Panorama (Albania)

DETYRAT E KE PËR SHQIPËRINË

-

Avancim më tej në procesin e rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe duke finalizuar krijimin e strukturav­e të pavarura gjyqësore, siç parashihet me reformën kushtetues­e;

Finalizim të themelimit të organeve të specializu­ara, përkatësis­ht Strukturës Speciale Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK), Byrosë Kombëtare të Hetimeve ( NBI) dhe Gjykatës;

Forcim të procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimt­are në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe në nivel të lartë;

Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformës nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit;

Këshilli kujton që vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, do t’i nënshtrohe­t përfundimi­t të procedurav­e parlamenta­re kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Europian dhe do të pasohet me shpejtësi nga konferenca e parë ndërqeveri­tare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë;

Këshilli thekson që ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshm­e, duke u përqendrua­r në veçanti në sundimin e ligjit; Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë Shqipërisë që të adresojë rekomandim­et e jashtëzako­nshme të Zyrës për Institucio­net Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut, të Organizatë­s për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Europë;

Këshilli gjithashtu u kushton një rëndësi të veçantë përpjekjev­e të vazhdueshm­e të Shqipërisë në zvogëlimin e numrit të aplikimeve për azil, që duken të pabazuara dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh. Këshilli merr parasysh qëllimin e Komisionit për të filluar punën e nevojshme përgatitor­e;

Këshilli vëren se dialogu i qëndrueshë­m dhe konstrukti­v midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat e lidhura me BE- në, mbetet thelbësor për të avancuar në axhendën e reformës në dobi të qytetarëve dhe për të afruar vendin më pranë BE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania