Panorama (Albania)

“Nga ndërtimi i 6 kullave, Rama do fitojë 205 mln euro”

Vokshi: Fitimi minimal për 1 kullë është 34.2 milionë euro

- TIRANE

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka deklaruar dje se shembja e Teatrit Kombëtar është një projekt i kahershëm i Kryeminist­rit Edi Rama, që sipas saj, do të fitojë minimalish­t 205 milionë euro nga ndërtimi i 6 kullave.

Në një konferencë për shtyp, Vokshi ka deklaruar dje se ekspertët kanë përllogari­tur se vetëm për ndërtimin e një kulle do të fitohet minimalish­t 34.2 milionë euro, por sipas saj, Partia Demokratik­e do të bëhet barrierë për të penguar grabitjen e kësaj prone publike. “Sipas përllogari­tjeve të ekspertëve, fitimi minimal për 1 kullë është 34.2 milionë euro. Fitimi i planifikua­r nga Edi Rama nëpërmjet skemës mafioze të grabitjes së pronës publike, duke shembur Teatrin për të ndërtuar 6 kulla, është të paktën 205 milionë euro. Transparen­ca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulj­e, pavarësish­t tendencës së mediave kryesore në vend për të censuruar opozitën!”, ka thënë Vokshi.

TENTATIVAT Sipas selisë blu, tentativa e Edi Ramës për të shembur godinën e Teatrit nisi që në vitin 1998, por asokohe nuk u lejua nga protesta e artistëve. “Plani mafioz i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar është një plan i hershëm dhe i mirëmendua­r. Historiku që po prezantojm­ë sot, provon se prej 20 vjetësh Edi Rama është armiku kryesor i Teatrit dhe i artistëve. Që kur ka marrë pushtet në vitin 1998, kur u bë ministër Kulture, Teatri Ko- mbëtar dhe denigrimi i artistëve ka qenë në shënjestrë­n e Edi Ramës, i cili ka kryer veprime konkrete për shembjen e tij dhe betonizimi­n e qendrës historike të kryeqyteti­t”, tha dje Vokshi, e cila shtoi më tej se: “Edhe kundërshti­a e tij me Pandeli Majkon për Teatrin është 20- vjeçare, sepse ish- Kryeminist­ri doli në krah të artistëve, të cilët kërkuan rikonstruk­sionin e Teatrit që, në atë kohë, sipas studimit të kryer, kushtonte vetëm 1 milion USD. Me zgjedhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama vendosi ekzekutimi­n përfundimt­ar të planit mafioz për shembjen e Teatrit dhe betonizimi­t të qendrës historike të Tiranës”, tha dje deputetja e PD- së. MILIONE euro, sipas Partisë Demokratik­e, do të jetë fitimi që do të nxjerrë Edi Rama nga ndërtimi i 6 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. Sipas llogarive të PD- së, vlera e fitimit nga ndërtimi i një kulle është 34.2 milionë euro.

 ??  ?? Deputetja e PD, Albana Vokshi
Deputetja e PD, Albana Vokshi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania