Panorama (Albania)

Lirimi i Rroshit, PD: Miku i Ramës, Marku si “Prokurorja Private”

-

Partia Demokratik­ë ka reaguar dje pas vendimit Gjykatës për të dënuar vetëm me 60 orë punë të detyruar, ish- kryebashki­akun e Kavajës, Elvis Rroshi. Me anë të një komunikate zyrtare, selia blu ka fajësuar Kryeminist­rin Rama, që sipas tyre ka ndikuar te Prokuroria e Përgjithsh­me për të liruar “mikun e tij”, Elvis Rroshin. Demokratët kanë sulmuar dhe Arta Markun, të cilën e kanë quajtur si “Prokuroren Private Politike” të Edi Ramës. “Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komuniteti­n. Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi. Partia Demokratik­e, që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushte­tues i “Prokurores Private Politike” Arta Marku nga Edi Rama, u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashki­akët e tij të lidhur me krimin e organizuar”, thuhet ne deklaratën e PD- së. Për selinë blu, Elvis Rroshi është dënuar në Itali për veprën penale “përdhunim në grup” dhe ka procedime penale në Gjermani, Zvicër etj.. “Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e Prokuroris­ë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmë­ri shoqërore. Prandaj, i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e çojë në burg. Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge. Vendimi i sotëm i Prokuroris­ë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.. Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do t’i kapë ‘ peshqit e mëdhenj’, por ata do të dalin nga rrjeta dita- ditës. Partia Demokratik­e garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët. Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsion­it dhe krimit të organizuar, dhe ‘ peshqit e mëdhenj’ do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur”, thuhet në reagimin e PD- së.

 ??  ?? Selia e PD
Selia e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania