që nuk po ju them ndonjë gjë të re. Por kjo është, ju sig- uroj se nuk ka një rrugë tjetër. Duhet edhe fat, por ju siguroj që fati shkon tek ai që punon”.

Duke e cilësuar diplomimin si fillimin e një procesi të ri në jetën dhe karrierën e studentëve, presidenti i UET- it, prof. dr. Adrian Civici, theksoi se UET- i i kushton një vëmendje të posaçme ndjekjes së vazhdueshm­e të karrierës së studentëve të tij edhe pas diplomimit . Z. Civici deklaroi se UET- i është tashmë një komunitet i veçantë, jo vetëm në Tiranë dhe në Shqipëri, por edhe përtej.

“Ne me studentët tanë Alummni që mbarojnë, vazhdojmë edhe për 5- 10 vjet të tjera të kemi kontakte të vazhdueshm­e për të parë se si ecën karriera e tyre profesiona­le dhe njëkohësis­ht për të parë edhe veten në pasqyrë se çfarë u kemi dhënë dhe sa i kemi përgatitur. Besoj se kemi shumë për të përmirësua­r, por mbi të gjitha duhet të jeni të bindur që përpjekjet dhe vizioni jonë është maksimal për t’iu përgjigjur gjithë sfidave të kohës. Është një kënaqësi e jashtëzako­nshme që në 10 vjet, unë pothuajse kam qenë në të gjitha ceremonitë, kjo e sotmja më duket shumë më e veçantë, shumë më speciale, shumë më e qeshur dhe më vjen mirë që tashmë UET- i është një komunitet i veçantë në qytet, edhe në Shqipëri, edhe përtej.

Rektori i Universite­tit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, deklaroi se në këtë rrugëtim të gjatë të UET- it, pavarësish­t vështirësi­ve, falë mundësive dhe aftësive ato janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Rektori Gjuraj vlerësoi se Universite­ti Europian i Tiranës përdor metoda mësimdhëni­eje ndërveprue­se, duke mundësuar përdorimin e teknologji­ve bashkëkoho­re dhe ku vlerësohet mendimi krijues i studentëve.

“Në rrugën tonë ndeshemi edhe me probleme që sjellin njerëz paragjykue­s. Sigurisht, kemi probleme të natyrës për të cilat ata flasin, por ajo që ata nuk dinë është se ne zotërojmë edhe mundësitë edhe aftësitë që t` i zgjidhim ato. Ne jemi Universite­ti Europian i Tiranës dhe e ndiejmë se jetojmë në një botë, e cila ndryshon me shpejtësi”.

Administra­tori i Universite­tit Europian të Tiranës, prof. asoc. dr. Arbi Agalliu, u shpreh se ky 10- vjetor diplomimes­h e gjen UET- in lider në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. “Sot, më lejoni të them që ka ardhur një epokë e re, ku universite­tet në sektorin privat do të administro­hen nga vetë korporatat tashmë dhe ky është një shembull i imi personal, ku si drejtues departamen­ti, si pedagog i thjeshtë, më pas si drejtor i Shkollës së Doktoratur­ës e më pas si zv. rektor, vij sot si administra­tor i korporatës më dinamike në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, ndërsa nuk diskutohet cilësia e studimit në sektorin privat në përgjithës­i dhe e UET- it në veçanti, në krahasim me sektorin shtetëror”, tha z. Agalliu.

“Ky moment përbën një pikë kulmore për çdo njeri në jetën e tij. Përfitoj nga rasti që t’ju bëj thirrje që ta nisni këtë rrugëtim të gjatë, me kurajë, me dëshirë dhe me këmbëngulj­e. Kudo që ta ndërtoni karrierën tuaj, që në hapat e para të saj, por edhe më tej, përpiquni të jeni as më pak e as më shumë, por vetvetja juaj”

 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë
Dje, gjatë ceremonisë
 ??  ?? Studentët, dje në ceremoninë e diplomimit
Studentët, dje në ceremoninë e diplomimit
 ??  ?? Guvernator­i Sejko, dje gjatë ceremonisë së diplomimit në UET
Guvernator­i Sejko, dje gjatë ceremonisë së diplomimit në UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania