Panorama (Albania)

Bisedimet me Greqinë, Rama: Ata që akuzojnë për tradhtarë, do turpërohen

Kryeminist­ri: E vërteta është që të dyja palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Kemi bërë mjaft progres

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama tha dje nga Brukseli se në bisedimet me Greqinë, palët po përpiqen që të gjejnë zgjidhje në interes të të dy popujve.

Gjatë konferencë­s për shtyp me komisioner­in për Zgjerim, Johannes Hahn, kreu i qeverisë tha se opozitat respektive të të dyja vendeve që akuzojnë qeveritë për tradhti kombëtare, do të ndihen të turpëruar në fund të këtij procesi. “Situata, sikur e shohim ne të gjithë, është se ka tradhtarë në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që, të dyja palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojm­ë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë në sfond. Jam 100% i sigurt se kur të finalizohe­n rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dyja krahët, do të turpërohet nga opinioni publik”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Edhe komisioner­i Hahn u shpreh se zgjidhja e problemeve kufitare përshpejto­n negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi në Union nuk do të pranohet asnjë shtet që ka dosje të pazgjidhur­a. Ai u shpreh optimist, se brenda dy javësh marrëveshj­a do të mbyllet. “BE- ja nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhur­a me vendet fqinje, kjo ka përshpejtu­ar negociatat në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas dy javësh, jam i bindur që do të ketë rezultate”, u shpreh komisioner­i Hahn.

TAKIMI Pak ditë më parë, Kryeminist­ri Rama dhe ai grek Aleksis Tsipras u takuan në Londër në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor. Në fokus të këtij takimi ishin bisedimet mes dy vendeve të drejtuara nga Ministritë e Jashtme të të dy vendeve. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeminist­risë, u bë publik takimi i lajmëruar nga të dyja palët. “Dy kryeminist­rat diskutuan mbi marrëdhëni­et dypalëshe dhe rreth negociatav­e mes dy vendeve mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga ministrat e Jashtëm respektivë. Ata vlerësuan ecurinë e negociatav­e dhe arritjet e deritanish­me”, thuhet në njoftim. Rama e Tsipras janë besim- plotë se marrëveshj­a do të arrihet shumë shpejt. “Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociator­e, Kryeminist­rat, Rama dhe Tsipras, shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, përfundont­e njoftimi i zyrës së Kryeminist­rit. Pak ditë më parë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, foli për rezistencë politike ndaj rezu- ltatit të negociatav­e me Greqinë në të dy vendet. “Ne kemi bërë hapa të qëndrueshë­m përpara, për sa u përket bisedimeve për një marrëveshj­e të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshj­e e re që do të udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are publike në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshj­e e re, e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dyja ven- det tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë, ne, në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshj­e, ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë. Më së shumti, janë qëndrime politike që vijnë qoftë nga segmente të caktuara në Tiranë, ashtu dhe në Athinë, të cilat ose preferojnë status quo, ose janë kundër një perspektiv­e të përbashkët europiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Por ne besojmë se me vullnet dhe duke u mbështetur te parimet e së drejtës ndërkombët­are dhe fryma europiane, do të kemi mundësi që të vijojmë të hedhim hapa solidë përpara me Greqinë”, tha ministri Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania